11 janar

Publié le par alban

 

11 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 31 :1-33 :20}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 27:1-28:22}

 

« Keta nuk kane rrenje. »  {#Lluka 8 :13}

 

Shpirti im,provo veten tende kete mengjes nen driten e ketij teksti.Ke marre fjalen me gezim ;ndjenjat e tua jane trazuar dhe ke pasur nje pershtypje te pergjalle ;por,kujto,se te marresh fjalen ne vesh eshte nje gje,dhe te marresh Jezusin ne vete shpirtin tend eshte teresisht nje tjeter gje ;ndjenja siperfaqsore eshte shpesh e lidhur me ngurtesine e brendshme te zemres,dhe nje pershtypje e pergjalle e fjales nuk zgjat perhera.Ne parabolen,fara ne nje rast ra mbi token me shkembinj,e mbuluar me nje shtrese te holle dheu ;kur fara filloi te zere rrenje,rritja e saj perposhte u pengua prej gurit te forte dhe prandaj shpenzoi fuqine e saj ne leshimin e filizave lart sa te mundte,por duke mos pasur lageshtire te brendshme te marre prej ushqimit te rrenjes,u tha.A eshte ky rasti im ?A kam bere nje shfaqje te bukur ne syte e te tjereve pa pasur nje jete te brendshme perkatese ?Rritja e mire ze vend lart dhe  poshte ne te njejten kohe.A jam i rrenjosur ne besnikeri dhe dashuri te sinqerte per Jezusin ?Nese zemra ime mbetet e pazbutur dhe e papjelluar prej hirit,fara e mire mund te nxjerre filize per nje fare periudhe,por perfundimisht do te vyshket,sepse nuk mund te lulezoje mbi nje zemer te pashenjteruar,te pathyer dhe shkembore.Le te druaj nje pershperitshmeri po aq te shpejte ne rritje dhe po aq nevojtare ne qendrueshmeri sa bima e Jones ;le ta llogaris çmimin e te qenit nje ndjekes i Jezusit,mbi te gjitha le te ndjej energjine e Frymes se Shenjte,dhe atehere do te zoteroj nje fare te qendrueshme dhe ndenjese ne shpirtin tim.Nese mendja ime mbetet po aq e kokeforte sa ishte prej natyre,dielli i sproves do ta perzhite,dhe zemra ime e ngurte do te ndihmoje te hedhe te nxehtin me keq mbi faren e e semure,dhe feja ime se shpejti do te vdese dhe deshperimi im do te jete e tmerrshme ;prandaj,o Mbjelles qiellor,me plugo se pari,dhe me pas hidh te verteten ne mua,dhe me ler te jap per Ty nje korrje te bollshme.

 

11 janar-mbremje

 

« Por Une jam lutur per ty. »  {#Lluka 22 :32}

 

Sa zemerdhenes eshte mendimi i nje Shpetimtari duke mos pushuar kurre se nderhyri per ne.Kur ne lutemi,Ai nderhyn per ne ;dhe kur nuk jemi duke u lutur,Ai eshte duke marre ne mbrojtje rastin tone,dhe me ane te pergjerimeve na mbron prej rreziqeve te padukshem.Ve re fjalen  e ngushellimit te drejtuar Pjetrit—« Simon,Simon,ja,Satani,kerkon t’ju kaloje ne shoshe si grurin ;por »--çfare ? « Shko dhe lutu . »Kjo do te ishte nje keshille e mire,por nuk eshte e shkruar keshtu.Po ashtu Ai nuk thote, « Por do te te mbaj zgjuar,dhe keshtu do te ruhesh. »Ky do te ishte nje bekim i madh.Jo,eshte, « Une jam lutur per ty,qe besimi yt te mos venitet. »Ne dime pak se çfare i detyrohemi lutjeve te Shpetimtarit tone.Kur arrijme majat e kodrave te qiellit,dhe shikojme mbrapa udhen ne te cilen  Zoti Perendia yne na ka udhehequr,sa shume duhet ta  lavderojme Ate,qe perpara fronit te perjetshem,çberi demin qe Satani po bente mbi toke.Sa duhet qe ta falenderojme sepse kurre nuk pushoi,por dite e nate tregoi plaget ne duart e tij dhe mbajti emrat tane mbi parzmoren e tij !Edhe perpara se Satani pati filluar te tundonte,Jezusi e parandaloi dhe na mori ne mbrojtje ne qiell.Meshira ia kalon ligesise.Ve re,Ai nuk thote, « Satani ju ka shoshitur,dhe prandaj do te lutem, »por « Satani ka deshiruar tju zoteroje. »Ai e mbikqyr Satanin deri ne deshiren e tij,dhe e mbyt qe ne veze.Ai nuk thote, « Por kam deshiruar te lutem per ty. »Jo,por « jam lutur per ty ;e kam bere tashme ;kam shkuar ne gjykate dhe bera nje mbrojtje perpara se te ngrihej akuza. »O Jezus,çfare ngushellimi qe eshte qe ke mbrojtur çeshtjen tone kundra armiqve tone te padukshem ;ke çaktivizuar minat e tyre dhe i ke grisur maskat kurtheve te tyre.Ketu ka lende per gezim,mirenjohje,shprese,dhe mirebesim.

Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article