14 tetor
14 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Marku 4:1-5:43} {Studim i shpejte:# Marku 10:1-11:33}
«Te gjitha gjerat i llogarita si humbje per ate qe eshte shume e madhe :njohjen e Krishtit Jezus. » {Filipianet 3 :8}
Njohuria shpirterore e Krishtit do te jete nje njohuri personale.Nuk mund ta njoh Jezusin me ane te njohjes me Te te nje tjeter personi.Jo,duhet ta njoh vete ;duhet ta njoh per llogarine time.Do te jete nje njohuri e zgjuar—duhet ta njoh Ate,jo siç e enderroj por ashtu si Fjala ma zbulon.Duhet te njoh natyrat e tij,hyjnore dhe njerezore.Duhet te njoh detyrat e tij—atributet e tij—veprat e tij—turpin e tij—lavdine e tij.Duhet te persiat mbi Te deri sa te kuptoj me te gjithe te shenjtet se cila eshte eshte gjeresia,gjatesia dhe thellesia dhe lartesia ;dhe te njoh dashurine e Krishtit,qe tejkalon çdo njohuri. »Do te jete nje njohuri e dashur ;me te vertete nese e njoh duhet ta dua ate.Nje gram njohuri zemre vlen nje ton mesim mendjeje.Njohuria jone per Te do te jete nje njohuri e kenaqshme.Kur njoh Shpetimtarin tim,mendja ime do jete plot e perplot—do te ndjej se kam ate per te cilin shpirti imi gulçonte. « Kjo eshte buka qe nese njeri han prej saj nuk do te kete me kurre uri. »Ne te njejten kohe do te jete nje njohuri nxitese;aq me teper njoh per te Shumetedashurin tim,aq me shuma dua te njoh.Aq me lart ngjitem aq me te ngritur do te jene majat qe ftojne hapat e mia te zellshme.Aq me shume marr aq me shume do dua.Ashtu si thesari i kurrnacit,ari im do te me beje te lakmoj me shume.Per te perfunduar ;kjo njohuri e Krishtit Jezus do te jete njohuria me e lumtur ;ne fakt,kaq e ngritese,sa here pas here do te shpjere teresisht siper te gjitha sprovave,dhe dyshimeve dhe trishtimeve ;dhe ndersa e gezoj ajo do te me beje diçka me shume se « Njeriu qe eshte i lindur prej gruas,qe eshte per pak dite,dhe plot me trazire ; »sepse do te me rrethoje me pavdekesine e Shpetimtarit qe jeton perhera,dhe do te me ngjeshe me brezin e arte te gezimit te tij te perjetshem.Eja,shpirti im,ulu ne kembet e Jezusit dhe meso prej tij kete dite.
14 tetor-mbremje
« Mos u pershtatni me mendesine e kesaj bote. » {#Romakeve 12 :2}
Nese nje I Krishtere mund te shpetohej ndersa ai i pershtatet kesaj bote,sidoqe te jete do te ishte si permes zjarrit.Nje shpetim i tille eshte per tu pasur frike po aq sa per tu deshiruar.Lexues a do doje te lesh kete bote ne erresiren e nje shtrati vdekje deshperues,dhe te hysh ne parajse si nje marinar i shpetuar prej anijes se mbytur tek ngjit shkembinjte e vendlindjes se tij ?atehere ji mondan ;perzihu me Mamonitet,dhe refuzo te shkosh pa ata qe mbajne turpin e Krishtit.Por a do doje te kishe nje parajse poshte po ashtu si edhe nje parajse lart ?A do doje te kuptoje me te gjithe te shenjtet cilat jane lartesite dhe thellesite dhe te njohesh dashurine e Krishtit qe tejkalon çdo njohuri ?A do doje te fitoje nje hyrje te bollshme ne gezimin e Zotit tend ?Atehere largohu dhe ndahu prej atyre,dhe mos prek gjerat e papastra.A do doje te arrije sigurine e plote te besimit ?Ti nuk mund ta fitosh ate ndersa shoqerohesh me mekataret.A do doje te ndizeshe me dashuri te zjarrte ?Dashuria jote do te ftohej prej rrebeshit te shoqerise se papershpirtshme.Ti nuk mund te behesh nje I Krishtere i madh—ti mund te jesh nje femije ne hir,por nuk mund te jesh kurre nje njeri i perkryer ne Krishtin Jezus ndersa ia jep veten thenieve mondane dhe menyrave tregtish te njerezve te botes.Eshte me te vertete e pashendetshme per nje trashegimtar te qiellit te jete nje shok i madh me trashegimtaret e ferrit.Nuk ka hije kur nje oborrtar eshte shume i lidhur ngushte me armiqte e mbretit te tij.Edhe mosperputhjet e vogla jane te rrezikshme.Gjembat e vegjel bejne buhavitje te medha,tenja e vogel shkaterron petkun e hijshem dhe mendjelehtesi te vogla dhe te pabera te vogla i rrembejne fese nje mije gezime.O pretendues,shume pak i ndare prej mekatareve,nuk e di se çfare humb me pershtatshmerine tende me boten.Pret dellin e forces tende,dhe te ben te zvarritesh atehere kur duhesh te vraposh.Atehere per hir te vete ngushellimit tend,dhe per hir te rritjes tende ne hir,nese je nje I Krishtere,ji nje I Krishtere,dhe ji i dallueshem dhe i spikatur.