19 mars

Publié le par alban

 

19 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Josea 17 :1-19 :51} {Studim i shpejte :#Judea 1 :1-2 :23}

 

“I forcuar ne besim.” {#Romakeve 4:20}

 

I Krishtere,perkujdesi per besimin tend;kujto se besimi eshte e vetmja udhe prej se ciles mund te fitosh bekime.Nese duam besime prej Zotit,asgje nuk mund t’i sjelle poshte perveçse besimi.Lutja nuk mund te terheqe poshte pergjigje prej fronit te Zotit perçse kur eshte lutja e zellshme e nje njeriu qe beson.Besimi eshte korrieri engjellor midis shpirtit dhe Zotit Jezus ne lavdi.Le te terhiqet engjelli,nuk do mund as te dergojme lutje lart,as te marrim pergjigje.Besimi eshte teli telegrafik qe lidh token dhe qiellin—ne te cilin mesazhi i dashurise se Zotit flutoron kaq shpejt sa perpara se ne therrasim Ai pergjigjet dhe ndersa jemi duke foluar Ai na degjon.Por nese teli telegrafik i besimit keputet si mund te marrim valle premtimin?A jam ne trazire?—Mund te fitoj ndihme per traziren me ane te besimit.A jam i lekundur andej kendej prej armikut?—shpirti im  perkulet me ane besimit mbi Strehen e tij te shtrenjte.Por hiqe besimin—me kot i bej thirrje Zotit.Nuk ka rruge midis shpirtit tim dhe qiellit.Ne kohen me te rrepte dimerore besimi eshte rruga mbi te cilen kuajt e lutjes mund te udhetojne—po,dhe aq me mire per ngricen prerese;por blloko rrugen,dhe si valle mund te komunikojme me Mbretin e Madh?Besimi me lidh me hyjnine.Besimi me vesh me fuqine e Zotit.Besimi ve ne anen time plofuqishmerine e Te Perjetshmit.Besimi siguron çdo atribut te Zotit per mbrojtjen time.Me ndihmon te sfidoj ushtrite e ferrit.Me ben qe te eci triumfalisht mbi zverkun e armiqve te mi.Por pa  besim si valle mund te marr ndonje gje prej Zotit?Ai qe lekundet—qe eshte si nje dallge e detit—te mos prese se ka per te marre ndonje gje prej Zotit!O,atehere,I Krishtere,ruaje mire besimin tend;sepse me te mund te fitosh te gjitha gjerat,sado i varfer qofsh,por pa te nuk mund te fitosh asgje.”Nese mund te besosh,te gjitha gjerat jane te mundura per ate qe beson.”

 

19 mars-mbremje

 

“Dhe ajo hengri sa u ngop dhe vuri menjane tepricat.” {#Ruthi 2 :14}

 

Sa here qe jemi te privilegjuar te hajme prej bukes qe Jezusi jep,jemi,ashtu si Ruthi,te kenaqur me vaktin e shijshem dhe te plote.Kur Jezusi eshte bujtesi asnje mik nuk shkon me bosh prej tryezes.Koka jone eshte e kenaqur me te verteten e çmuar qe Krishti zbulon ;zemra jone eshte e kenaqur me Jezusin,si objekti i dashur i dashurise ;shpresa jone eshte e kenaqur,sepse ke kemi valle ne qiell perveçse Jezusin ?dhe deshira jone eshte e ngopur,sepse per çfare mund te deshirojme me shume se sa « te njohim Krishtin dhe te gjendemi ne Te ? »Jezusi mbush ndergjegjen tone derisa eshte ne paqe te perkryer ;gjykimin tone me bindjen e sigurise se mesimeve te Tij,memorien tone me kujtesen se çfare Ai ka bere,dhe perfytyrimin tone me perspektivat se çfare do te beje akoma.Ashtu si Ruthi u ngop  dhe vuri menjane tepricat, »po ashtu eshte me ne.Kemi pire gllenjka te thella ;kemi menduar se  mund te merrnim gjithçka prej Krishtit ;por kur kemi bere ate çmundnim na u desh te veme menjane nje mbetje te bollshme.Jemi ulur ne tryzen e dashurise se Zotit,dhe kemi thene, « Asgje perveçse e pafundmja mund te me kenaqe ;jam nje mekatar aq i madh sa me duhet merite e pafundme per te lare mekatet e mia ; » por kemi patur mekatet tona te fshira,dhe zbuluam se kishte mbetur akoma merite ;patem urine tone te lehtesuar ne festen e dashurise se shenjte,dhe zbuluam se kishte mbetur plot mish shpirteror.Ka disa gjera te embla ne Fjalen e Zotit qe nuk i kemi gezuar akoma,dhe qe jemi te detyruar ti leme per pak kohe ;sepse jemi si dishepujt qe Jezusi u tha, « Shume gjera kam ende per t’ju thene,por ju tani nuk mund t’i mbani. »Po,ka hire  te cilat nuk i kemi kapur  akoma ;vende bashkesie me afer Krishtit qe nuk i kemi arritur ;dhe lartesi shoqerimi qe kembet tona nuk kane ngjitur.Ne çdo banket dashurie ka shume shporta me mbetje.Le te madherojme bujarine e Boazit tone te lavdishem.

Publicité

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article