5 mars
5 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 11 :1-13 :18} {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 21 :1-23 :25}
“Le te mos fleme siç bejne te tjeret.” {#1 Tesalonikasve 5 :6}
Ka shume rruge per te ndihmuar ne zgjimin e krishtere.Midis te tjerave,me lejoni t’i keshilloj fuqishem te Krishteret per te bashkebiseduar bashke ne lidhje me udhet e Zotit.
I Krishteri dhe Shpreseploti,teksa udhetonin drejt Qytetit Qiellor,i thane njeri tjetrit, “Per te parandaluar dremitjen ne kete vend,le te bejme nje bashkebisedim te mire.”I Krishteri pyeti, « Vella,ku do fillojme ? » Dhe Shpreseploti u pergjigj, « Atje ku Zoti filloi me ne. »
Atehere I Krishteri kendoi kete kenge—
Kur te shenjtet behen te plogesht,le te vijne ketu,
E te degjojne se si bashkebisedojne keto dy shtegetare ;
Po,le te mesojne prej ketyre,me çdo menyre,
Per ti mbajtur keshtu hapur syte e tyre te fletur.
Shoqerimi i te shenjteve nese behet mire,
I mban ato zgjuar,megjithe ferrin.
Te Krishteret qe veçojne vetveten dhe ecin vetem,jane shume te prirur per tu bere te plogesht.Mbaj shoqerine e krishtere,dhe do te mbahesh i zgjuar prej saj,dhe i freskuar dhe i kurajuar per te bere perparim me te shpejte ne rrugen drejt parajses.Por teksa mbani “keshilla te embela” me te tjeret ne udhet e Zotit,kujdesuni qe tema e bisedes tuaj te jete Zoti Jezus.
Syri i besimit shikofte perhera te Ai;zemra juaj qofte plot me Te;buzet tuaja le te flasin per vleren e tij.Shok,jeto afer kryqit,dhe nuk do te flesh.Puno rende per t’i lene vetes pershtypje me nje ndijim te thelle te vleres se vendit per ku po shkon.Nese sjell ndermend se po shkon ne parajse,nuk do te flesh gjate rruges.Nese mendon se ferri eshte mbrapa teje,dhe se djalli po te ndjek,nuk do te humbesh kohen.A do te flinte valle vrasesi me gjakmarresin mbrapa tij,dhe me qytetin e strehimit perpara tij?I Krishtere,a do flesh valle ndersa portat prej perlash jane te hapura—kenget e engjejve duke te pritur per t’iu bashkuar—nje kurore ari gati per ballin tend?Ah! jo;ne shoqerim te shenjte vazhdo te jesh vigjilent dhe te lutesh qe te mos biesh ne tundim.
5 mars-mbremje
“Thuaji shpirtit tim:Une jam shpetimi yt.” {#Psalmi 35:3}
Cfare me meson kjo lutje e embel?Do te jete peticioni im i mbremjes;por se pari le te me jape nje persiatje mesimdhenese.Teksti me informon para se gjithash se Davidi pati dyshimet e tij;se pse valle duhet te lutej,”Thuaji shpirtit tim,Une jam shpetimi yt,” nese ndonjehere nuk ishte i munduar prej dyshimeve dhe drojtjeve?Pra atehere,le te marr zemer,sepse nuk jam i vetmi i shenjte qe ankohet per dobesine e besimit.Nese Davidi dyshoi,nuk duhet te nxjerr perfundimin se nuk jam I Krishtere sepse kam dyshime.Teksti me kujton se Davidi nuk ishte i kenaqur ndersa kishte dyshime dhe drojtje,por ai menjehere shkonte rregullisht te froni i meshires per tu lutur per siguri;sepse ai e vleresonte ate si ar shume te paster.Une gjithashtu duhet te perpiqem per nje ndijim ndenjes te pranimit tim ne Te Shumedashurin,dhe nuk duhet te kem gezim kur dashuria e tij nuk eshte e perhapur ne shpirtin tim.Kur Dhenderi im eshte larguar prej meje,shpirti im duhet dhe do te agjeroje.Mesoj gjithashtu se Davidi e dinte se ku te fitonte siguri te plote.Ai shkoi te Zoti i tij me lutje,duke klithur,”Thuaji shpirtit tim:Une jam shpetimi yt.” Duhet te jem vetem shume me Zotin tim nese do doja te kisha nje ndijim te qarte te dashurise se Jezusit.Le te pushojne lutjet dhe syri im i besimit do te behet i mekur.Sa me shume lutemi aq me shume i afrohemi parajses;te ngadalte ne lutje,i ngadalte perparimi.Une ve re se Davidi nuk do te kenaqej derisa siguria e tij nuk do te kishte nje burim hyjnor.”Thuaji shpirtit tim.”Zot,a e thua Ti ate!Asgje qe nuk eshte nje deshmi hyjnore ne shpirt nuk do te kenaqe Te Krishterin e vertete.Per me teper,Davidi nuk mund te prehej nese siguria e tij nuk do kishte nje personalitet te gjalle.”Thuaji shpirtit tim:Une jam shpetimi yt.”Zot,nese do t”ia thuaje kete te gjithe te shenjteve,do ishte asgje,nese nuk do te ma thoje mua.Zot,kam mekatuar;nuk e meritoj buzeqeshjen tende;as qe nuk guxoj ta kerkoj ate;por O!thuaji shpirtit tim,po,shpirtit tim,”Une jam shpetimi yt.”Me bej qe te kem nje ndijim te padiskutueshem,te padeshtueshem,personal,te tanishem se une jam Yti,dhe se Ti je imi.