12 tetor

Publié le par alban

12 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Mateu 27 :1-28 :20} {Studim i shpejte:#6:1-7:37}

 

“Do te mendoj thelle mbi urdherimet e tua.” {#Psalmi 119:15}

 

Ka periudha kur vetmia eshte me e mire se sa shoqeria,dhe heshtja me e urte se sa fjalimi.Ne do te ishim Te Krishtere me te mire nese te ishim me shume kohe vetem,duke pritur per Zotin,dhe duke mbledhur me ane te persiatjes mbi Fjalen e tij force shpirterore per pune ne sherbimin e tij.Ne duhet te mendojme mbi gjerat e Zotit sepse keshtu ne marrim ushqimin e vertete prej tyre.E verteta eshte diçka si vilet e rrushit:nese do donim te kishim vere prej tyre,ne duhet ti shtypim ti ngjeshim dhe ti shtrydhim shume here.Kemba duhet te ulet me gezim mbi vilet perndryshe lengu nuk do te rrjedhe;dhe cepat duhet te shtypen mire ose perndryshe shume prej lengut te çmuar do te humbase.Po ashtu dhe ne,me ane persiatjes,duhet te shkelim vilet e se vertetes,nese do donim te nxjerrim prej tyre veren e ngushellimit.Trupat tane nuk mbahen vetem duke marre thjesht ushqim ne goje,por proçesi qe me te vertete furnizon muskulin dhe nervin dhe dellin dhe kocken eshte proçesi i tretjes.Eshte me ane te tretjes qe ushqimi i jashtem behet nje me jeten e brendshme.Shpirtrat tane nuk ushqehen thjesht duke degjuar pak kete dhe me pas ate,dhe me pas pjesen tjeter te te vertetes hyjnore.Te degjosh,te lexosh,te shenosh,dhe te mesosh,te gjitha kerkojne tretje te brendshme per te permbushur dobishmerine e tyre,dhe tretja e brendshme e te vertetes qendron ne pjesen me te madhe ne persiatjen mbi te.Pse eshte valle se disa Te Krishtere,edhe pse degjojne shume predikime,nuk bejne veçse perparime te ngadalta ne jeten hyjnore?Sepse ato e neglizhojne kthinen e tyre,dhe nuk mendojne ashtu si duhet mbi Fjalen e Zotit.Ato e duan miellin po nuk e kalojne ne site ate;ato do donin te kene misrin por nuk shkojne ne fusha per ta mbledhur ate;fruti varet mbi dege por ato nuk duan ta kepusin ate;uji rrjedh ne kembet e tyre,por ato nuk duan te perkulen per ta pire ate.Prej nje çmendurie te tille na shpeto ne,o Zot,dhe te jete ky vendimi yne kete mengjes,”Do te mendoj thelle mbi urdherimet e tua.”

 

 

12 tetor-mbremje

 

“Ngushelluesi,Fryma e Shenjte.”  {#Gjoni 14:26}

 

Kjo kohe eshte veçanerisht dhenia e Frymes se Shenjte,ne te cilen Jezusi na gezon,jo me pranine e tij personale,ashtu si duhet ta beje here pas here,por me qendresen e brendshme dhe te vazhdueshme te Frymes se Shenjte,qe eshte gjithmone Ngushelluesi i Kishes.Eshte detyra e saj te ngushelloje zemrat e femijeve te Zotit.Ajo na bind per mekat;Ajo ndriçon dhe meson;por akoma pjesa kryesore e vepres se saj qendron ne te berin te hareshem zemrat e te riperteriturve,ne forcimin e te dobetit dhe ne ngritjen e atyre te gjitheve qe jane te perkulur.Ajo e ben kete duke i zbuluar Jezusin atyre.Fryma e Shenjte ngushellon,por Krishti eshte ngushellimi.Nese mund te perdorim kete imazh,Fryma e Shenjte eshte Mjeku por,Jezusi eshte mjekimi.Ajo sheron plagen,por e ben kete duke perdorur vajosjen e shenjte te emrit dhe hirit te Krishtit.Ajo nuk merr nga gjerat e veta por te gjerave te Krishtit.Keshtu qe nese ne i japi Frymes se Shenjte emrin grek Paraclete,ashtu siç bejme ndonjehere,atehere zemra jone i jep Zotit tone te bekuar Jezus titullin Paraclesis.Nese e para eshte Ngushelluesi,tjetri eshte Ngushellimi.Tani me te tilla furnizime per nevojen e tij,pse duhet qe I Krishteri te jete i trishtueshem dhe i pikelluar?Fryma e Shenjte eshte mobilizuar me hir per te qene Ngushelluesi yt:a ta merr mendja,o ti besimtar i dobet dhe dritherues,se Ajo do te jete neglizhuese e pergjeqsise se saj te shenjte?A ta merr mendja se Ajo ka ndermarre ate qe nuk mund ose nuk do te kryeje?Nese eshte vepra e saj e veçante te te forcoje dhe te te ngushelloje,a ta merr mendja se Ajo ka harruar punen e saj,apo se Ajo do te deshtoje ne detyren e shumedashur qe ka kundrejt teje?Jo,mos mendo kaq ashper mbi Frymen e bekuar dhe te bute emri i te ciles eshte “Ngushelluesi.”Ajo gezon te jape vajin e gezimit vajtimit ,dhe petkun e lavdise plogeshtise.Beso ne Te,dhe Ajo me siguri qe do te te ngushelloje derisa shtepia e vajtimit te mbyllet pergjithmone,dhe festa e marteses te kete filluar.

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article