13 tetor

Publié le par alban

13 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Marku 1 :1-3 :35}  {Studim i shpejte:#Marku 8:1-9:50}

 

“Trishtimi qe eshte sipas Perendise sjell nje pendim te pakthyeshem.”  {2 Kor 7:10}

 

Deshperimi shpirteror i vertete prej mekatit eshte vepra e Frymes se Zotit.Pendimi eshte nje lule teper e perzgjedhur per tu rritur ne kopshtin e natyres.Perlat rriten natyrshem ne stridhe,por pendimi nuk e tregon kurre veten ne mekataret perveçse kur hiri hyjnor e vepron ate ne to.Nese ke nje grimce urrejtje te vertete per mekatin,Zoti duhet ta kete dhene ate,sepse ferrat e natyres njerezore nuk prodhojne kurre as dhe nje fik te vetem.”Ajo qe eshte e lindur prej mishit eshte mish.”

 

Pendimi i vertete ka nje referim te dallueshem te Shpetimtarit.Kur ne pendohemi per mekatin,ne duhet te kemi nje sy mbi mekatin dhe nje tjeter mbi kryqin,ose do te ishte akoma me mire nese ne te ngulisim te dy syte mbi Krishtin dhe ti shikojme shkeljet tona vetem nen driten e dashurise se tij.

Trishtimi i vertete prej mekatit eshte teper praktik.Asnje njeri nuk mund te thote se ai e urren mekatin nese ai jeton ne te.Pendimi na ben qe te shikojme te ligen e mekatit,jo thjesht si teori,por me perjetim—ashtu si nje femije i djegur ka tmerr zjarrin.Ne duhet ta kemi po aq frike,sa nje njeri qe nuk ka shume kohe ka qene i ndaluar dhe i zhvatur ka frike prej hajdutit ne rrugen kryesore;dhe ne duhet ta menjanojme ate—ta menjanojme ne gjithçka—jo vetem ne gjerat e medhaja,por ne gjerat e vogla,po ashtu si njerezit i largohen neperkave te vogla po ashtu si gjarperinjve te medhenj.Pikellimi i vertete prej mekatit na ben ne shume xheloz per gjuhen tone,se mos thote nje fjale te gabuar;ne duhet te jemi shume te kujdesshem per veprimet tona te perditshme,se mos fyejme ne ndonje gje,dhe çdo nate ne do te mbyllim diten me rrefime te dhimbshme te mungesave,dhe çdo mengjes te zgjohemi me lutje te ankthshme,qe kete dite Zoti te na ngreje lart qe te mos te mekatojme kunder tij.

 

Pendimi i sinqerte eshte i vazhdueshem.Besimtaret pendohen deri ne diten e tyre te fundit.Ky pus pikues nuk eshte i nderprere.Cdo trishtim tjeter kalon me kohen,por ky trishtim i shtrenjte rritet sa me shume qe ne rritemi,dhe eshte nje hidherim aq i embel sa falenderojme Zotin qe u lejuam ta gezojme dhe ta vuajme ate derisa te hyjme ne shlodhjen tone te perjetshme.

 

 

13 tetor-mbremje

 

“Dashuria eshte e forte si vdekja.’ {#Kantiku i kantikeve 8 :6}

 

Cila dashuri mund te jete po aq e fuqishme sa mposhtesit e monarkeve,shkaterruesi i rraces njerezore ?A nuk do te tingellonte si satire nese do ti aplikohej dashurise sime  se gjalle te varfer dhe te dobet per Jezusin Zotin tim ?Une e dua me te vertete Ate,dhe ndoshta me kete hir,une edhe do mund te vdisja per te,por sa per dashurine time ne vetvete,zor se do duronte edhe nje shaka perqeshese,e aq me pak nje vdekje mizore.Me siguri eshte dashuria e Shumetedashurit tim per te cilen flitet ketu—dashuria e Jezusit,dashuruesi i pashoq i shpirtrave.Dashuria e tij ishte me te vertete me e forte se sa vdekja me e tmerrshme,sepse ajo duroi sproven e kryqit triumfalisht.Ishte nje vdekje e ngadalshme,por dashuria e perballoi vuajtjen ;nje vdekje e turpshme,por dashuria e perçmon turpin ;nje vdekje penale,por dashuria mbajti padrejtesite tona ;nje vdekje e braktisur,vdekje e vetmuar,prej se ciles Ati i perjetshem fshehu fytyren e tij,por dashuria e duroi mallekimin dhe u lavderua mbi gjithçka.Kurre nje dashuri e tille,kurre nje vdekje e tille.Ishte nje duel i deshperuar por dashuria mbajti palmen.Cfare atehere zemra ime ?A nuk ke emocione te nxitura brenda teje ne veshtrimin e nje zemerdashurie te tille hyjnore ?Po,Zoti im,deshiroj me zjarr,gulçoj te ndjej dashurine tende te ndizet si nje furre brenda meje.Eja Ti vete dhe stimulo zjarrin e frymes sime.

 

Per çdo pike gjaku te kuq

I derdhur keshtu per te me dhene jete,

O perse,perse nuk kam

Nje mije jete per te dhene?

 

Pse duhet te trishtohem per ta dashur Jezusin me nje dashuri po aq te forte sa vdekja?Ai e meriton ate :e deshiroj ate.Martiret ndjene nje dashuri te tille,dhe ato nuk ishin veçse mish dhe gjak,atehere pse jo une ?Ato mbajten zi per dobesine e tyre,dhe prapeseprape prej dobesise ato u bene te forte.Hiri i dha atyre te gjithe pandryshueshmerine e tyre te patundur—ka te njejten hir per mua.Jezus,dashuruesi i shpirtit tim,shfaq  ate dashuri te tille,madje dashurine tende ne zemren time,kete mbremje.

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article