17 janar

Publié le par alban

17 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 49 :1-Eksodi 1 :22}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 42 :1-44 :34}

 

« Pastaj veshtrova,dhe ja,Qengji po qendronte ne malin Sion. » {#Zbulesa 14 :1}

 

Apostulli Gjon ishte i privilegjuar te shikonte brenda portave te qiellit,dhe duke pershkruar ate qe pa,ai fillon te thote, « Veshtrova,dhe ja,Qengji ! »Kjo na meson se objekti kryesor i soditjes ne gjendjen qiellore eshte « Qengji i Zotit,qe heq mekatin e botes. »Asgje tjeter nuk terhoqi vemendjen e apostullit aq shume sa personi i Qenies Hyjnore,qe na ka shpenguar me ane te gjakut te tij.Ai eshte tema e kengeve te frymeve te lavderuara dhe engjejve te shenjte.I Krishtere ketu ka gezim per ty ;ke veshtruar dhe ke pare Qengjin.Permes loteve te tu syte e tu kane pare Qengjin e Zotit duke te hequr mekatet.Gezohu atehere.Edhe per pak kohe,kur syte e tu do te jene fshire prej loteve,do te shikosh te njejtin Qengj te ekzaltuar ne fronin e tij.Eshte gezimi i zemres tende te mbaje shoqerim te perditshem me Jezusin ;do te kesh te njejtin gezim ne nje shkalle me te larte ne qiell ;do te gezosh vizionin e vazhdueshem te pranise se tij ;do te banosh me te perhera. « Veshtrova dhe ja,Qengji ! »Ai Qengj eshte vete qielli ;sepse ashtu si i miri Ruterford thote, « Qielli dhe Krishti eshte e njejta gje ; »te jesh me Krishtin eshte te jesh ne qiell,dhe  te jesh ne qiell eshte te jesh me Krishtin.Ai i burgosur i Zotit shume embel shkruan ne nje prej letrave te tij te ngrohta—« Oh Zoti im Jezu Krisht,nese do isha ne qiell pa ty do te ishte nje ferr ;dhe po te isha si ne ferr,dhe te te kisha akoma Ty,do te ishte nje qiell per mua,sepse Ti je i gjithe qielli qe dua. »Eshte e vertete,apo jo,I Krishtere ?A nuk thote ashtu shpirti yt ?

Jo te gjitha harpat lart

Mund te bejne nje vend qiellor,

Nese Zoti leviz banesen  e tij,

Ose fsheh fytyren e tij.

 

Gjithçka qe ke nevoje per te te bere te bekuar,teper i bekuar,eshte « te jesh me Krishtin. »

 

 

17 janar-mbremje

 

“Nje mbremje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi te shetise ne taracen e pallatit mbreteror.”  {#2 Samueli 11 :2}

 

Ne ate ore Davidi pa Bath-Sheben.Nuk jemi kurre jashte rrezes se tundimit.Ne shtepi ose jashte jemi te afte te ndeshim joshje te djallit ;mengjesi hapet me rrezik,dhe hijet e mbremjes na gjejne akoma ne rrezik.Jane te ruajtur mire ato qe Zoti ruan,por mjere ato qe dalin ne bote,ose madje guxojne te ecin edhe ne vete shtepine e tyre te paarmatosur.Ato qe e ndjejne veten e tyre te sigurte i jane me te zbuluar rrezikut se te tjeret.Mbajtesi i armeve te Mekatit eshte Vete-besimi.

Davidi duhet te kishte shkuar te luftonte betejat e Zotit,ne vend qe te kishte qendruar ne Jeruzalem,dhe i lejoi vetes pushime luksoze,sepse u çua prej shtratit ne mbremje.Pertacia dhe luksi jane çakajte e djallit dhe i gjejne ketij gjah te bollshem.Ne ujerat ndenjese krijesat e demshme luzmojne,dhe toka e lene pas dore leshon barera te keqija.O dashuria shtrenguese e Jezusit na ruajte veprues dhe te dobishem !Kur shikoj Mbretin e Izraelit duke lene me plogeshti shtratin e tij ne muzgun e dites dhe duke rene menjehere ne tundim,le te bej kujdes dhe te kem vemendshmeri te shenjte per te ruajtur porten.

A eshte e mundur qe mbreti te ishte ngjitur ne tarace per prehje dhe perkushtim ?Nese ashtu,çfare paralajmerimi qe na jipet,qe te mos llogarisim asnje vend,sa do i fshehte,nje tabernakull prej mekatit !Ndersa zemrat tona jane si çakmak me gur dhe hedhin shkendija kaq menjehere,do benim mire te perdorim gjithe zellin ne gjithe vendet per te parandaluar nje zjarr.Satani mund te ngjise taracat e shtepive,dhe te hyje ne kthina,dhe madje edhe sikur ta mbyllnim ate djall te felliqur,vete korruptimet tona mjaftojne per te vene ne pune rrenimin tone nese hiri nuk parandalon.Lexues,ki kujdes per tundimet e mbremjes.Mos ji i sigurte.Dielli perendon por mekati lind.Kemi nevoje per nje rojtar gjate nates po ashtu si dhe gjate dites.O Fryme e bekuar,na ruaj prej çdo te lige kete nate.Amen.

Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article