11 tetor

Publié le par alban

 

11 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Mateu 25 :1-26 :75}  {Studim i shpejte :#Marku 4:1-5:43}

 

« Le te ngreme lart zemrat tona dhe duart tona ne drejtim te Perendise se qiejve. » {#Vajtimet 3 :41}

 

Akti i lutjes na meson ne mbi pavlershmerine tone,gje qe eshte nje mesim shume shpetimtar per qenie aq krenare sa ne.Nese Zoti na jep ne favore pa na detyruar per tu lutur per to ne nuk do te njohim kurre sa te varfer qe jemi,por nje lutje e vertete eshte nje shpikese deshirash,nje katalog  nevojash,nje zbulese e nje varferie te fshehur.Ndersa eshte nje kerkese per pasurine hyjnore,eshte nje rrefim i zbrasetise njerezore.Gjendja me e shendetshme e  te Nje Krishteri eshte te jete gjithmone i zbrazet ne vetvete dhe duke u varur vazhdimisht mbi Zotin per furnizime ;te jete gjithmone i varfer ne vetvete dhe i pasur ne Jezus ;shume i dobet personalisht,por i fuqishem permes Zotit per te bere bema te medha ;dhe prandaj perdorimi i lutjes,sepse ndersa adhuron Zotin,e shtrin krijesen atje ku duhet te jete,ne pluhur.Lutja eshte ne vetvete,duke e veçuar prej pergjigjes qe merr,nje perfitim i madh per Te Krishterin.Ashtu si vrapuesi fiton force per garen me ushtrim te perditshem,po ashtu per garen e madhe te jetes ne fitojme energji me punen e shenjte te lutjes.Lutja vesh me pupla  krahet e zogjve te shqiponjes te Zotit,qe te mesojne te ngjiten siper reve.Lutja ngjesh ijet e luftetareve te Zotit,dhe i dergon ne beteje me dellet e tyre te perforcuara dhe muskujt e tyre te patundur.Nje lutes kembngules del prej kthines se tij,ashtu si  dielli ngrihet prej dhomave te lindjes,duke u gezuar si nje burre i forte per te kryer garen e tij.Lutja eshte ajo dora e ngritur e Moisiut qe shpartallon Amalekitet me shume se shpata e Jozueut ;eshte shigjeta e leshuar prej dhomes se profetit qe i parashikonte mundje Sirianve.Lutja ngjesh dobesine njerezore me fuqi hyjnore,kthen çmendurine njerezore ne urtesi qiellore,dhe i jep vdekatareve te trazuar paqen e Zotit.Ne nuk e dime se çfare mund te beje lutja !Ne te falenderojme ty Zot i madh per fronin e meshires,nje prove e zgjedhur e dashamiresise tende te mrekullueshme.Na ndihmo ta perdorim drejt pergjate kesaj dite !

 

11 tetor-mbremje

 

« Ata qe Ai ka paracaktuar keta edhe i ka thirrur.” {#Romakeve 8:30}

 

Ne letren e dyte Timoteut,kapitulli i pare,dhe vargu i nente,jane keto fjale—“Qe na ka shpetuar dhe na ka thirrur me nje thirrje te shenjte.”Tani,ketu eshte nje gurkyç me ane te cilit ne mund te provojme thirrjen tone.Eshte “nje thirrje e shenjte,jo sipas veprave tona,por sipas qellimit dhe hirit te tij.”Kjo thirrje ndalon çdo besim ne vete veprat tona,dhe na udheheq vetem te Krishti per shpetim,por me pas na pastron prej veprave te vdekura per te sherbyer Zotin e vertete dhe te gjalle.Ashtu siç Ai qe ju ka thirrur eshte i shenjte,po ashtu ju duhet te jeni te shenjte.Nese ju po jetoni ne mekat,ju nuk jeni te thirrur,por nese jeni me te vertete te Krishtit,ju mund te thoni,”Asgje nuk me dhemb aq shume sa mekati;deshiroj qe ta heq qafe;Zot,me ndihmo qe te jem i shenjte.”A eshte ky gulçimi i zemres tende?A eshte kjo drejtimi i jetes tende kundrejt Zotit,dhe vullnetit te tij hyjnor?Perseri,ne Filipianet 3:13,14,na flitet per “Thirrjen qiellore te Perendise ne Krishtin Jezus.”A eshte pra thirrja jote nje thirrje qiellore?A ka fisnikeruar zemren tende,dhe a ka vene mbi te gjera qiellore?A ka ngritur shpresat e tua,shijet e tua,deshirat e tua?A ka lartesuar rrjedhen e vazhdueshme te jetes tende,ne menyre te tille qe ti e shpenzon ate me Zotin dhe per Zotin?Nje tjeter test e gjejme ne #Hebrenjt 3:1—“Bashkepjesmarres te thirrjes hyjnore.”Thirrje hyjnore do te thote nje thirrje prej qiellit.Nese vetem nje njeri te therret,ti je i pathirrur.A eshte thirrja jote prej Zotit?A eshte nje thirrje per ne qiell po ashtu si nje thirrje prej qiellit?Nese nuk je nje i huaj ketu dhe qielli te jete shtepia jote,ti nuk je i therritur me nje thirrje hyjnore;sepse ato qe jane therritur keshtu,shpallin se presin te shohin qytetin me themele te sigurta,arkitekti dhe  ndertuesi i te cilit eshte Perendia,dhe ato vete jane te huaj dhe shtegetare mbi toke.A eshte thirrja jote e tille,e shenjte,qiellore,hyjnore?Atehere,i shumedashur,ti je i therritur prej Zotit,sepse e tille eshte thirrja me ane te ciles Zoti therret popullin e tij.

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article