8 janar

Publié le par alban

8 janar-mengjes  {Lexim i perditshem :#Zanafilla 22 :1-24 :67}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 20 :1-22 :24}

 

« Fajin te shoqeruar me gjerat e shenjta. »  {#Eksodi 28 :38}

 

Cfare veli qe ngrihet lart prej ketyre fjaleve,dhe çfare zbulimi qe behet !Do te ishte perulese dhe e perfitueshme per ne te pushonim pak dhe te shikonim kete pamje te trishtueshme.Fajet e adhurimit tone publik,dyfytyresia,formaliteti,plogeshtia,mosrespekti i tij,zemerhallakatje dhe harrese e Zotit,çfare mase te plote qe kemi ne ketu !Vepra jone per Zotin,rivaliteti,egoizmi,pakujdesia,amullia,mosbesimi i saj,çfare mase felliqesie qe ka ketu !Perkushtimet tona te fshehta,leshimi,ftohtesia,lenia pas dore,gjumesia,dhe kotesia e tyre,çfare mali me toke sterile qe ka ketu !Nese do shikonim me me kujdes ky faj do te na dukej teper me i madh sa sa duket ne pamje te pare.Dr.Pajson,duke i shkruar te vellait,thote, « Famullia ime po ashtu si dhe zemra ime i ngjajne shume kopshtit te nje pertaci ;dhe me keq akoma me duket se shume prej deshirave te mia per permirsimin e te dyjave lindin ose prej krenarise ose prej kotesise ose prej plogeshtise.Shikoj barin e keq qe ka mbuluar kopshtin tim dhe shpreh nje deshire te madhe qe te shkulen.Por pse ?Cfare e shtyn valle deshiren ?Mund te jete qe te eci dhe  ti them vetes, « O shiko se sa mire eshte i ruajtur kopshti im ! » Kjo eshte krenari.Ose,mund te jete qe fqinjet e mi te mund te shikojne mbi mur dhe te thone, « Sa bukur lulezon kopshti yt ! »Kjo eshte kotesi.Ose mund  te deshiroj per shkaterrimin e farave,sepse jam i lodhur se shkuluri.Kjo eshte plogeshti. »Keshtu qe edhe deshirat tona per shenjteri mund te ndoten prej motivesh te semura.Poshte lendines me te gjelbert fshihen krimba ;nuk kemi nevoje per te kerkuar gjate per ti zbuluar ato.Sa  gezimprures eshte mendimi,se kur Prifti i Larte mbajti fajin te shoqeruar me gjerat e shenjta ai vuri mbi ballin e tij fjalet, « Shenjteri Zotit : » dhe po ashtu ndersa Jezusi mban mekatin tone,Ai paraqit para fytyres se Atit jo pashenjterine tone,por vete shenjterine e tij.O Zot na jep hir qe te shikojme Priftin tone te Larte me syrin e besimit !

 

8 janar-mbremje

 

« Dashuria jote eshte me e mire se vera. » {#Kantiku i kantikeve 1 :2}

 

Asgje nuk i jep besimtarit aq shume gezim sa shoqerimi me Krishtin.Ai ndjen gezim si te tjeret ne meshirat e zakonshme te jetes,ai gezohet si ne dhuratat e Zotit po ashtu si dhe ne veprat e tij ;por ne te gjitha keto veç e veç,po,dhe ne te gjitha keto te shtuara bashke,ai nuk ndjen aq kenaqesi thelbesore sa ne personin e pashoq te Zotit te tij Jezus.Ai ka nje vere qe asnje vresht ne toke nuk ka dhene ndonjehere ;Ai ka buke qe te gjitha fushat me grure te Egjiptit nuk mund  do  jipnin kurre.Ku mund te gjendet valle  nje embelsi e tille ashtu siç e kemi shijuar ne shoqerim me Te Shumedashurin tone ?Ne vleresimin tone,gezimet e tokes jane pak me mire se levore per derrat te krahasuara me Jezusin,mana qiellore.Ne do donim me mire nje kafshate te dashurise se Krishtit dhe nje gllenjke te shoqerimit te tij sa sa nje bote te tere plot me kenaqesi misherore.Cfare eshte byku ne krahasim me miellin ?Cfare eshte perla shkelqimrreme ne krahasim me diamantin e vertete ?Cfare eshte nje enderr ne krahasim me nje realitet te lavdishem ?Cfare eshte gazi ne qejfin me te madh,i krahasuar me Zotin tone Jezus ne gjendjen e tij me te perçmueshme ?Nese dini ndonje gje ne lidhje me jeten e brendshme,do te rrefeni se gezimet tona me te qendrueshme me te pastra dhe me te larta duhet te jene fryti i pemes se jetes qe eshte ne mes te Parajses se Zotit.Asnje burim nuk leshon nje uje te tille te embel si ai pus i Zotit qe u gerrmua me heshten e ushtarit.Cdo lumni e botes eshte e botes,tokesore,por ngushellimet e pranise se Krishtit jane si Ai  vete,hyjnore.Ne mund te rishqyrtojme shoqerimin tone me Jezusin dhe nuk do te gjejme keqardhje zbrazetie aty brenda ;nuk ka funderri ne kete vere,nuk ka insekte te ngordhura ne kete vajosje.Gezimi i Zotit eshte i forte dhe i qendrueshem.Kotesia nuk e ka pare por maturia dhe kujdesi deshmojne se i qendron sproves se viteve,dhe eshte i denje ne kohe dhe ne perjetesi per tu therritur « e vetmja kenaqesi e vertete. »Per ushqim,ngushellim,gazmim dhe freski asnje vere nuk mund te matet me dashurine e Jezusit.Le ta pijme deri ne fund kete mbremje
Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article