7 janar
7 janar-mengjes {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 19:1-21:34} {Studim i shpejte:#Zanafilla 18:1-19:38}
“Sepse per mua te jetosh eshte Krishti.” {#Filipianet 1:21}
Besimtari nuk jetoi perhera per Krishtin.Ai filloi te beje ashtu kur Zoti Fryma e Shenjte e bindi per mekat,dhe kur prej hirit ai u soll te shikoje Shpetimtarin ne te vdekur duke bere blatimin per fajin.Prej çastit se lindjes qiellore dhe te re njeriu fillon te jetoje per Krishtin.Jezusi eshte per besimtaret ajo perla e madhe e çmueshme,per te cilen ne duam te heqim dore prej gjithçkaje qe kemi.Ai kaq teresisht ka fituar dashurine tone,sa rreh vetem per Te;ne duhet te jetojme per lavdine e tij dhe ne mbrojtjen e ungjillit te tij ne duhet te vdesim;Ai eshte modeli i jetes sone,dhe modeli prej te cilit ne duhet te gdhendim karakterin tone.Fjalet e Palit kane nje domethenie me te madhe se sa shume njerez mendojne;ato nenkuptojne se qellimi dhe fundi i jetes se tij ishte Krishti—jo,vete jeta e tij ishte Jezusi.Sipas fjaleve te nje te shenjti te vjeter,ai hengri dhe piu dhe flejti jeten e perjetshme.Jezusi ishte fryma e tij,shpirti i shpirtit te tij,zemra e zemres se tij,jeta e jetes se tij.A mund te thuash,meqenese je nje I Krishtere pretendues se jeton sipas kesaj?A mund te thuash me ndershmeri se per ty te jetosh eshte Krishti?Punen tende- a po e ben per Krishtin?A nuk po behet per vete-bollek dhe per te mira familjare?A po pyet valle,”A eshte pak kjo?”Per te Krishterin ashtu eshte.Ai shpall se jeton per Krishtin;si mund te jetoje ai per nje tjeter objekt pa kryer tradheti shpirterore?Ka shume nga ata qe e zbatojne kete parim ne nje fare mase;por kush eshte ai qe guxon te thote se ka jetuar teresisht per Krishtin ashtu si apostulli beri?Prapeseprape kjo vetem eshte jeta e vertete e nje te Krishteri,burimi i tij,mbeshtetja e tij,modeli i tij,synimi i tij,te gjitha te permbledhura ne nje fjale—Krishti Jezus.Zot,me prano;ketu paraqes veten duke u lutur per te jetuar vetem ne ty dhe per ty.Le te jem si mezati qe qendron midis parmendes dhe altarit,per te punuar ose per tu flijuar;dhe motoja ime le te jete,”Gati per kedo.”
7 janar-mbremje
“Motra ime,nusja ime.” {#Kantiku i kantikeve 4:12}
Ve re titujt e embel me te cilet Salomoni qiellor me nje dashuri te forte i drejtohet nuses se tij Kishes. « Motra ime,e afert me mua prej lidhjeve te natyres,pjesemarrese e se njejtave ngushellime.Nusja ime,me e aferta dhe me e shtrenjta,e bashkuar me mua prej lidhjeve me te buta te dashurise ;shoqja ime e embel,pjese e Vetes sime.Motra ime,prej Misherimit tim,qe me beri kocka e kockes tende dhe mishi i mishit tend ;nusja ime,prej fejeses qiellore ne te cilen te mora per nuse me ane te drejtesise.Motra ime,qe te kam njohur qe ne fillim,dhe qe e kam ruajtur qe ne femijerine e saj me te hershme ;nusja ime,e marre midis bijave,e perqafuar prej krahesh dashurie,dhe e fejuar me mua perjeta.Shiko sa e vertete eshte se Dhendri yne mbreteror nuk ka turp prej nesh,sepse Ai mbeshtetet me nje kenaqesi te dukshme mbi kete marredhenie dypaleshe.Ne e kemi fjalen « ime » dy here ;sikur Krishti te mbeshtetej me kenaqesi rrembyese ne zoterimin e Kishes se tij. « Gjeja endjen time me bijte e njerezve, »sepse ato bij njerezish ishin te zgjedhurit e tij.Ai,Bariu,kerkoi delet,sepse ato ishin delet e tij ;Ai shkoi « per te kerkuar dhe per te shpetuar ato qe ishin te humbura, »sepse ajo qe ishte e humbur ishte e tija shume me perpara se sa te kishte humbur ose ti kishte humbur.Kisha eshte pjesa e posaçme e Zotit te saj ;askush tjeter nuk mund te kerkoje nje pjesemarrje,ose te pretendoje te ndaje dashurine e saj.Jezus,Kisha jote kenaqet per kete !Cdo shpirt besimtar le te pije ngushellim prej ketyre puseve.Shpirt !Krishti eshte afer me ty ne lidhje bashkimi ;Krishti te eshte i shtrenjte ne lidhjet e bashkimit te marteses,dhe ti i je i shtrenje ;shiko,Ai shtrengon te dy duart e tua me te dyja duart e tij,duke thene, « Motra ime,nusja ime. »Ve re dy kapeset e shenjta me ane te cilave Zoti yt te shtrengon aq sa nuk mund e as nuk do te te lere te shkosh.Mos ji,o i dashur,i ngadalte per tiu pergjigjur flakes se shenjte te dashurise se tij.