3 janar
3 janar-mengjes {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 7 :1-9 :29} {Studim i shpejte :#Zanafilla 6 :1-9 :29}
« Dhe do te bej aleancen e popullit. » {#Isaia 49 :8}
Vete Jezu Krishti eshte permbledhja dhe thelbi i beselidhjes,dhe si nje prej dhurimeve te saj,Ai eshte zoterimi i çdo besimtari.Besimtar,a mund te vleresosh valle se çfare ke marre ne Krisht ? « Ne Te banon truperisht e gjithe plotesia e Hyjnise. »Merr ne konsiderate ate fjale « Zot » dhe pafundesine e saj,dhe pastaj persiat mbi « njeriun e perkryer » dhe mbi gjithe bukurine e tij ;sepse gjithçka qe Krishti,si Zot dhe njeri,pati ose mund te kete,eshte e jotja—e kaluar te ty prej favorit te tij falas e te paster per te qene zoterimi yt perjeta.Jezusi yne i bekuar,si Zot,eshte gjithedites,i gjithepranishem,i plotfuqishem.A nuk do te ngushelloje valle te dish se te gjitha keto atribute te lavdishme dhe te medha jane gjithashtu tuat ?A ka Ai fuqi ?Ajo fuqi eshte e jotja per te te mbeshtetur dhe per te te forcuar per te mposhtur armiqte e tu, dhe per te te ruajtur deri ne fund.A ka Ai dashuri ?Mire pra,nuk ka as edhe nje pike dashurie ne zemren e tij qe nuk eshte e jotja ;ti mund te zhytesh ne oqeanin e tejmadh te dashurise se tij,dhe mund te thuash ne lidhje me te te gjithe, « Eshte imi. »A ka Ai drejtesi ?Mund te duket nje atribut i ashper,por edhe ajo eshte e jotja,sepse me ane te drejtesise se Tij Ai do te kujdeset qe gjithçka qe te eshte premtuar ne beselidhjen e hirit do te te sigurohet me siguri.Dhe gjithçka qe ai ka si nje njeri i perkryer eshte e juaja gjithashtu.Si nje njeri i perkryer endja e Atit ishte mbi te.Ai u pranua prej Shumetelartit.O besimtar,pranimi i Krishtit prej Zotit eshte pranimi yt ;sepse a nuk e di valle se dashurine qe Ai vendosi ne nje Krisht te perkryer e vendos tani mbi ty ?Sepse gjithçka qe Krishti beri eshte e jotja.Ate drejtesi te perkryer qe Jezusi kreu,ndersa gjate jetes se tij te panjolle Ai respektoi ligjin dhe e beri ate te nderuar,eshte e jotja,dhe te eshte e ngarkuar.Krishti eshte ne beselidhjen.
Zoti im,jam i yti—çfare ngushellimi hyjnor !
Cfare bekimi te njohesh se Shpetimtari eshte i imi!
Ne Qengjin qiellor jam tri here i lumtur,
Dhe zemra ime vallezon tek degjon emrin e Tij.
3 janar-mbremje
“Zeri i atij qe therret ne shkretetire:”Pergatisni udhen e Zotit,te drejta bejini shtigjet e Tij.” {#Lluka 3:4}
Zeri qe therriste ne shkretetire kerkoi nje udhe per Zotin,nje udhe te pergatitur,nje udhe te pergatitur ne shkretetire.Do te jem i kujdesshem kundrejt urdhershpalljes se Zotit dhe do ti hap Atij nje udhe ne zemren time,e çare prej nderhyrjeve te hirshme,permes shkretetires se natyres sime.Kater drejtimet ne tekst duhet te kene vemendjen time me te perkujdeshme.
Cdo lugine duhet te ekzaltohet.Duhet hequr dore prej mendimeve te uleta dhe te poshtra kundrejt Zotit;dyshimi dhe deshperimi duhet te hiqen;dhe egoizmi dhe kenaqesite misherore duhet te braktisen.Permes ketyre luginave te thella nje rruge e lavdishem hiri duhet te ngrihet.
Cdo mal e koder duhet te ulet poshte.Vetemjaftueshmeria krenare,dhe vetedrejtesia arrogante duhet te sheshohen per te hapur nje udhe te gjere per Mbretin e mbreterve.Shoqerimi hyjnor nuk i jipet kurre mekatareve mendjengrehur dhe kryelarte.Zoti respekton te perulurin dhe viziton te pikelluarin ne zemer,por kryelartet jane nje neveri per Te.Shpirti im,pergjero Frymen e Shenjte te te vendosi drejt ne lidhje me kete gje.
I kerrusuri do te drejtohet.Zemra luhatese duhet te kete nje shteg te drejte vendimi per Zotin dhe shenjterie e caktuar per te.Njerezit me dy mendje i jane te huaj Zotit te se vertetes.Shpirti im,ki kujdes qe te jesh ne te gjitha gjerat i ndershem dhe i vertete,si nen veshtrimin e Zotit zemerhulumtues.
Vendet e ashpra do te lemohen.Cungjet penguese te mekatit duhet te hiqen tutje,dhe gjembat dhe shqopat e rebelimit duhet te çrrenjosen.Nje vizitor kaq i madherishem nuk duhet te gjeje rruge me balte dhe vende me gure kur vjen te nderoje te favorizuarit e Tij me shoqerine e tij.O qe kete mbremje Zoti te mund te gjeje ne zemren time nje udhe e bere gati prej hirit te tij,qe te mund te ece perpara me triumf deri ne kufijt me te larget te shpirtit tim,prej fillimit te vitit deri ne fund te tij.