15 tetor
15 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Marku 6 :1-7 :37} {Studim i shpejte:#Marku 12:1-13:37}
“Po kush do te mund te duroje diten e ardhjes se tij?” {#Malakia 3 :2}
Ardhja e tij e pare ishte pa pompozitet te jashtem ose shfaqje fuqie,dhe prapeseprape ne te vertete ishin pak ato qe mund te duronin fuqine e tij provuese.Herodi dhe i gjithe Jeruzalemi me te ishin te trazuar ne lajmet e lindjes se tij te mrekullueshme.Atyre qe ia mori mendja se po prisnin per te,treguan rremesine e pretendimeve te tyre duke e hedhur poshte Ate ndersa Ai erdhi.Jeta e tij mbi toke ishte nje shoshe perzgjedhese e cila vuri ne prove morine e pretendimeve fetare,dhe shume pak mund ta duronin proçesin.Por çfare do te jete ardhja e tij e dyte ?Cfare mekatari mund te duroje tek mendon mbi te ? « Ai do ta godase vendin me shufren e gojes se tij dhe me frymen e buzeve e tij do ta beje te vdese te pabesin. »Kur ne peruljen e tij ai i tha ushtareve, « une jam ai, »ata rane mbrapa ;cfare do te jete terrori i armiqve te tij kur Ai do ta zbuloje veten e tij me plotesisht ashtu si « Une Jam ? »Vdekja e tij tundi token dhe erresoi qiellin,çfare do te jete shkelqimi i tmerrshem i asaj dite ne te cilen si Shpetimtari i gjalle,Ai do te therrase te gjallin dhe te vdekurin perpara tij ?O tmerri i Zotit bindte njerezit per te braktisur mekatet e tyre dhe te puthin Birin qe Ai te mos te jete i zemeruar !Edhe pse nje qengj,Ai eshte akoma luani i fisit te Judes,qe e ben copa copa prene e tij ;dhe edhe pse nuk e shkerrmoq kallamin e thyer ;prapeseprape Ai do te thyeje armiqte e tij me nje shufer hekuri,dhe do ti bej ato copa copa si nje ene poçari.Askush prej armiqve te tij nuk do te duroje perpara stuhise se zemerimit te tij,ose te fshihen prej bresherit te papermbajtshem te zemerimit te tij ;por gjaku i tij dashur lau pamjen e njerezve per shfaqjen e tij me gezim,dhe shpreson ta durojne ate me frike :Ai eshte per to edhe tani nje rafinues,dhe mbasi ti kete vene ne prove ato do te dalin si ar.Le te hetojme vetveten kete mengjes dhe te bejme thirrjen dhe zgjedhjen tone te sigurte,keshtu qe ardhja e Zotit te mos te shkaktoje parandjenja te erreta ne mendjen tone.O per ate hir le te hedhim tutje çdo hipokrizi dhe te gjendemi ne te te sinqerte dhe te paqortueshem ne diten e shfaqjes se tij.
15 tetor-mbremje
« Do te shpengosh me nje qengj pjellen e pare mashkull te gomarit ;po te jete se nuk do ta shpengosh,do t’i thyesh qafen.” {#Eksodi 34:20}
Cdo krijese e parelindur duhet ti perkase Zotit,por perderisa gomari ishte i papaster,nuk mund te paraqitej si sakrifice.Cfare atehere?A duhet te lejohet te perjashtohet prej ligjit te pergjithshem?Ne asnje menyre.Zoti nuk pranon perjashtime.Gomari i perket Atij,por Ai nuk do ta pranoje ate;Ai nuk do ta zvogeloje kerkesen,por prapeseprape Ai nuk mund te jete i kenaqur me viktimen.Asnje rruge shpetimi nuk mbetej perveçse shpengimit —krijesa duhet te shpetohet prej zevendesimit te nje qengji ne vend te tij;ose nese jo i shlyer,duhet te vdiste.Shpirti im,ketu ka nje mesim per ty.Ajo kafshe e papaster eshte vetja jote;ti je me drejtesi pronesia e Zotit qe te beri ty dhe te ruan,por ti je po aq mekatar sa Zoti nuk do te,nuk mund te te pranoje;dhe fakti qendron se Qengji i Zotit duhet te qendroje ne vendin tend,ose ti duhet te vdesesh perjetesisht.Le te njohe gjithe bota mirenjohjen tende atij qengji te pamete qe tashme eshte gjakosur per ty,dhe qe keshtu te shpengoi prej mallekimit fatal te ligjit.A nuk duhet te kete qene ndonjehere nje pyetje per Izraelitin qe duhet te vdiste,gomari apo qengji?A nuk duhet te ndalonte njeriu i mire per te vleresuar dhe per te krahasuar?Me siguri qe nuk kishte krahasim midis vleres se shpirtit te nje njeriu dhe jetes se Zotit Jezus,dhe prapeseprape Qengji vdes dhe njeriu gomari eshte i kursyer.Shpirti im,admiro dashurine e pafundme te Zotit per ty dhe te tjeret e rraces njerezore.Krimbat jane te blere me gjakun e Birit te Shumetelartit!Pluhuri dhe hiri te shpenguar me nje çmim shume me te larte se argjendi dhe ari!Cfare gjykimi do te kishte qene i imi nese nuk do gjendej shpengim i plote!Thyerja e qafes se gomarit nuk ishte veç nje denim i çastit,por kush mund ta mase zemerimin qe ka per te ardhur per te cilin asnje kufi nuk mund te merret me mend?I shtrenjte ne menyre te paçmueshme eshte Qengji i lavdishem qe na ka shpenguar ne prej nje gjykimi te tille.