10 tetor
10 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Mateu 23:1-24:51} {Studim i shpejte:#Marku 1:1-3:35}
“Pa te meta para lavdise se Tij.” {Juda 1 :24}
Rrotullo ne mendjen tende ate fjale te mrekullueshme,te pamete ! »Ne jemi larg saj tani ;por perderisa Zoti yne kurre nuk deshton ne perkryerjen e vepres se tij te dashurise,ne do ta arrijme ate nje dite.Shpetimtari qe do te ruaje popullin e tij deri ne fund,do ti paraqese ato gjithashtu para vetvetes,si « nje Kishe e lavdishme,pa njolle,ose rrudhe ose ndonje gje te ngjashme,por te shenjte dhe pa te meta. »Te gjithe margaritaret ne kuroren e Shpetimtarit jane te cilesise se pare dhe pa as dhe nje cen.Te gjitha vajzat shoqeruese qe kujdesen per gruan e Qengjit jane virgjeresha te pastra pa njolle ose pulla.Por si do te na beje ne Jezusi te pamete ?Ai do te na laje ne prej mekateve tona ne vete gjakun e tij derisa te jemi te bardhe dhe te paster ashtu si engjejt me te paster te Zotit ;dhe ne do te vishemi ne drejtesine e tij,ajo drejtesi qe e ben te shenjtin qe e vesh ate pozitivisht te pamete ;po,te perkryer ne syte e Zotit.Ne do te jemi te paqortueshem dhe te pakritikueshem para tij.Ligji i tij jo vetem qe nuk do te kete ndonje akuze kunder nesh por do te madherohet ne ne.Me teper,vepra e Frymes se Shenjte perbrenda nesh do te jete gjithashtu e plote.Ai do te na beje perkryeshmerisht te shenjte,qe te mos kemi prirje te zgjatur per mekat.Gjykimi,memorja,vullneti—çdo fuqi dhe pasion do te çlirohet prej roberise se te ligut.Ne do te jemi te shenjte ashtu si Zoti eshte i shenjte,dhe ne pranine e tij ne do te banojme perhera.Te Shenjtet nuk do te jene te tepert ne qiell,bukuria e tyre do te jete po aq e madhe sa vendi i pergatitur per to.O ekstaza e asaj ore kur dyert e perjetshme do te ngrihen lart,dhe ne,te bere gati per trashegimin,do te banojme me te shenjtet ne drite.Mekati i larguar,Satani i burgosur,tundimi i kaluar perjete,dhe ne vete « te pamete »perpara Zotit,kjo do te jete parajsa me te vertete !Le te jemi te gezuar tani teksa perserisim kengen e lavdise se perjetshme se shpejti per tu bashkuar ne nje kor me te gjithe ushtrine e lare prej gjakut ;le te kopjojme ekzaltimet e Davidit perpara arkes si nje prelud i ekzaltimeve tona perpara fronit.
10 tetor-mbremje
« Do te te çliroj nga duart e njerezve te keqinj dhe do te te shpengoj nga duart e njerezve te dhunshem. »
Vini re personalitetin e lavdishem te premtimit.Une do te,une do te, Vete Zoti I Perjetshmi nderhyn per te shpetuar dhe shpenguar popullin e tij.Ai zotohet vete personalisht per ti ndihmuar ato.Vete krahu i tij do ta beje,qe Ai te kete lavdine.Ketu nuk ka as dhe nje fjale te thene ne lidhje me ndonje perpjekje tonen qe mund te nevojitet per te ndihmuar Zotin.As forca jone as dobesia jone nuk jane marre ne llogari,por vetem Une,ashtu si dielli ne qiej,shkelqen rrezellites ne te gjithe mjaftueshmerine e tij.Pse i llogarisim ne atehere forcat tona,dhe keshillohemi me mishin dhe gjakun ne lidhje me plagen tone te dhembshme ?I Perjetshmi ka fuqi mjaftueshem pa e marre hua ate prej ndonje krahu imcak.Paqe,ju mendime mosbesuese,jini te qeta,dhe ta dini se Zoti mbreteron.As ka aty ndonje aluzion ne lidhje me mjete dhe shkaqe dytesore.Zoti nuk tha asgje per shoket dhe ndihmuesit :Ai e merr vet punen ne dore,dhe nuk ndjen nevoje per krahet njerezore per ta ndihmuar ate.Te kota jane shikimet tona perreth shokeve tane dhe te afermeve tane ;ato jane kallame te thyer nese mbeshtetemi mbi to—shpesh te pavullnetshem kur te afte,dhe te paafte kur jane te vullnetshem.Perderisa premtimi vjen vetem prej Zotit,do te jete mire te presim vetem Ate,dhe kur bejme keshtu,pritja jone kurre nuk deshton.Kush jane valle te keqinjt qe duhet ti kemi frike ?Zoti do ti konsumoje teresisht ato ;ato jane per tu pasur meshire se sa per tu pasur frike.Per sa i perket te tmerrshmeve,ato jane vetem tmerre per ato qe nuk kane Zot ku te shkojne,sepse kur Zoti eshte ne krahun tone,ke do te kemi frike ?Nese ne vrapojme ne mekat per te kenaqur te ligun,ne kemi arsye per tu alarmuar,por nese e mbajme fort ndershmerine tone,zemerimi i tiraneve do te mposhtet per te miren tone.Kur peshku gelltiti Joelin,iu duk nje cope qe nuk mund ta treste dot ;dhe kur bota gllaberon Kishen,eshte e gezuar ta heqi qafe ate perseri.Ne çdo kohe te nje sprove te zjarrte,le te zoterojme shpirtrat tane ne durim.