15 mars
15 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Josea 7 :1-8 :35} {Studim i shpejte :#Josea 11 :1-14 :15}
“Behu i forte ne hirin qe eshte ne Krishtin Jezus. » {#2 Tim 2 :1}
Krishti ka hir pa mase ne Vetvete,por nuk e ka mbajtur per veten e Tij.Ashtu si rezervuari zbrazet neper tuba po ashtu Krishti ka zbrazur hirin e Tij per njerezit e Tij. « Sepse prej plotesise se Tij morem ne te gjithe hir mbi hir. »Ai duket vetem sikur zoteron me qellim qe te na japi ne.Ai qendron si nje burim perhera duke rrjedhur,por vetem duke rrjedhur me qellim qe te furnizoje broket e boshatisura dhe buzet e etura qe afrohen prane Tij.Ashtu si nje peme,Ai mban fryte te embela,jo per tu varur mbi dege,por per tu mbledhur prej atyre qe kane nevoje.Hiri,qofte vepra e saj te fale,te pastroje,te ruaje,te forcoje,te ndriçoje,te ngjalle,ose te rimekembe,merret perhera prej Tij lirisht dhe pa asnje çmim ;po ashtu nuk ka as dhe nje forme te vepres se hirit qe Ai nuk i ka falur popullit te Tij.Ashtu si gjaku i trupit,edhe pse rrjedh prej zemres,i perket ne menyre te barabarte çdo gjymtyre,po ashtu ndikimet e hirit jane trashegimia e çdo te shenjti i bashkuar me Qengjin ;dhe ketu ka nje shoqerim te embel midis Krishtit dhe Kishes se Tij,meqenese ato qe te dy marrin te njejtin hir.Krishti eshte koka mbi te cilen se pari derdhet vaji ;por i njejti vaj kullon deri te cepat e petkut,keshtu qe i shenjti me i vogel ka nje vajosje te se njejtes lagesire te kushtueshme qe ra mbi koken.Ky eshte shoqerim i vertete kur limfa e hirit rrjedh prej trungut te deget,dhe kur dallohet se trungu vet eshte i mbajtur gjalle prej se njejtit ushqim qe ushqen degen.Teksa ne dite per dite marrim hir prej Jezusit,dhe me vazhdimisht njohim se vjen prej Tij,do ta shikojme Ate ne shoqerim me ne,dhe do te gezojme lumturine e shoqerimit me Te.Le ti perdorim perdita pasurite tona,dhe perhera te shkojme te Ai si vete Zoti yne ne beselidhje,duke marre prej Tij furnizimin per te cilin ne te gjithe kemi nevoje me aq shume zemer sa njerezit marrin parate prej vete kuletes se tyre.
15 mars-mbremje
« Ai e beri me gjithe zemer prandaj ai pati mbaresi. » {#2 Kronikave 31 :21}
Kjo nuk eshte ngjarje e pazakonte ;eshte rregulla e pergjithshme e moralit se ato njerez qe e bejne punen e tyre me gjithe zemren e tyre kane mbaresi,ndersa ato qe shkojne ne pune duke lene gjysmen e zemrave mbrapa tyre me siguri qe do te deshtojne.Zoti nuk i jep te korrura dembeleve perveç te korrura ferrash,po ashtu nuk eshte i kenaqur ti dergoje pasuri atyre qe nuk duan te germojne ne are per te gjetur thesarin e tij te fshehur.Eshte e rrefyer universalisht se nese nje njeri do te begatoje,duhet te jete i zellshem ne punen e tij.Eshte e njejta gje ne fe ashtu si dhe ne gjera te tjera.Nese do doje te kesh mbaresi ne punen tende per Jezusin,le te jete pune zemre,dhe le te kryhet me gjithe zemren tende.Ver aq force,energji,zemer,dhe zell ne fe sa ve ne pune,sepse meriton me shume.Fryma e Shenjte ndihmon dobesite tona,por nuk kurajon pertacine tone ;Ajo i do besimtaret veprues.Kush jane njerezit me te dobishem ne kishen e Krishtere ?Njerezit qe bejne ate qe ndermarrin per Zotin me gjithe zemren e tyre.Kush jane mesuesit me te suksesshem te shkolles te se dieles ?Me te talentuarit ?Jo ;me te zellshmit ;njerezit zemrat e te cileve eshte ne zjarr,jane njerezit qe shikojne Zotin e tyre qe shkon perpara me begati ne madherine e shpetimit te tij.Zemerplotesia e tregon veten e saj ne kembengulje ;mund te kete deshtim ne fillim,por punetori i zellshem do te thote, « Eshte vepra e Zotit,dhe duhet bere ;Zoti im me ka urdheruar ta bej,dhe ne forcen e Tij do ta permbush. »I Krishtere,a po sherben keshtu « me gjithe zemren tende » Mesuesin tend ?Sill ne mendje zellin e Jezusit !Mendo se çfare vepre zemre qe ishte e Tija !Ai mund te thonte, « Zelli i shtepise tende do te me perpije. »Kur Ai djersit pika te medha gjaku,nuk ishte barre e lehte ajo qe kishte per te mbajtur mbi supet e Tij te bekuara ;dhe kur Ai hapi zemren e tij,perpjekja qe po bente per shpetimin e popullit te tij nuk ishte e dobet.Ishte Jezusi i zellshem,dhe ne te plogesht ?