22 mars
22 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Juda 1 :1-2 :23} {Studim i shpejte :#Juda 9 :1-11 :40}
“Si shkoi pak me tutje,u ul me fytyre perdhe dhe filloi te lutej” {#Mateu 26 :39}
Ka karakteristika mesimdhenese te veçanta ne lutjen e Shpetimtarit tone ne oren e tij te sproves.Ishte lutje e vetmuar.Ai u terhoq edhe prej te tre dishepujve te Tij te favorizuar.Besimtar,ji shume ne lutje fillikate,sidomos ne kohe sprove.Lutja e familjes,lutja shoqerore,lutja ne Kishe,nuk do te mjaftoje,keto jane shume te çmuara,por aroma me e mire do jete prej temjanit tend ne perkushtimet e tua private,kur asnje vesh nuk te degjon perveç atyre te Zotit.
Ishte lutje e perunjur.Lluka tha se Ai u gjunjezua,por nje tjeter ungjillor thote Ai « u ul me fytyren perdhe. »Ku,atehere,duhet te jete vendi YT,ti o sherbetor i perunjur i Mesuesit te madh ?Pluhuri dhe hiri duhet te mbuloje koken tende !Perunjesia na jep pikembeshtetje ne lutje.Nuk ka shprese per mbizoterim me Zotin nese nuk e ulim veten qe te na ekzaltoje ne kohen e duhur.
Ishte lutje birnore. « Aba,At. »Do te te duket nje keshtjelle ne diten e sproves per te marre si mbrojtje adoptimin tend.Nuk ke te drejta si nje subjekt,i ke humbur prej tradhetise tende ;por asgje nuk mund te heqi te drejten e nje femije per mbrojtjen aterore.Mos druaj te thuash, « Ati im,degjo klithmen time. »
Ve re se ishte nje lutje kembngulese.Ai u lut tre here.Mos pusho derisa te mbizoterosh.Ji si e veja bezdisese,ardhja e vazhdueshme e te ciles fitoi ate qe pergjerimi i saj i pare nuk mund te fitonte.Vazhdo ne lutje,dhe ji vigjilent ne te njejtin falenderim.
Se fundmi,ishte lutja e dorezimit. « Megjithate,jo siç dua Une po siç do Ti. »Dorezo,dhe Zoti do te jape.Le te jete ashtu si Zoti do,dhe Zoti do te caktoje me te miren.Ji i kenaqur ta lesh lutjen tende ne duart e Tij,I Cili e di kur te jape dhe si te jape dhe çfare te jape dhe çfare te mbaje.Keshtu qe,duke u pergjeruar,me zell,me bezdisje,prapeseprape me perunjesi dhe dorezim,me siguri qe do mbizoterosh.
22 mars-mbremje
« O Ate,dua qe edhe ata,qe me ke dhene,te jene me Mua ku jam Une. » {#Gjoni 17 :24}
O vdekje !pse e prek valle pemen poshte degeve te shtrira te se ciles lodhja çlodhet ?Pse heq tutje te shkelqyeshmin e tokes,ne te cilin eshte e gjithe kenaqesia jone ?Nese duhet qe te perdoresh sepaten tende,perdore mbi pemet qe nuk japin fryt ;do mund te falenderoheshe atehere.Por pse do rrezosh perdhe kedrat e pashem te Libanit ?O mbaj sepaten tende dhe kurse te drejtin.Por jo,nuk duhet te jete keshtu ;vdekja godet me te pashmin e shokeve tane ;me zemergjeri,me i pershpirtshmi,me i shenjti,me i perkushtuari duhet te vdese.Dhe pse ?Eshte me ane te lutjes mbizoteruese se Jezusit—‘At,dua qe edhe ata qe me ke dhene te jene me Mua ku jam Une. »Eshte ajo qe i mban ato mbi krahe shqiponje per ne parajse.Sa here qe nje besimtar ngjitet prej kesaj toke ne parajse,eshte nje pergjigje e lutjes se Krishtit.Nje fetar i vjeter i mire veren, « Shume here Jezusi dhe njerezit e Tij terheqin njeri tjetrin ne lutje.Ti pergjunjesh ne lutje dhe thua « At,dua qe te shenjtet e tu te jene me mua atje ku jam » ;Krishti thote, « At,dua qe edhe ata qe me ke dhene,te jene me Mua ku jam Une. »Keshtu qe dishepulli eshte ne keqkuptim me Zotin e tij.Shpirti nuk mund te jete ne dy vende:te dashurit nuk mund te jene me Krishtin dhe me ty gjithashtu.Tani,kush pergjerues do te fitoje ?Nese do kishe per te zgjedhur ;nese Mbreti do zbriste prej fronit te Tij,dhe te thoshte, « Ketu ka dy pergjerues duke u lutur ne kundershtim me njeri tjetrin,kush do te marre pergjigje ? »O !Jam i sigurte,edhe sikur te ishte agoni,do ngriheshe perpjete dhe do thoje, « Jezus,jo siç dua une po siç do Ti. »Do te hiqje dore prej lutjeve te tua per jeten e te shtrenjteve te tu,nese do kuptoje se Krishti eshte duke u lutur ne drejtim te kundert—« At,dua qe edhe ata qe me ke dhene,te jene me Mua ku jam Une. »Zot,do t’i kesh ato.Me ane te besimit i leme te shkojne.