15 janar
15 janar-mengjes {Lexim i perditshem :#Zanafilla 43 :1-45 :28} {Studim i shpejte :#Zanafilla 37 :1-38 :30}
« Vepro ashtu si ke thene. » {#2 Samueli 7:25}
Premtimet e Zotit nuk u bene per tu hedhur poshte si leter e pavlere;Ai pati per qellim per ti perdorur ato.Ari i Zotit nuk eshte paraja e kurnacit,por eshte para e prere per te bere tregti.Asgje nuk i pelqen me shume Zotit tone se sa te vere ne qarkullim premtimet e tij;Ai do te shikoje femijet e tij t’ia sjellin Atij dhe ti thone,”Zot,vepro siç ke thene,”Ne lavderojme Zotin kur veme perpara premtimet e tij.A mendoni se Zoti do te jete me i varfer kur ju jep pasurite qe ka premtuar?A enderron valle se do te jete me pak i shenjte ngaqe te jep shenjteri?A e merr me mend se do te jete me pak i paster ngaqe te lan prej mekateve te tua?Ai ka thene “Ejani,pra,dhe te diskutojme bashke,edhe sikur mekatet tuaja te ishin te kuqe flake,do te behen te bardha si bora,edhe sikur te ishin te kuqe te purpur,do te behen si leshi.”Besimi kap premtimin e faljes,dhe nuk vonon,duke thene,”Ky eshte nje premtim i çmuar,a eshte e vertete apo jo?”,por shkon drejtepersedrejti te froni me te,dhe thote,”Zot,ketu eshte premtimi,”Vepro ashtu si ke thene.”Zoti yne pergjigjet,”T’u befte ashtu siç do.”Kur nje i Krishtere mberthen nje premtim,nese nuk ia shpie Zotit,e shnderon Ate;por kur nxiton te froni i hirit,dhe klith,”Zot,nuk kam gje me çfare te mburrem,perveç se kesaj,”Ti e ke thene;”atehere deshira e tij do te permbushet.Bankieri jone kenaqet te ktheje vete kartmonedhat e tij.Mos e ler kurre premtimin te ndryshket.Terhiqe fjalen e premtimit prej kellefit,dhe perdore ate me nje dhune te shenjte.Mos mendo se Zoti do te trazohet ngaqe i kujton me bezdi premtimet e tij.Ai ka endje te degjoje klithmat e zhurmshme te shpirtrave nevojtare.Eshte endja e tij te jape favore.Ai eshte me i gatshem te degjoje se sa ti je i gatshem te kerkosh.Dielli nuk lodhet se ndriçuari,as burimi se rrjedhuri.Eshte ne natyren e Zotit te mbaje premtimet e tij;prandaj shko menjehere ne fron me “Vepro ashtu siç ke thene.”
15 janar-mbremje
“Une i drejtohem lutjes.” {#Psalmi 109:4}
Gjuhet genjeshtare ishin te zena kunder emrit te mire te Davidit,por ai nuk u mbrojt;ai e çoi çeshtjen ne nje gjykate me te larte,dhe u paraqit perpara vete Mbretit te madh.Lutja eshte metoda me e sigurte per t’iu pergjigjur fjaleve te urrejtjes.Psalmisti nuk u lut ne nje prirje zemerftohte,ai ia dha veten ushtrimit—hodhi tere shpirtin dhe zemren e tij ne te—duke tendosur çdo muskul dhe dell,dhe ashtu si Jakobi beri kur luftoi me engjellin.Keshtu,dhe vetem keshtu,do te begatoje secili prej nesh ne fronin e hirit.Ashtu si nje hije nuk ka fuqi sepse nuk ka thelb ne te,po ashtu ai pergjerim,ne te cilin vetja e njeriut nuk eshte teresisht e pranishme ne kembngulje agonizuese dhe deshire te zjarrte,eshte plotesisht i paefektshme,sepse i i mungon ajo qe do ti jipte force.”Lutja e zjarrte,”thote nje fetar i vjeter,”si nje top i vendosur ne dyert e qiellit,i ben te hapen gjere e gjate.”Faji jone me shumicen prej nesh eshte gatishmeria jone ti jipemi hutimeve.Mendimet tona bredhin sa andej kendej,dhe bejme pak perparim drejt qellimit te deshiruar.Ashtu si zhiva mendja jone nuk mbahet e bashkuar,por shkon rrokthi sa andej kendej.Sa e keqe e madhe qe eshte kjo!Na ben dem,dhe ajo qe eshte me keq,fyen Zotin tone.Cfare do mendonim ne lidhje me nje lutes,nese,ndersa duke pasur nje degjim me nje princ,te lozte me pupla ose te kapte flutura?
Vazhdimesia dhe kembngulja nenkuptohen ne shprehjen e tekstit tone.Davidi nuk thirri njehere dhe me pas ra ne heshtje,klithma e tij e shenjte u vazhdua derisa solli poshte bekimin.Lutja nuk duhet te jete puna jone e here pas hershme por puna jone e perditshme,zakoni jone dhe prirja jone.Ashtu si artistat i jipen modeleve te tyre dhe poetet ndjekjeve te tyre klasike,po ashtu edhe ne duhet ti jepemi lutjes.Ne duhet te zhytemi ne lutje si ne elementin tone,dhe te lutemi keshtu pa pushuar.Zot,na meso te lutemi qe te mund te jemi perhera e me shume mbizoterues ne pergjerim.