20 mars
20 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Josea 20 :1-21 :45} {Studim i shpejte :#Juda 3 :1-5 :31}
“I dashuri im.” {#Kantiku i kantikeve 2:8}
Ky ishte nje emer i arte qe Kisha e vjeter ne çastet me te gezueshme te saj e kishte zakon t’i jipte Te Vajosurit te Zotit.Kur koha e kengeve te zogjve kishte ardhur dhe zeri i te dashuruares degjohej ne token e saj,melodia e saj e dashurise ishte me e embel se gjithçka tjeter,teksa kendonte,”I dashuri im eshte imi dhe une jam e tij:ai e kullot kopene midis zambakeve.”Ne kantikun e kantikeve te saj perhera ajo e therret ate me ate emer te kendshem,”I dashuri im!”Edhe ne dimrin e gjate kur idhujtaria pati vyshkur kopshtin e Zotit,profetet e Tij gjeten vend per te vene menjane barren e Zotit per nje periudhe,dhe te thonin,ashtu si Esaia,”Dua te kendoj per te dashurin tim nje kantik te mikut tim lidhur me vreshtin e tij.”Edhe pse te shenjtet nuk e paten pare kurre fytyren e Tij,edhe pse Ai nuk ishte bere akoma mish,as nuk pati banuar akoma midis nesh,dhe njeriu nuk a pati soditur lavdine e Tij,prapeseprape Ai ishte ngushellimi i Izraelit,shpresa dhe gezimi i te gjithe te zgjedhurve,”i dashuri” i atyre te gjitheve qe ishin te drejte perpara Shume Te Lartit.Ne ditet e veres se Kishes,ne e kemi zakon gjithashtu te flasim per Krishtin si i dashuri me i dashur i shpirtit tone,dhe te ndjejme se Ai eshte shume i çmuar,”ai dallon nder dhjete mijera vete.”Aq e vertete eshte se Kisha e do Jezusin dhe e quan Ate si te dashurin e saj,sa apostulli guxon te sfidoje gjithe universin per ta ndare ate prej dashurise se Krishtit,dhe shpall se as persekutimet,as trishtimet,as pikellimet,as rreziku ose shpata nuk kane qene te afte ta bejne ate gje;jo,ai mburret me gezim,”Ne te gjitha keto gjera ne jemi me shume se fitimtare me ane te Atij qe na deshi.”
O njohshim me shume per Ty,Ti i çmuari perhera!
Zoterimi im i vetem eshte dashuria jote;
Ne toke poshte,ose qiell lart,
Nuk kam gje tjeter;
Edhe pse me kerkese te zjarrte lutem,
Dhe te bezdis dite per dite,
Nuk te kerkoj asgje me shume.
20 mars-mbremje
« Burra,duajini grate,ashtu siç e deshi Krishti kishen. » {#Efezianeve 5 :25}
Cfare shembull te arte Krishti i jep dishepujve te tij !Pak mesues do guxonin te thonin,”Nese do donit te vinit ne praktike mesimin tim,imitoni jeten time;”por ashtu si jeta e Jezusit eshte transkripti i sakte i virtytit te perkryer,Ai mund te tregoje te Vetja e Tij si modeli i shenjterise,po ashtu si dhe mesuesi i saj.I Krishteri nuk duhet ti mungoje asgje prej Krishtit si modeli i tij.Nen çdo rrethane nuk duhet te jemi te kenaqur nese nuk pasqyrojme hirin qe ishte ne Te.Si bashkeshort,I Krishteri duhet te shikoje tek portreti i Krishtit Jezus dhe duhet te pikturoje sipas asaj kopje.I Krishteri i vertete duhet te jete nje bashkeshort i tille ashtu si Krishti ishte per kishen e Tij.Dashuria e bashkeshortit eshte e veçante.Zoti Jezus ushqen per kishen nje zemerdhembshuri te veçante,e cila eshte mbi pjesen tjeter te njerezimit : « Lutem per to,nuk lutem per boten. »Kisha e zgjedhur eshte e favorizuara e parajses,thesari i Krishtit,kurora e kokes se Tij,byzylyku i krahut te Tij,parzmorja e zemres se Tij,qendra dhe thelbi i dashurise se Tij.Nje bashkeshort duhet te doje gruan e tij me nje dashuri te vazhdueshme,sepse keshtu e do Jezusi kishen e Tij.Ai nuk ndryshon ne zemerdashurine e Tij.Ai mund te ndryshoje ne shfaqjet e zemerdashurise se Tij por vete zemerdashuria eshte akoma e njejte.Nje bashkeshort duhet te doje gruan e tij me nje dashuri zgjatese,sepse « asgje nuk do te jete e afte te na ndaje prej dashurise se Zotit,qe eshte ne Krishtin Jezus Zotin tone. »Nje bashkeshort i vertete e do gruan e tij me dashuri te ngrohte,te zjarrte dhe te forte.Nuk eshte thjesht nje lajke.Ah !i dashur,çfare mund te bente valle me shume Krishti per te provuar dashurine e Tij me shume se ç’beri ?Jezusi ka nje dashuri te gezuar kundrejt nuses se Tij :Ai e vlereson dashurine e saj,dhe gjen endje ne te me nje kenaqesi te embel.Besimtar,ti habitesh prej dashurise se Jezusit ;e admiron ate dashuri—a po e imiton?A eshte ne marredheniet e tua familjare rregulla dhe masa e dashurise tende—« ashtu si Krishti e deshi kishen ?