16 janar
16 janar-mengjes {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 46 :1-48 :22} {Studim i shpejte :#Zanafilla 39 :1-41-57}
« Une te ndihmoj thote Zoti. » {#Isaia 41 :14}
Kete mengjes le te degjojme Zotin Jezus tek i flet secilit prej nesh : « Une do te te ndihmoj. » « Eshte gje shume e vogel per mua,Zoti yt,te te ndihmoj.Merr ne konsiderate ate qe kam bere tashme.Cfare !mos te te ndihmoj ?Pse valle,te kam blere me gjakun tim.Cfare !Mos te te ndihmoj ?Kam dhene jeten per ty ;dhe nese kam bere me te madhen,a nuk do te bej me te voglen ?Me ndihmo !Eshte gjeja me e paket qe mund te bej ndonjehere per ty ;kam bere me shume,dhe do te bej me shume.Perpara se bota te krijohej te zgjodha.Bera beselidhjen per ty.Vura menjane lavdine time dhe u bera nje njeri per ty ;dhashe jeten per ty ;dhe perderisa kam bere gjithe kete,me siguri qe do te ndihmoj tani.Duke te ndihmuar,po te jap ate qe kam blere tashme per ty.Edhe sikur te kishe nevoje edhe per nje mije here per aq ndihme,do te ta jipja ate ;kerkon pak ne krahasim me ate qe jam gati te te jap. « Eshte shume per ty te kesh nevoje,por nuk eshte asgje per mua te jap. »”Te te ndihmoj?” Mos druaj!Nese do kishte nje milingone ne porten e hambarit tend duke kerkuar ndihme,ti nuk do rrenoheshe po ti jipje nje grusht miell ;dhe ti nuk je asgje perveçse nje insekt i vocerr ne porten e plotmjaftueshmerise sime. « Do te te ndihmoj. »
O shpirti im,a nuk te mjafton ?A ke nevoje per me shume force se sa plotfuqishmeria e Triadhes se Bashkuar ?A do me teper urtesi sa sa ka ne Atin,me shume dashuri se sa shfaqet ne Birin,ose me pushtet se sa shfaqet ne ndikimet e Frymes ?Sille ketu shtamben tende !Me siguri qe ky pus do ta mbushe ate.Nxito,sill kerkesat e tua dhe silli ketu—zbrazetine tende,deshirat e tua,nevojat e tua.Shiko,ky lum i Zotit eshte plot per furnizimin tend ;çfare deshiron valle me teper ?Ec perpara,shpirti im,me tere fuqine tende.Perendia i Perjetshem eshte ndihmesi yt !
Mos ki frike,jam me ty,O,mos u tut !
Une,jam Zoti yt,dhe do te te ndihmoj akoma..
16 janar-mbremje
« Mesia do te vritet dhe askush nuk do te jete me te. » {#Danieli 9:26}
I bekuar qofte emri i tij,nuk kishte shkak vdekje ne Te.As mekati i tanishem as origjinal nuk e pati ndotur ate,keshtu qe vdekja nuk pati pretendime per te.Askush nuk mund t’ia merrte jeten me hak,sepse nuk i kishte bere ndonje te lige askujt,dhe askush nuk mund ta vriste madje edhe me dhune po te mos i kishte pelqyer ta jipte veten per te vdekur.Por ve re,njeri mekaton dhe nje tjeter vuan.Drejtesia u shkel prej nesh,por gjeti kenaqesine e saj ne te.Lumenj lotesh,male flijimesh,detra gjaku demash,dhe kodra temjani,nuk mund te vlenin gje per heqjen e mekatit;por Jezusi u vra per ne,dhe shkaku i zemerimit u hoq per ne menjehere,sepse mekati u fshi pergjithmone.Ketu ka urtesi,me ane te ciles zevendesimi,menyra e shpejte dhe e sigurte e shlyerjes u mendua!Ketu ka zemerdhembshuri,qe e solli Mesian,Princin,te mbaje kuroren me gjemba,dhe te vdese ne kryq!Ketu ka dashuri,qe udhehoqi Shpetimtarin te jape jeten e tij per armiqte e tij!
Sidoqe te jete,nuk mjafton te admirosh spektaklin e gjakosjes se pafajshme per te fajshmin,ne duhet te sigurohemi per interesin tone ne te.Objekti i veçante i vdekjes se Mesias ishte shpetimi i kishes se tij ;a kemi ne pjese midis atyre per te cilet Ai dha jeten e tij ?A qendroi Zoti Jezus si perfaqsuesi yne?A jemi te sheruar prej tij?Do te jete me te vertete nje gje e tmerrshme nese nuk do kishim risk ne flijimin e tij;do te ishte me mire per ne qe te mos ishim lindur kurre.Ashtu siç eshte nje pyetje solemne,eshte nje gje e gezueshme se eshte nje pyetje qe mund te pergjigjet qarte dhe pa gabim.Per te gjithe ato qe besojne ne Te,Zoti Jezus eshte Shpetimtar i pranishem,dhe mbi to gjithe gjaku i pajtimit eshte sperkatur.Te gjithe ato qe besojne ne meriten e vdekjes se Mesias qofshin te gezuar ne çdo kujtese te saj,dhe mirenjohja e tyre e shenjte i udheheqte ne perkushtim te plote per kauzen e tij.