18 janar

Publié le par alban

 

18 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Eksodi 2 :1-4 :31}  {Studim i shpejte :#Zanafilla 45:1-47:31}

 

“Keshtu pra,mbetet nje dite prehjeje per popullin e Perendise.” {#Hebrenjve 4:9}

 

Sa e ndryshme do te jete gjendja e besimtarit ne qiell prej asaj qe eshte ketu!Ketu ai ka lindur per te punuar rende dhe te vuaje lodhje,por ne token e pavdekesise,lodhja nuk njihet.I ankthshem te sherbeje Mjeshtrin e tij,forca e tij i duket e pabarabarte me zellin e tij:klithma e tij e vazhdueshme eshte,”Me ndihmo te te sherbej,o Zoti im.”Nese eshte teresisht veprues,do te kete shume pune;jo dhe aq per vullnetin e tij,por me shume se mjaftueshem per fuqine e tij,keshtu qe do te therrase,”Nuk jam i lodhur prej punes,por jam i lodhur ne te.”Ah!I Krishtere,dita e nxehte e lodhjes nuk zgjat perhera;dielli po afron horizontin;ai do te linde perseri me nje drite me te shkelqyeshme se sa ke pare ndonjehere mbi nje toke ku ato sherbejne Zotin dite e nate,dhe prapeseprape pushojne prej puneve te tyre.Ketu,prehja eshte veçse e pjesshme,atje,eshte e perkryer.Ketu,i Krishteri eshte perhera endacak;ndjen se nuk ka arritur akoma.Atje,te gjithe jane ne prehje;kane arritur majen e malit;jane ngjitur deri ne kraharorin e Zotit.Me lart ato nuk mund te shkojne.Ah,lodhu ne pune medites i rraskapitur,veçse mendo se do te prehesh perjeta!A e merr dot me mend?Eshte nje prehje e perjetshme;nje prehje qe “mbetet”.Ketu,gezimet me te mira mbajne vulen “kalimtare” ne ball;lulet e mia te bukura vyshken;kupat e mia te zgjedhura thahen deri ne funderri;zogjte e mi me te embel bien perpara shigjetave te Vdekjes;ditet e mia me te kendshme mbulon prej hijeve te nates;dhe baticat e lumnise sime bien ne zbatica trishtimi;por atje,gjithçka eshte e pavdekshme;harpa qendron e pandryshkur,kurora e pavenitur,syri i pamekur,zeri i palekundur,zemra e paluhatur,dhe qenia e pavdekshme eshte e tera e thithur ne endje te pafundme.Dite e lumtur!e lumtur!kur vdekshmeria do te gllaberitet prej jetes,dhe Shabati i perjetshem do te filloje.

 

 

18 janar-mbremje

 

“Ai u shpjegoi atyre ato qe kishin lidhje me Te ne te gjitha Shkrimet.”  {#Lluka 24 :27}

 

Dy dishepujt ne rrugen per ne Emaus paten nje udhetim teper te perfitueshem.Shoqeruesi dhe mesuesi i tyre ishte kujdestari me i mire ;ftilluesi i pashoq ne te Cilin jane te fshehura te gjitha thesaret e urtesise dhe njohurise.Zoti Jezus begenisi te behej nje predikues i ungjillit,dhe nuk kishte turp te ushtronte thirrjen e tij perpara dy degjuesve,as nuk kundershtoi te behej mesonjesi madje edhe i njerit.Le te kandisim shoqerine e nje Udhezuesi kaq te shkelqyeshem,sepse derisa te mos jete bere per ne urtesi nuk do te jemi kurre te urte per shpetimin.

Ky mesonjes i pakrahasueshem perdori si liber me te mirin e librave.Edhe pse i afte te zbulonte te vertete te fresket,parapelqeu te shpjegonte te vjetren.E dinte prej gjithedijes se tij cila ishte menyra me teper mesimdhenese,dhe duke u kthyer menjehere tek Moisiu dhe profetet,na tregoi se udha me e sigurte drejt urtesise nuk eshte hamendesimi,arsyetimi,ose leximi i librave njerezore,por persiatja mbi Fjalen e Zotit.Udha me e shpejte per tu bere shpirterisht i pasur ne njohuri qiellore eshte te germosh ne minieren e diamanteve,te mbledhesh perla prej detit qiellor.Kur Jezusi Vete u perpoq te pasuronte te tjeret,ai punoi ne guroren e Shkrimit te Shenjte.

Pala e favorizuar u udhehoq te merrte ne konsiderate me te miren e temave,sepse Jezusi foli per Jezusin,dhe shpjegoi gjerat ne lidhje me Veten e tij.Ketu diamanti preu diamantin,dhe çfare valle mund te ishte me e admirueshme ?I Zoti i shtepise hapi vete dyerte e tij,shpuri te ftuarit ne tryezen e tij,dhe shtroi vete gjellerat e tij te perzgjedhura.Ai qe fshehu vete thesarin ne fushe udhehoqi kerkuesit te ai.Zoti yne fjalon natyrshem mbi temen me te embel dhe nuk mund te gjeje teme me te embel se sa vete personi dhe vepra e tij :ne kete menyre ne duhet te kerkojme perhera Fjalen.O na u dhente hiri te studiojme Biblen me Jezusin si mesuesi dhe mesimi yne !

Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article