9 tetor

Publié le par alban

9 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Mateu 21 :1-22 :46}  {Studim i shpejte :#Mateu 26 :1-28 :20}

 

“Ai qe mund t’ju ruaje se mos te rrezoheni. »  {#Juda 1 :24}

 

Ne nje fare kuptimi udha per ne qiell eshte shume e sigurte,por ne ane te tjera nuk ka rruge aq te veshtire.Eshte e mbushur me veshtiresi.Nje hap i gabuar (dhe sa e lehte ta besh ate hap nese hiri mungon),dhe biem poshte.Cfare shtegu rreshqites eshte ai qe disa nga ne kane shkelur !Sa shume here duhet te therrasim bashke me Psalmistin, «Por,sa per mua,gati gati po me pengoheshin kembet dhe per pak hapat e mia do te shkisnin. »Nese do ishim te forte,malesore te forte,kjo nuk do te kishte dhe aq shume rendesi ;por ne vetvete,sa te dobet jemi !Ne rruget me te mira ne shpejt do te na merreshin kembet,ne shtigjet me te sheshta ne me shpejtesi pengohemi.Keta gjunj te dobet tonet mund te mbeshtetin me zor peshen tone te shalakatur.Nje fije kashte mund te na hedhe poshte,dhe nje guralec mund te na plagose ;ne jemi thjesht femije duke bere hapat tona te para me luhatje ne ecjen e besimit,Ati yne qiellor na mban prej dore se perndryshe shpejt do te ishim poshte.O,nese ruhemi prej se reni,sa duhet ta bekojme fuqine e duruar qe na ruan dite mbas dite !Mendo sa te prirur qe jemi per te mekatuar,sa te afte per te zgjedhur rrezikun,sa te forte prirja jone te hedhim poshte vetveten,dhe keto persiatje do te na bejne ne te kendojme me embel se sa kemi bere ndonjehere, « Lavdi i qofte Atij,qe eshte i afte te na ruaj se mos rrezohemi. »Ne kemi shume armiq qe kerkojne te na shtyjne poshte.Rruga eshte e ashper dhe ne jemi te dobet,por per me teper,armiqte zene pusi,dhe dalin jashte atehere kur ne nuk i pritnim,dhe punojne te na zene ne gabim,ose ta na gremisin poshte ne honin me te afert.Vetem nje krah i Fuqishem mund te na ruaje ne prej ketyre armiqsh te padukshem,qe po perpiqen te na shkatarrojne.Nje krah i tille eshte i hedhur ne beteje per mbrojtjen tone.Besnik eshte Ai qe ka premtuar,dhe Ai eshte i afte te na ruaje se mos rrezohemi,keshtu qe me nje ndijim te thelle te dobesise sone te plote,ne mund te gezojme nje besim te forte ne sigurine tone te perkryer,dhe te themi,me nje mirebesim te gezueshem,

 

Kunder meje toka dhe ferri te bashkuara,

Por ne anen time eshte fuqia hyjnore ;

Jezusi eshte gjithçka dhe Ai eshte imi !

 

 

9 tetor-mbremje

 

« Ai nuk i ktheu pergjigje. »  {#Mateu 15:23}

 

Kerkuesit e vertete qe deri tani nuk kane fituar bekimin,mund te ngushellohen prej historise perpara nesh.Shpetimtari nuk e dha menjehere bekimin edhe pse gruaja pati besim te madh ne Te.Ai kishte ndermend ta jipte ate,por priti nderkohe.”Ai nuk i tha as dhe nje fjale.”A nuk ishin lutjet e saja te mira?Kurrkund me te mira.A nuk ishte ajo ne nevoje?Trishtueshmerisht ne nevoje.A nuk e ndjente ajo nevojen e saj mjaftueshem?Ajo e ndjeu ate si nje peshe shtypese.A nuk ishte e zellshme aq sa duhet?Ajo ishte teper e zellshme.A nuk pati besim?Ajo pati nje shkalle aq te larte besimi sa edhe Jezusi u çudit,dhe tha,”O grua,i madh eshte besimi yt.”Shiko atehere,edhe pse eshte e vertete se besimi sjell paqe,prapeseprape nuk e sjell ate ne nje çast.Mund te kete disa arsye per venien ne prove te besimit se sa per shperblimin e besimit.Besimi i vertete mund te jete ne shpirt si nje fare e fshehur,por deri tani mund te mos kete buçkuar dhe lulezuar ne gezim dhe paqe.Nje heshtje e dhimbshme prej Shpetimtarit eshte sprova me e renkueshme per shume shpirtra kerkues,por akoma me e rende eshte dhembja e nje pergjigje te ashper te mprehte si kjo,”Nuk eshte mire te marresh buken e femijeve dhe tia hedhesh qenve.”

Shume ne te pritur Zotin gjejne kenaqesi te menjehershme,por ky nuk eshte rasti me te gjithe.Disa,ashtu si roja e burgut,kthehen ne nje çast prej erresires ne drite,por te tjere jane bime te nje rritje me te ngadalshme.Nje ndijim me i thelle mekati mund tju jipet ne vend te ndijimit te faljes dhe ne rast te tille ju do keni nevoje per durim per ti bere balle goditjes se rende.Ah!zemer e gjore,edhe sikur Krishti te rrahe dhe te te dermishi,ose edhe sikur te te vriste,besohe Ate;edhe sikur te te jipte nje fjale te zemeruar,beso ne dashurine e zemres se tij.Te pergjerohem mos hiq dore te kerkosh ose te besosh Zotin tend,sepse nuk ke arritur akoma gezimin e ndergjegjshem te cilin ti e deshiron me zjarr.Braktisja veten Atij,dhe varu mbi te me kembengulje edhe atje ku ti nuk mund te shpresosh me gezueshmeri.

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article