4 janar

Publié le par alban

4 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 10 :1-12 :20}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 10 :1-11 :32}

 

« Por rrituni ne hirin dhe njohjen e Zotit tone dhe Shpetimtarit Jezus Krisht. » {#2Pjetri 3 :18}

 

« Rrituni ne hirin »--jo vetem ne nje hir por ne gjithe hirin.Rritu ne ate rrenje-hir,besimi.Beso premtimet me fort se sa ke bere deri tani.Besimi le te rritet ne plotesi,qendrueshmeri,thjeshtesi.Rritu gjithashtu ne dashuri.Lutu qe dashuria jote te mund te behet me e gjere,me e forte,me praktike,duke ndikuar çdo mendim,fjale dhe veper.Po ashtu rritu ne perulesi.Kerko qe te ulesh me poshte dhe te njohesh me teper ne lidhje me hiçin tend.Teksa rritesh poshte ne perulje,kerko gjithashtu te rritesh lart—duke pasur afrime me te ngushta me Zotin ne lutje dhe me teper shoqerim te ngushte me Jezusin.Zoti Fryma e Shenjte te mundesofte te « rritesh ne njohurine e Zotit dhe Shpetimtarit tone. »Ai qe nuk rritet ne njohurine e Jezusit kundershton te bekohet.Te njohesh Ate eshte « jete e perjetshme »,dhe te perparosh ne njohurine e tij eshte te rritesh lumturine.Ai qe nuk deshiron me zjarr te njohe me shume ne lidhje me Krishtin,nuk di asgje per Te akoma.Kushdo qe ka pire prej veres se tij do te kete me shume etje,sepse edhe pse Krishti kenaq me te vertete,prapeseprape eshte nje kenaqesi e tille,sa oreksi nuk eshte i ngopur,por i hapur.Nese e njeh dashurine e Jezusit—ashtu si drenusha digjet per ujerat e perroit,po ashtu do gulçosh per gllenjka me te thella te dashurise se tij.Nese nuk deshiron ta njohesh me mire Ate,atehere nuk e do,sepse dashuria gjithmone therret, « Me afer,me afer. »Mungesa e Krishtit eshte ferr,por prania e tij eshte parajse.Mos qendro pra i kenaqur pa nje njohje me te thelle me Krishtin.Kerko te njohesh me shume per Te ne natyren e tij hyjnore,ne jeten e tij njerezore,ne vepren e tij te perfunduar,ne vdekjen e tij,ne ringjalljen e tij,ne nderhyrjen e tij te lavdishme te tashme,dhe ne kthimin e tij mbreteror te ardhshem.Qendro fort te Kryqi dhe hulumto misterin e plageve te tij.Nje rritje e dashurise kundrejt Jezusit dhe nje kuptim me i perkryer i dashurise se tij kundrejt nesh eshte nje  prej testeve me te mire te rritjes ne hir.

 

 

4 janar-mbremje

 

« Keshtu Jozefi njohu vellezerit e tij,por ata nuk e njohen ate.  {#Gjeneza 42 :8}

 

Kete mengjes deshirat tona u shprehen per rritje ne njohjen tone me Zotin Jezus ;do te ishte mire kete mengjes te merrje ne konsiderate nje teme te ngjashme,qe eshte,njohja jone prej Jozefit tone qiellor.Kjo ishte teper e perkryer shume me perpara se te kishim njohurine edhe me te vogel ne lidhje me Te. «Syte e tij pane masen pa trajte te trupit tone,dhe ne librin e Tij ishin shkruar ditet qe ishin caktuar per ne,megjithese asnje prej tyre nuk ekzistonte ende. »Perpara se te kishim nje qenie ne bote patem nje qenie ne zemren e tij.Kur ne ishim armiq kundrejt Tij,Ai na njohu,mjerimin tone,çmendurine tone,dhe ligesine tone.Kur derdhem lot me hidherim ne pendim deshperues,dhe e pame Ate vetem si nje gjykates dhe nje sundimtar,Ai na pa si vellezer te shumedashur dhe zemra e tij digjej me zjarr per ne.Ai kurre nuk i humbi te zgjedhurit e tij por gjithmone i veshtroi si objektet e zemerdashurise se tij te pafundme. « Zoti i njeh ata qe i perkasin, » eshte po aq e vertete per plengprishesin qe po ushqen derrat sa per femijet qe ulen ne tryeze.

 

Por,sa keq !ne nuk e njihnim Vellain tone mbreteror,dhe prej kesaj padije u rrit nje ushtri mekatesh.Ne nuk ia dhame zemren tone Atij dhe nuk e lejuam te kishte hyrje ne dashurine tone.Ne e keqbesuam Ate,dhe nuk i zume bese fjaleve te tij.Ne u rebeluam kundra tij,dhe nuk e nderuam.Dielli i Drejtesise shkelqeu,dhe nuk mund ta shikonim dot.Qielli erdhi poshte ne toke,dhe toka nuk e dalloi dot.Lavdi Zotit,ato dite kane mbaruar per ne ;prapeseprape edhe tani eshte pak ajo qe dime per Jezusin ne krahasim me ate qe Ai di per ne.Ne kemi filluar te mesojme per Te,por Ai na njeh plotesisht.Eshte nje rrethane e bekuar qe padija nuk eshte ne anen e tij,sepse nese ashtu atehere do te ishte nje rast i pashprese per ne.Ai nuk do te na thote ne, « Nuk ju kam njohur kurre, »por Ai do te rrefeje emrat tone ne diten e shfaqjes se tij dhe nderkohe do te na shfaqe Veten ashtu si nuk e ben kundrejt botes.

Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article