2 janar
2 janar-mengjes {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 4 :1-6 :22} {Studim i shpejte :#Zanafilla 3 :1-5 :32}
« Perkushtoheni lutjes. » {#Kolosianet 4 :2}
Eshte interesante te vesh re se sa e madhe eshte pjesa e Shkrimit te Shenjte e zene prej temes se lutjes,qofte duke dhene shembuj,duke zbatuar parime,ose duke shprehur premtime.Ne sapo hapim Biblen dhe lexojme, « Atehere filluan te kerkojne emrin e Zotit ; »dhe sapo behemi gati te mbyllim librin, « Amen-i » i nje pergjerimi te zellshem tingellon ne veshin tone.Shembujt jane te shumte.Ketu ne gjejme nje Jakob perleshes—atje nje Daniel qe lutet tre here ne dite—dhe nje David i cili me gjithe zemren e tij i therret Zotit.Mbi mal ne shikojme Elian ;ne biruce Palin me Silasin.Kemi shumice urdheresash dhe miriada premtimesh.Cfare na meson kjo ne,perveçse rendesine e shenjte dhe nevojshmerine e lutjes ?Le te jemi te sigurte se çfaredo qe Zoti ka bere te spikatur ne Fjalen e tij,ka pasur per qellim te jete e dukshme ne jeten tone.Nese Ai flet shume per lutjen,eshte sepse e di se ne kemi shume nevoje per te.Kaq te thella jane nevojat tona,sa derisa te jemi ne qiell ne nuk duhet te pushojme se luturi.Nuk do asgje ?Atehere,kam frike se ti nuk e njeh varferine tende.A nuk ke hir valle per ti kerkuar Zotit ?Atehere,meshira e Zotit te tregofte mjerimin tend !Nje shpirt pa lutje eshte nje shpirt pa Krisht.Lutja eshte thuthuqesia e femijes besimtar,goditja e besimtarit luftetar,rekujemi i te shenjtit ne te vdekur duke rene ne gjume ne Jezusin.Eshte frymemarrja,kryefjala,ngushellimi,forca,nderi i nje Te Krishteri.Nese je nje femije i Zotit,do te kerkosh fytyren e Atit tend,dhe do te jetosh ne dashurine e Atit tend.Lutu qe kete vit te jesh i shenjte,i perulur,i zellshem,dhe i durueshem ;te kesh shoqerim me te ngushte me Krishtin dhe te hysh me shpesh ne vendgostine e dashurise se tij.Lutu qe te mund te jesh nje shembull dhe nje bekim per te tjeret,dhe qe te mund jetosh me teper per lavdine e Mjeshtrit tend.Parulla e ketij viti duhet te jete, « Perkushtohu lutjes. »
2 janar-mbremje
« Le te marrin forca te reja popujt. » {#Isaia 41 :1}
Cdo gje mbi toke ka nevoje te riperterihet.Asgje e krijuar nuk vazhdon vetevetiu. « Ti riperterin faqen e dheut »ishte thenia e Psalmistit.Edhe pemet,qe nuk i bejne kujdes vetes dhe po ashtu nuk punojne,duhet te pijne prej shiut te qiellit dhe te thithin prej thesareve te fshehura te tokes.Kedrat e Libanit,qe Zoti ka mbjellur,jetojne dite per dite sepse jane plot me limfe te fresket e terhequr prej tokes.Po ashtu edhe jeta e njeriut nuk mund te mbahet gjalle pa riperteritjen e Zotit.Ashtu siç eshte e nevojshme te ndreqesh shkaperderdhjen e trupit me vakte te shpeshta po ashtu ne duhet te ndreqim shkaperderdhjen e shpirtit duke u ushqyer me Librin e Zotit,ose duke degjuar Fjalen e predikuar,ose me ane te tryezes shpirtmajmese te urdheresave.Sa te ndrydhura jane hiret tona kur mjetet jane te lena pas dore !Sa te uritur te gjore qe jane disa te shenjte qe jetojne pa perdorimin e zellshem te Fjales se Zotit dhe lutjes se fshehte !Nese pershpirtshmeria jone mund te jetoje pa Zotin atehere nuk eshte prej krijimit hyjnor ;nuk eshte veçse nje enderr ;sepse po ta kishte lindur Zoti,do te priste per Te ashtu si lulet presin vesen.Pa riperteritje te vazhdueshme ne nuk jemi gati per sulmet e vazhdueshme te ferrit,ose zemerdhembjet e ashpra te qiellit,ose edhe per lufterat perbrenda.Kur stuhia do te leshohet,mjere pema qe nuk ka thithur limfe te fresket dhe qe nuk ka mberthyer shkembin me shume rrenje te nderthurura.Kur tufani ngrihet,mjere marinareve qe nuk kane forcuar direkun,nuk kane hedhur spirancen,as nuk kane kerkuar limanin.Nese e lejojme te miren te dobesohet,i ligu me siguri do te mbledhe forca dhe do te luftoje deshperimisht per te na zoteruar ;dhe keshtu qe,ndoshta,nje deshperim i dhimbshem,dhe nje çhirosje e vajtueshme mund te vije pas.Le te afrohemi afer stolit te meshires hyjnore ne lutje te perlurur,dhe do te perjetojme permbushjen e premtimit, « Ato qe shpresojne te Zoti fitojne forca te reja. »