21 mars
21 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Josea 22 :1-24 :33} {Studim i shpejte :#Juda 6 :1-8:35}
“Do te shperndaheni,secili ne punet e veta dhe Mua do te me lini vetem.” {#Gjoni 16 :32}
Pak paten bashkesi me pikellimet e Getsemanes.Shumica e dishepujve nuk ishin mjaftueshem te perparuar ne hir per tu pranuar te veshtrojne misteret e « agonise. »Te zene me festen e pashkes ne vete shtepine e tyre,ato perfaqsojne shumicen qe jetojne sipas shkronjes por qe jane thjesht te sapolindur persa i perket frymes se ungjillit.Dymbedhjete,jo,njembedhjete i ishte dhene privilegji te hynin ne Getsemane dhe te shikonin « kete pamje te madhe. »Prej te njembedhjeteve,tete u lane ne largesi ;ato paten shoqerim por jo te atij lloji intim ku pranohen njerezit shume te dashur.Vetem tre shume te favorizuar mund t’i afroheshin vellos se trishtimit misterioz te Zotit tone :brenda asaj velloje edhe keto te tre nuk mund te hynin ;nje largesi sa nje hedhje guri duhet te lihej midis tyre.Ai duhet te shkelte rrushin vetem,dhe prej popullit nuk duhet te kishte asnje me Te.Pjetri dhe dy bijte e Zebedes,perfaqsojne ato pak te shquarit,te shenjtet me pervoje,qe mund te shenohen si « Eter ; »keta duke pasur punuar ne ujera te medha,mund ne nje fare shkalle te masin dallget gjigande Atlantike te pasionit te Shpetimtarit te tyre.Disa frymeve te perzgjedhur u eshte dhene,per te miren e te tjereve,dhe per ti forcuar ato per konflik te tmerrshem,te veçante dhe te ardhshem,te hyjne ne rrethin e brendshem dhe te degjojne pergjerimet e KryePriftit vuajtes ;ato kane bashkesi me Te ne vuajtjet e Tij dhe i perputhen vdekjes se Tij.Prapeseprape edhe keto nuk mund te depertojne ne vendet sekrete te brenges se Shpetimtarit. « Vuajtjet e tua te panjohura » eshte shprehja e jashtezakonshme e liturgjise greke :kishte nje dhome te brendshme ne dhembjen e Mesuesit tone,e mbyllur per njohurine dhe shoqerimin njerezor.Atje Jezusi « u la vetem. »Ketu Jezusi ishte me shume se kurre nje « Dhurate e pashprehshme ! »A nuk ka te drejte Uati kur kendon—
Dhe te gjitha gezimet e panjohura qe Ai jep
U blene me agoni te panjohura.
21 mars-mbremje
« A mund t’i bashkosh ti lidhjet e Plejadave,apo te zgjidhesh vargjet e Orionit ? {#Jobi 38 :31}
Nese te prirur per tu mburrur per aftesite tona,madheria e natyres shpejt na tregon se sa imcake qe jemi.Nuk mund te levizim as dhe me te voglin prej yjeve vezellites,ose te shuajme edhe nje prej rrezeve te mengjesit.Ne flasim per fuqi,por qiejt qeshin me ne me tallje.Kur Plejadat shkelqejne ne pranvere me gezim pranveror ne nuk mund ti permbajme ndikimet e tyre dhe kur Orioni mbreteron lart,dhe viti eshte i lidhur ne zinxheret e dimrit,ne nuk mund t’i çtendosim litaret e akullt.Stinet kembehen sipas caktimit hyjnor,po ashtu rraca njerezore nuk mund te beje ndryshim ketu.Zot,çfare eshte njeriu ?
Ne boten shpirterore si ne ate natyrore,fuqia e njeriut eshte e kufizuar ne te gjitha anet.Kur Fryma e Shenjte perhap endjet e saj ne shpirt,asnje nuk mund te ngase ;e gjitha ligesia dhe finokeria e njerezve jane te paefektshme per te permbajtur fuqine ngjallese te ngrohte te Ngushelluesit.Kur Ai denjon te vizitoje nje kishe dhe ta ngjalle ate,armiqte me te pandreqshem nuk mund t’i rezistojne vepres se mire ;ato mund ta perqeshin por nuk mund ta pengojne me shume se sa mund te terheqin mbrapa pranveren kur Plejadat qeverisin oren.Zoti e deshiron,dhe keshtu duhet te behet.Ne anen tjeter,nese Zoti ne sovranitet,ose ne drejtesi,lidh nje njeri keshtu qe ai eshte ne skllaveri shpirterore kush mund t’i jape valle liri atij ?Ai vetem mund te heqe dimrin e vdekjes shpirterore prej nje personi ose prej nje populli.Ai zgjidh vargjet e Orionit,dhe asnje perveçse Atij.Cfare bekimi qe eshte qe Ai mund ta beje ate.O befte nje mrekulli sonte.Zot,jipi fund dimrit tim,dhe ler qe te filloje pranvera ime.Me gjithe deshirat e mia te zjarrta nuk mund ta ngre shpirtin tim prej vdekjes dhe plogeshtise se tij,por te gjitha gjerat jane te mundura me Ty.Kam nevoje per ndikime qiellore,shkelqimet e pastra te dashurise Tende,rrezet e hirit Ten,driten e pamjes Tende,keto jane Plejada per mua.Vuaj shume prej mekatit dhe tundimit,keto jane shenjat e mia dimerore,Orioni im i tmerrshem.Zot,bej mrekullira ne mua,dhe per mua.Amen