21 qershor

Publié le par alban

21 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Jobi 25 :1-29 :25} {Studim i shpejte:#Jobi 32:1-34:37}

 

“Ti je shume i bukur nder te gjithe bijte e njerezve.” {#Psalmi 45:2}

 

I gjithe personi i Jezusit eshte si nje gur i çmuar dhe jeta e Tij eshte e gjitha nje gjurme e vules se Tij.Ai eshte i teri i plote;jo vetem ne pjeset e Tij te ndryshme por si nje e tere e hijshme e lavdishme.Karakteri i Tij nuk eshte nje mase ngjyrash te bukura te perziera ngatarrueshem,as nje grumbull guresh te vlefshem te vene pa kujdes siper njeri tjeterit;Ai eshte nje pikture bukurie dhe nje parzmore lavdie.Në Te, “te gjitha gjerat qe kane emer te mire” jane ne vendin e tyre te duhur dhe ndihmojne ne zbukurimin e njera tjetres.As dhe nje tipar ne personin e Tij te lavdishem nuk terheq vemendjen ne dem te te tjereve,por Ai eshte perkryershmerisht dhe i teri terheqes.

 

O,Jezus!Fuqia,hiri,drejtesia,butesia,e verteta,madheshtia dhe pandryshueshmeria jote bejne nje njeri te tille,ose me sakte nje Zotnjeri te tille sa as qielli as toka nuk e kane pare gjetiu.Femijeria Jote,perjetesia Jote,vuajtjet e Tua,triumfet e Tua,vdekja Jote dhe pavdekesia Jote,jane te gjitha te  thurura ne nje endje te mrekullueshme,pa tegel ose grisje.Ti je muzike pa keqtingellim;Ti je i shumte dhe prapeseprape i pandare;Ti je te gjitha gjerat dhe prapeseprape jo i ndryshem.Ashtu si te gjitha ngjyrat shkrihen ne nje ylber te shkelqyeshem po ashtu te gjitha lavdite e qiellit dhe tokes takohen ne Ty dhe bashkohen kaq mrekullueshem sa nuk ka asgje si Ti mes gjitha gjerave;jo,nese te gjitha virtytet e me te shkelqyeshmit te lidheshin ne nje tufe,ato nuk do mund te mateshin me Ty,Ti,pasqyra e çdo perkryerje.Ti je vajosur me vajin e shenjte te mirres dhe kaisis,qe Zoti yt ka vene menjane vetem per Ty dhe sa per aromen Tende,eshte si parfumi i shenjte,qe nuk mund te krahasohet me asnje tjeter;çdo erez eshte aromatike por perberja eshte hyjnore.

 

O simetri e shenjte!O,lidhje e shenjte

E shume perkryerjeve per te bere nje perkryerje!

O muzike qiellore,te gjitha pjeset ndeshen

Ne nje melodi te embel per te bere nje embelsi te perkryer!

 

 

21 qershor-mbremje

 

« Megjithate themeli i forte i Perendise qendron i patundur. » {#2 Timoteu 2 :19}

 

Themeli mbi te cilin prehet besimi yne eshte ky,se « Perendia e pajtoi boten me Veten e Vet ne Krishtin,duke mos ua llogaritur njerezve shkeljet e tyre. »Fakti i madh mbi te cilin mbeshtetet besimi i vertete eshte se « Fjala u be mish dhe banoi midis nesh, » dhe se « Krishti vdiq nje here e pergjithmone per mekatet,i drejti per te padrejtet » ; « Ai Vete i barti mekatet tona ne trupin e Vet ne drurin e kryqit » ; « Ndeshkimi per te cilin kemi paqen eshte mbi Te dhe per shkak te vurratave te Tij ne jemi sheruar. »Ne nje fjale,shtylla e madhe e shpreses se Te Krishterit eshte zevendesimi.Flijimi zevendesues i Krishtit per fajtorin,Krishti i bere mekat per ne qe ne te behemi drejtesia e Zotit ne Te,Krishti qe ofron nje flijim shlyes dhe zevendesues te vertete dhe te pershtatshem ne vend,ne dobi te aq shume sa Ati i dha Atij,te cilet jane te njohur prej Perendise me emer dhe njihen ne zemrat e tyre prej besimit ne Jezus—ky eshte fakti themelor i ungjillit.Nese ky themel do hiqej,çfare do benim valle ?Por ai qendron i palekundur ashtu si froni i Zotit.Ne e njohim ;prehemi ne te ;gezohemi ne te dhe kenaqesia jone eshte ta mbajme fort ate,te persiatim mbi te,ta shpallim ate,ndersa deshirojme te levizim dhe te vihemi ne veprim prej mirenjohjes ne çdo pjese te jetes dhe bisedes sone.Ne ditet e sotshme,nje sulm i drejteperdrejte po kryhet ndaj doktrines se shlyerjes.Njerezit nuk mund ta durojne dot zevendesimin.Ato skermitin dhembet prej mendimit te Qengjit te Zotit qe mban mekatin e njeriut.Por ne,qe njohim me ane te perjetimit çmueshmerine e kesaj te vertete,do ta shpallim me siguri dhe pareshtur ne kundershtim me to.As nuk do ta hollojme as nuk do ta ndryshojme,as nuk do ta therrmojme ne ndonje forme ose menyre.Akoma ajo e vertete do te jete Krishti,nje zevendesues i vertete,qe mban fajin njerezor dhe qe vuan ne vend te njeriut.Ne nuk mund,nuk guxojme te heqim dore prej saj,sepse eshte jeta jone dhe megjithe polemikat ne mendojme se « Megjithate,themeli i forte i Perendise qendron i patundur. »

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article