12 janar

Publié le par alban

12 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 34 :1-36 :43}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 29 :1-30 :43}

 

« Ju jeni te Krishtit »  {#1 Korintasve 3 :23}

 

« Ju jeni te Krishtit. »Ju jeni te tijet prej dhurimit,sepse Ati ju dha juve Birit ;te tijet prej blerjes se tij te gjakosur,sepse Ai llogariti çmimin per shpengimin tuaj ;te tijet prej perkushtimit,sepse ia keni perkushtuar veten Atij ;te tijet prej lidhjes,sepse quheni me emrin e tij,dhe jeni bere vellezerit e tij dhe bashketrashegimtare.Puno praktikisht per ti treguar botes se je sherbetori,shoku,nusja e Jezusit.Kur i tunduar prej mekatit,pergjigju, « Nuk mund ta bej kete te lige te madhe sepse jam i Krishtit. »Parimet e perjetshme e ndalojne shokun e Krishtit te mekatoje.Kur pasuria eshte perpara jush per tu fituar me ane te mekatit,thuaj se i perket Krishtit dhe mos e prek.A jeni perpara veshtiresive dhe rreziqeve ?Qendroni te palekundur ne diten e keqe,duke u kujtuar se jeni te Krishtit.A jeni atje ku te tjeret po ulen me pertaci,duke mos bere asgje ?Ngrihu te punosh me gjithe fuqite e tua ;dhe kur djersa del mbi ball,dhe je i tunduar te vrasesh kohen,klith, « Jo,nuk mund te pushoj,sepse jam i Krishtit.Nese nuk do isha i blere prej gjakut,do te isha si Isakari,duke u tulatur midis dy barrave ;por jam i Krishtit,dhe keshtu qe nuk mund te humb kohen kot. »Kur kenga e kenaqesise e sirenes do te te tundonte per tu larguar prej udhes se drejte,pergjigju, « Muzika jote nuk mund te me joshe mua ;jam i Krishtit. »Kur kauza e Zotit te nxit,jip te mirat e tua dhe veten tende,sepse je i Krishtit.Mos e tradheto kurre pershpalljen tende.Ji perhera nje prej atyre qe te sjellurit eshte i krishtere,qe fjalimi eshte si Nazareni,qe sjellja dhe bisedimi bien kaq shume ere qielli,sa te gjithe qe te shikojne te mund te dine se i perket Shpetimtarit,duke njohur ne ty tiparet e tij dalluese te dashurise dhe pamjen e tij te shenjte. « Jam Romak ! » ne koherat e vjetra ishte nje arsye per ndershmeri ;aq me teper,atehere,le te jete argumenti juaj per shenjteri, « Jam i Krishtit ! »

 

 

12 janar-mbremje

 

“Ka ende gjera per te thene nga ana e Perendise.”  {#Jobi 36:2}

 

Ne nuk duhet te kerkojme  buje per virtytin tone,ose fame per zellin tone;por,ne te njejten kohe,eshte nje mekat te kerkosh gjithmone te fshehesh ate qe Zoti na ka dhene per te miren e te tjereve.Nje i Krishtere nuk duhet te jete nje fshat ne nje lendine,por “nje qytet i vene mbi nje koder;”nuk duhet te jete nje kandil nen karroqe,por i vendosur ne shandan qe t’u beje drite te gjitheve.Terheqja mund te jete e kendshme ne periudhen e saj,dhe te fshihesh eshte padyshim kryeulet,por fshehja e Krishtit ne ne nuk mund kurre te justifikohet,dhe permbajtja e se vertetes qe na eshte e çmueshme eshte nje mekat kundrejt te tjereve dhe nje fyerje kundrejt Zotit.Nese je i nje karakteri nervoz dhe i nje prirjeje perlarguese,ki kujdes qe te mos ta lejosh shume kete prirje luhatese,me rrezik se mos jesh i padobishem per Kishen.Kerko ne emrin e Atij qe nuk i vinte turp per ty,ti besh dhune ndjenjave te tua,dhe ti thuash te tjereve çfare Krishti te ka thene.Nese nuk mund te flasesh me nje gjuhe trumpete,perdor zerin e pakte te qete.Nese predikatorja nuk eshte tribuna jote,nese shtypi nuk mund te mbaje ne krahet e tij fjalet e tua,prapeseprape thuaj me Pjetrin dhe Gjonin,”Nuk kam as ar dhe as argjend;por ate qe kam te jap.”Ne pusin e Sikarit foli gruas samaritane,nese nuk mund te predikosh mbi mal nje predikim;shpreh lavdite e Jezusit ne shtepi,nese jo ne tempull;ne are,nese jo ne tregti;ne mes te vatres tende,nese nuk mundesh dot ne mes te familjes se madhe te njerezve.Prej burimeve te fshehura perbrenda ler perrenj rrjedhes te leshohen jashte me embelsi,duke i dhene per te pire çdo kalimtari.Mos e fshih talentin tend;bej tregti me te;dhe do t’ia sjellesh Zotit dhe Mjeshtrit tend me interes te mire.Te flasesh per Zotin do te jete freskuese per ne,e hareshme per te shenjtet,e dobishme per mekataret,dhe e nderueshme per Shpetimtarin.Femijet memece jane nje shkak zemerdhembjeje per prinderit e tyre.Zot,çlidh te gjitha gjuhet e femijeve te tu.

Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article