16 mars

Publié le par alban

 

16 mars-mengjes {#Lexim i perditshem :#Josea 9 :1-10 :43} {Studim i shpejte :#Josea 15 :1-17 :18}

 

“Sepse para Teje une jam nje i huaj.” {#Psalm 39 :12}

 

Po,o Zot,para Teje por jo per Ty.Te gjithe tehuajtjen time natyrale kundrejt teje,hiri yt e ka hequr ne menyre te efektshme;dhe tani,ne shoqerim me Ty,eci mes kesaj bote mekatare si nje shtegetar ne nje vend te huaj.Ti je nje i huaj ne vete boten tende.Njeriu te harron,te çnderon,ben ligje te reja dhe zakone te papranueshme,dhe nuk te njeh.Kur Biri yt i shtrenjte erdhi te te vetet,te vetet nuk e priten Ate.Ai ishte ne bote,bota u be prej Tij dhe bota nuk e njohu.Kurre nuk kishte nje te huaj aq zog pikalosh midis zogjve  te çdo vendi sa Biri yt i dashur midis vellezerve te nenes se tij.Nuk eshte per tu habitur prandaj,nese une qe jetoj jeten e Jezusit,te jem i panjohur dhe i huaj ketu poshte.Zot,nuk dua te jem nje qytetar atje ku Jezusi ishte nje i huaj.Dora e tij e shpuar çlidhi litaret qe njehere e mbanin shpirtin tim te lidhur me token,dhe tani e gjej veten te huaj ne vend.Fjalimi im i duket ketyre Babilonasve midis te cileve banoj nje gjuhe barbare,sjellja ime eshte e veçante dhe veprimet e mia jane te çuditshme.Nje Tartar do ndjehej ne shtepine e vet ne Cipsaid me shume se une mund te ndjehesha ne strofullen e mekatarve.Por ketu eshte embelsia e riskut tim :jam nje i huaj me ty.Ti je bashkevuajtesi im,bashkeshtegetari im.O çfare gezimi qe te udhetosh ne nje shoqerim te tille te bekuar !Zemra ime digjet perbrenda gjate rruges kur Ti me flet,dhe edhe pse jam nje banor i perkohshem,jam shume me i lumtur se ato qe ulen ne frone dhe ndjehem si ne shtepine time me shume se ato qe banojne ne shtepite e tyre me tavan.

 

Nuk me mbetet as vend,as kohe

Vendi im eshte ne çdo klime;

Mund te jem i qete dhe pa shqetesim

Ne çdo breg,perderisa Zoti eshte aty.

 

Ndersa kerkojme ose menjanojme nje vend

Shpirti nuk gjen lumturi ne asnje :

Por me Zotin qe udheheq udhen tone

Te shkosh apo te qendrosh eshte gezim i njejte.

 

16 mars-mbremje

 

« Ruaje sherbetorin tend prej mekateve te vullnetit. » {#Psalmi 19 :13}

 

E tille ishte lutja e « njeriut sipas zemres se Zotit. »A kishte nevoje i shenjti David te lutej keshtu ?Sa e nevojshme,pra duhet te jete nje lutje e tille per ne qe jemi te sapolindur ne hir !Davidi sikur donte te thonte, « me permbaj perndryshe do te vrapoj kaperdimthi drejt honit te mekatit. »Natyra jone e lige,ashtu si nje kal damarkeq,eshte e afte te ike tutje.Hiri i Zotit vente frerin mbi te,dhe ta permbaj qe te mos vrapoje ne keqberesi.Me  i miri nga ne do bente gjene me te pabere nese Zoti ne provanine dhe hirin e tij nuk do te vinte pengesa !Lutja e psalmistit eshte e drejtuar kundra formes me te keqe te mekatit—ai qe kryhet me paramendim dhe vullnetshem.Edhe me  te shenjtet duhet qe « te frenohen » prej shkeljeve me te ndyra.Eshte nje gje solemne teksa shikojme apostullin Pal te paralajmeroje te shenjtet ne lidhje me mekatet me te urryeshem. « Prandaj bejini te vdekura gjymtyret tuaja qe jane mbi toke :imoralitetin,ndyresine,pasionin,deshiren e keqe dhe lakmine,qe eshte idhujtari. »Cfare,a kane nevoje te shenjtet te paralajmerohen kundra ketyre gjerave si keto ?Po,patjeter.Rrobat me te pastra,nese pastertia e tyre nuk ruhet prej hirit hyjnor,do te felliqen prej njollave me te zeza.I Krishtere me pervoje,mos u mburr ne pervojen tende ;akoma do te pengohesh nese nuk shikon te Ai qe eshte i afte te te ruaje prej se rrezuari.Ju qe keni dashuri te zjarrte,besim te njetrajtshem,shpresa te ndritshme,mos thoni, « Nuk do mekatojme kurre, » por klithni, « mos na shtjer ne ngasje. »Ka eshke sa duhet ne zemren e njeriut me te mire per te ndezur nje zjarr qe do digjej deri ne ferrin me te ulet,nese Zoti nuk shuan shkendijat teksa keto bien.Kush do kishte enderruar valle se Loti i drejte do te gjendej i pire,dhe duke kryer papasterti ?Hazaeli thote, « a eshte sherbetori yt nje qen qe te beje kete gje ? » dhe ne jemi shume te prirur per te bere te njejten pyetje vetedrejtesie.Urtesia e pafundme na sherofte prej çmendurise se vete besimit.

Publicité

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article