4 mars
4 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 8 :1-10 :22} {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 17 :1-20 :20}
“Hiri im te mjafton.” {#2 Korintasve 12:9}
Nese asnjeri prej te shenjteve te Zotit nuk do te ishte i varfer dhe i sprovuar,nuk do te njihnim aq mire ngushellimet e hirit hyjnor.Kur gjejme shtegetarin qe nuk ka ku te mbeshtesi koken,dhe prapeseprape mund te thote, « Do te besoj akoma ne Zot ; » kur shikojme te gjorin te uritur dhe te etur,qe akoma lavderohet ne Jezus ;kur shikojme te vene e shkrete te pllakosur ne pikellim,dhe prapeseprape duke pasur besim ne Krisht,o !çfare nderi qe pasqyron mbi ungjillin.Hiri i Zotit eshte i ilustruar dhe i madheruar ne varferine dhe ne sprovat e besimtareve.Te shenjtet durojne nen çdo shkurajim,duke besuar se te gjitha gjerat veprojne per te miren e tyre,dhe se jashte prej te ligave te dukshme nje bekim i vertete do te çeli se fundi—se Zoti i tyre do te kryeje ose nje çlirim me shpejtesi per to,ose shume me siguri do ti mbeshtese ne traziren e tyre per aq gjate sa eshte i kenaqur ti mbaje ato ne te.Ky durim i te shenjteve provon fuqine e hirit hyjnor.Ka nje kulle fari atje jashte ne det :eshte nje nate e qete—nuk mund te them nese ndertesa eshte e qendrueshme ;stuhia duhet te terbohet perreth tij,dhe atehere do te di nese do te qendroje.Po keshtu me vepren e Frymes :nese nuk do te ishte ne shume raste e rrethuar me ujera te rrembyeshme,nuk do ta dinim se ishte e vertete dhe e forte ;nese ererat nuk fryjne mbi te,nuk do ta dinim se sa e qendrueshme dhe e sigurte ishte.Kryeveprat e Zotit jane ato njerez qe qendrojne ne kembe ne mes te veshtiresive,te vendosur,te patundur,
I qete mes klithmes çoroditese
Me mirebesim ne fitore.
Ai qe do te lavderoje Zotin e tij duhet te prese te hase shume sprova.Asnje njeri nuk mund te jete i ndritur perpara Zotit nese nuk ka shume konflikte.Atehere nese keni per risk nje udhe te veshtire,gezohuni ne te,sepse do te shfaqni keshtu me mire hirin e gjithemjaftueshem te Zotit.Persa i perket faktit se mund t’ju braktise as mos enderroni per kete—urreheni kete mendim.Zoti qe ka qene i mjaftueshem deri tani,duhet te besohet deri ne fund.
4 mars-mbremje
« Ato ngopen me bollekun e shtepise tende. » {#Psalmi 36:8}
Mbreteresha Sheba u mrekullua prej luksit te tryezes se Salomonit.Ajo u mahnit kur pa furnizimin e nje dite te vetme;dhe u mrekullua po ashtu prej numrit te sherbetoreve qe festonin ne tryezen mbreterore.Por çfare eshte kjo ne krahasim me mirepritjet e Zotit te hirit?Dhjete mije mijra njerez te tij ushqehen perdita;te uritur dhe te etur,ato vijne me shume oreks ne banket,por asnjeri prej tyre nuk kthehet i pakenaqur;ka mjaftueshem per secilin,mjaftueshem per te gjithe,mjaftueshem edhe per me shume.Edhe pse te ftuarit qe ushqehen ne tryezen e Te Perjetshmit jane te panumert si yjet e qiellit,praseprape secili ka racionin e tij te mishit.Mendo se per sa shume hir nje i shenjte ka nevoje,aq shume sa asgje perveçse I Pafundmi mund ta furnizoje ate per nje dite;dhe prapeseprape Zoti shtron tryezen e tij,jo per nje,por per shume te shenjte,jo per nje dite,por per shume vite;jo vetem per shume vite,por per brez pas brezi.Ve re festen e bollshme per te cilen flitet ne teks,te ftuarit ne banketin e meshires jane te kenaqur,jo,”te ngopur”;dhe kjo jo me ushqim te zakonshem por me dhjam,yndyren e veçante te vete shtepise se Zotit;dhe nje feste e tille eshte e garantuar prej nje premtimi besnik per te gjithe femijet e njerezve qe e vendosin besimin e tyre nen hijen e kraheve te Te Perjetshmit.Nje here mendova se nese te mundja te merrja mishin e prishur te dera e pasme e hirit te Zotit do isha i kenaqur;ashtu si gruaja qe tha, “Qente hane nga therrimet qe bien nga tryeza e te zotit te tyre.”por asnje femije i Zotit nuk eshte i sherbyer me mbeturina;ashtu si Mefiboshethi,ato te gjithe hane prej vete tryezes se mbretit.Per sa i perket hirit,ne te gjithe kemi racionin e Benjaminit—te gjithe kemi dhjete here me shume se sa prisnim,dhe edhe pse nevojshmerite tona jane te medha,prapeseprape shpesh jemi te mrekulluar prej bollekut te mahnitshem te hirit qe Zoti na jep te gezojme me perjetim.