22 qershor
22 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Jobi 30:1-33:33} {Studim i shpejte:#Jobi 35:1-37:24}
“Ai do te ndertoje tempullin e Zotit,do te mbulohet me lavdi.” {#Zakaria 6:13}
Vete Krishti eshte ndertuesi i tempullit te Tij shpirteror dhe Ai e ka ndertuar ate mbi malet e dashamiresise se Tij te pandryshueshme,mbi hirin e Tij te plotfuqishem dhe mbi vertetesine e Tij te pagabueshme.Por ashtu siç ishte ne tempullin e Salomonit po ashtu edhe ne kete;materialet nevojiten te behen gati.Aty jane “Kedrat e Libanit,” por ato nuk jane te gdhendur per ndertesen;nuk jane prere nuk jane formuar dhe bere derrasa kedri,bukuria erekendshme e te cilave do te gezoje oborret e shtepise se Zotit ne Parajse.Jane gjithashtu guret e palatuar akoma ne gurore;ato duhet te latohen dhe priten.E gjitha kjo eshte vete pune e Krishtit.Cdo besimtar eshte duke u pergatitur,lemuar dhe duke u bere gati per vendin e tij ne tempull;por jane vete duart e Krishtit ato qe kryejne punen e pergatitjes.Pikellimet nuk mund te shenjterojne,perveçse kur ato perdoren prej Tij me kete qellim.Lutjet dhe perpjekjet tona nuk mund te na bejne gati per qiellin,pa doren e Jezusit,I Cili formon zemrat tona ashtu siç duhet.
Ashtu si ne tempullin e Salomonit, “nuk u degjua zhurma e çekiçit,e sepates ose e ndonje vegle tjeter prej hekuri, » sepse gjithçka u soll teresisht gati per vendin e duhur qe kishte per te zene—po ashtu eshte me tempullin qe Jezusi nderton ;pergatitja eshte e gjitha e bere mbi toke.Kur do arrijme qiellin,nuk do kete shenjterim atje,pikellim apo vuajtje.Jo,ne duhet te behemi gati ketu—te gjithe kete Krishti do ta beje paraprakisht ;dhe kur ta kete bere,ne do kalohemi prej nje dore te dashur permes rrymes se vdekjes dhe do sillemi te Jeruzalemi qiellor per te qendruar si shtylla te perjetshme ne tempullin e Zotit tone.
Nen syrin dhe kujdesin e Tij
Ndertesa do ngrihet
Madheshtore,e forte dhe e hijshme
Dhe do shkelqeje lart qiejve.
22 qershor-mbremje
“Qe te mbeten ato qe jane te patundshme. » {#Hebrenjve 12 :27}
Ne kemi shume gjera nen zoterimin tone ne çastin e tanishem qe mund te tunden dhe eshte keq per nje Te Krishtere ti japi shume rendesi sepse nuk ka asgje te qendrueshme poshte ketyre qiejve shtellunga shtellunga ;ndryshimi eshte i shkruar mbi te gjitha gjerat.Prapeseprape,ne kemi disa gjera qe nuk mund te tunden dhe ju ftoj kete mbremje te mendoni mbi to,qe nese gjerat qe mund te lekunden do merreshin,te mund te nxirrnit ngushellim te vertete prej gjerave qe nuk mund te lekunden,te cilat do te mbeten.Cfaredo te kene qene humbjet e juaja,ose çfaredo qofshin,ju gezoni shpetim te tanishem.Ju jeni duke qendruar nen kemben e kryqit te Tij,duke besuar vetem ne meriten e gjakut te çmuar te Jezusit dhe asnje ngritje ose renie e tregjeve nuk mund te nderhyje ne shpetimin tuaj ne Te ;asnje vjedhje bankash,asnje falimentim nuk mund ta preke ate.Me pas,ti je kete mbremje nje femije i Zotit.Zoti eshte Ati yt.Asnje ndryshim rrethanash nuk mund te te lere pa te.Edhe i varferuar prej humbjesh dhe i zhvatur,ti mund te thuash, « Ai eshte akoma Ati im.Ne shtepine e Atit tim ka shume kthina ;prandaj nuk kam pse te shqetesohem. »Ti ke nje tjeter bekim te perhershem,domethene,dashurine e Jezu Krishtit.Ai qe eshte Zot dhe Njeri te do me gjithe forcen e natyres se Tij dashamirese—asgje nuk mund ta prishe ate.Pema e fikut mund te mos lulezoje dhe kopet te mos dalin më lendinave ;kjo nuk ka rendesi per njeriun qe mund te kendoje, « I dashuri im eshte imi dhe une jam i tij. »Ne nuk mund ta humbim trashegimine tone me te pasur dhe riskun tone me te mire.Cilado qofshin trazirat le te jemi te forte ;le te tregojme se nuk jemi femije te vegjel per tu na leshuar zemra prej asaj qe mund te ndodhe ne kete kohe kalimtare.Vendi yne eshte toka e Emanuelit,shpresa jone eshte lart ne qiell dhe prandaj,te qete si oqeani ne vere do te shikojme rrenojen e çdo gjeje tokesore dhe prapeseprape do gezohemi ne Zotin e shpetimit tone.