21 dhjetor
21 dhjetor-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Gjoni 4 :1-5 :21} {Studim i shpejte:#2 Gjoni 1-13}
“Ai ka lidhur me mua nje beselidhje te perjetshme.” {#2 Samueli 23 :5}
Kjo beselidhje eshte hyjnore ne origjinat e saj. « Ai ka lidhur me mua nje beselidhje te perjetshme. »O,ajo fjale e madhe,Ai !Ndalu,shpirti im.Perendia,Ati i perjetshem,ka vene ne fuqi nje beselidhje me ty ;po,ai Zot qe e solli boten ne qenie me ane te fjales ;Ai,duke u ulur prej madherise se tij,te shtrengon doren dhe lidh nje beselidhje me ty.A nuk eshte nje veper,begenisja e habitshme e te ciles do mund te rrembente zemrat tona perhera nese do mund ta kuptonim ate me te vertete ? « Ai ka lidhur me mua nje beselidhje. »Nuk eshte nje mbret qe ka lidhur beselidhje me mua—kjo do te ishte diçka ;por Princi i mbreterve te tokes,Shadai,Zoti i plotmjaftueshem,I Perjetshmi i koherave,Elohimi i perjetshem, « Ai ka lidhur me mua nje beselidhje te perjetshem. »Por ve re,eshte e veçante ne zbatimin e saj. « Ai ka lidhur me Mua nje beselidhje te perjetshme. »Ketu qendron embelsia e saj per çdo besimtar.Nuk ka vlere per mua nese Ai ka bere paqe me boten ;dua te di nese Ai ka bere paqe me mua !Eshte gje e vogel qe Ai ka lidhur nje beselidhje,dua te di nese Ai ka lidhur nje beselidhje me mua.E bekuar eshte siguria se Ai ka lidhur nje beselidhje me mua !Nese Zoti Fryma e Shenjte me jep kete siguri,atehere shpetimi i tij eshte imi,zemra e tij eshte imja,Ai vete eshte imi—Ai eshte Zoti im.
Kjo beselidhje eshte e perjetshme ne zgjatjen e saj.Nje beselidhje e perjetshme do te thote nje beselidhje qe nuk ka fillim,dhe e cila nuk do te mbaroje kurre,kurre.Sa gje e embel midis te gjitha pasigurive te jetes te njohesh se « themeli i Zotit qendron i sigurte, »dhe te kesh vete premtimin e Zotit, « Nuk do ta shkel beselidhjen time dhe as nuk do te ndryshoj fjalen qe ka dale prej buzeve te mia. »Po ashtu si Davidi duke vdekur,do te kendoj per kete,edhe pse shtepia ime nuk eshte me Zotin ashtu si zemra ime do deshironte.
21 dhjetor-mbremje
« Pastaj te vura te veshesh rroba te qendisura,te vura sandale prej lekure baldoseje,te rrethova koken me li te holle dhe te mbulova me mendafsh. » {#Ezekieli 16 :10}
Shiko se me çfare zemergjeresie te pakrahasueshme Zoti furnizon per veshjen e popullit te tij.Ato jane te veshur ne menyre te tille sa aftesia hyjnore bie ne sy tek prodhon nje veshje te qendisur te pashoqe,ne te cilen çdo atribut ka pjesen e saj dhe çdo bukuri hyjnore vihet ne pah.Nuk ka art te krahasueshem me artin e shfaqur ne shpetimin tone,nuk ka veper te tille te mençur sa ajo e vene re ne drejtesine e te shenjteve.Justifikimi ka perdorur penda erudite ne te gjitha koherat e Kishes,dhe do te jete teme admirimi ne perjetesi.Zoti me te vertete « e ka vene ne jete ne menyre kureshtare. »Me gjithe kete perpunim ka nje perzierje zgjatje dhe dobishmerie,e krahasueshme me veshjen tone me sandale prej lekure baldoseje.Kafsha per te cilen behet fjale ketu eshte e panjohur,por lekura e saj mbulonte tabernakullin dhe formonte nje prej lekurave me te forta dhe me te mira.Drejtesia qe eshte prej Zotit me ane besimit zgjat perhera dhe ai qe eshte i veshur me kete pergatitje hyjnore do te shkele shkretetiren me siguri,dhe mund edhe ta vendose kemben e tij mbi luanin dhe neperken.Pastertia dhe dinjiteti i veshjes sone e shenjte nxirren ne pah ne lirin e holle.Kur Zoti shenjteron popullin e tij,ato jane te veshur si priferinj ne te bardhe te paster ;edhe bora nuk ia kalon ;ato jane ne syte e njerezve dhe te engjejve te hirshem per tu pare,dhe madje edhe ne syte e Zotit ato jane pa njolle.Nderkohe petku mbreteror eshte delikat dhe i pasur si mendafshi.Anje shpenzim,asnje bukuri,asnje gjelle e perzgjedhur nuk kursehet.
Cfare atehere ?A nuk ka ndonje rrjedhim prej kesaj ?Me siguri ka mirenjohje per tu ndjere dhe gezim per tu shprehur.Eja,zemra ime,mos e kundershto alelujen tende te mbremjes!Akordo fyejt !Prek kordat !
Je i veshur habitshem shpirti im
Prej Treshes se Shenjte te Madhe !
Ne harmonine me te embel ne lavderim
U bashkofshin te gjitha fuqite e tua.