13 janar
13 janar-mengjes {Lexim i perditshem :#Zanafilla 37 :1-39 :23} {Studim i shpejte :#Zanafilla 31 :1-32 :32}
« Jozafati beri qe te ndertohen anije ne Tarshish per te vajtur ne Ofir,qe te kerkohej ar,por anijet nuk arriten kurre te dalin ne det,sepse u shkaterruan ne Etsion-Geber. » {#1 Mbreterve 22 :48}
Anijet e Salomonit qene kthyer ne siguri,por anijet e Jozafatit nuk arriten kurre token e arit.Provania i jep begatine njerit,dhe pengon deshirat e tjetrit,ne te njejten pune dhe ne te njejten vend,prapeseprape Qeverisesi i Madh eshte po aq i mire dhe i urte ne nje rast sa ne tjetrin.Paçim hir sot,ne kujtim te ketij teksti,per te bekuar Zotin per anijet e thyera ne Etsion-Geber,po ashtu si dhe per anijet e ngarkuara me bekime shekullore ;le te mos kemi zili me te suksesshmin,as te murmurisim prej humbjeve tona sikur te ishim veçanerisht dhe teper te sprovuar.Ashtu si Jozafati,ne mund te jemi te çmuar nen syte e Zotit,edhe pse skemat tona perfundojne ne zhgenjim.
Shkaku i fshehte i humbjes se Jozafatit ia vlen te vihet re,sepse eshte rrenja e shume vuajtjeve te njerezve te Zotit ;ishte lidhja e tij me nje familje mekatare,shoqerimi i tij me mekataret.Ne {#2 Kronika 20 :37},na thuhet se Zoti dergoi nje profet per te shpallur « Nga qe je i bashkuar me Ashaziahun,Zoti ka shkaterruar veprat e tua ».Kjo ishte nje ndreqje aterore,e cila duket se ishte fatbardhe per te ;sepse ne vargun qe ndjek tekstin tone te mengjesit e gjejme ate duke mos pranuar te lejoje sherbetoret e tij te lundroje ne te njejtat anije me ato te mbretit te lig.Perjetimi i Jozafatit qofte nje paralajmerim per pjesen tjeter te popullit te Zotit,per te evituar se qenuri nen te njejten zgjedhe me jobesimtaret !Nje jete mjerimi eshte zakonisht risku i atyre qe jane te bashkuar ne martese,ose ne çdo fare menyre tjeter prej vete zgjedhjes se tyre,me njerezit e botes.O per hir te dashurise se Jezusit,qofshim si Ai,te shenjte,te pademshem,te pafelliqur,dhe te ndare prej mekatareve ;sepse nese nuk eshte keshtu me ne,mund te presim te degjojme shpesh te thuhet, « Zoti ka shkaterruar veprat e tua. »
13 janar-mbremje
« Nxorri ne siperfaqe hekurin. » {#2Mbreterve 6 :6}
Sepata dukej e humbur perfundimisht,dhe meqenese ishte e marre hua,nderi i profeteve mund te rrezikohej,dhe keshtu qe emri i Zotit te tyre mund te perlyhej.Kundra çdo pritje,hekuri u be qe te ngjitej prej thellesise se rrymes dhe te dale ne siperfaqe ;sepse gjera te pamundura per njeriun jane te mundura per Zotin.Njoha nje njeri ne Krisht para ca vitesh qe u thirr te ndermerrte nje pune qe ia tejkalonte forces se tij.Dukej kaq e veshtire sa nenkuptonte absurditet thjesht ne vete idene e se perpjekurit.Prapeseprape ai u thirr per kete,dhe besimi i tij u rrit me kete rast ;Zoti nderoi besimin e tij,ndihme e papritur u dergua,dhe hekuri doli mbi siperfaqe.Nje tjeter i familjes se Zotit qe i plotesonte te gjitha nevojat e tij,dhe shume me teper, ra papritur ne veshtiresi te renda financiare,kerkoi per miq me kot,por besimi e udhehoqi ate te Ndihmesi i padeshtueshem,dhe trazira u hoq,dhe hekuri doli ne siperfaqe.Nje i trete iu desh te perballonte nje rast te dhimbshem shthurjeje.Pati mesuar,qortuar,paralajmeruar,ftuar,dhe nderhyre por me kot.Adami i vjeter ishte shume i forte per Melaktonin e ri,fryma kokeforte nuk leshonte pe.Me pas erdhi nje agoni lutjeje,dhe nuk u desh shume qe nje pergjigje e bekuar te dergohej prej qiellit.Zemra e forte u thye,hekuri doli ne siperfaqe.
Lexues i dashur,cili eshte rasti yt i deshperuar ?Cfare çeshtje te rende ke ne duar kete mbremje ?Sille ketu.Zoti i profeteve jeton,dhe jeton te ndihmoje te shenjtet e tij.Nuk do te lejoje te te mungoje ndonje gje e mire.Beso ne Zotin e ushtrive !Afrohu Atij duke permendur emrin e Jezusit,dhe hekuri do te dale ne siperfaqe ;ti gjithashtu do te shikosh gishtin e Zotit duke kryer mrekullira per popullin e tij.T’u befte sipas besimit tend,dhe akoma hekuri do te dale ne siperfaqe.