16 tetor
16 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Marku 8 :1-9 :50} {Studim i shpejte:#Marku 14:1-16:20}
« Jezusi u tha : « Ejani te hani mengjes. » {#Jezusi 21 :12}
Ne keto fjale besimtari eshte i ftuar ne nje afersi te shenjte me Jezusin. « Ejani dhe hani, »nenkupton te njejten tryeze,te njejten ushqim :po,dhe here pas here do te thote te ulesh krahe pas krahu dhe te mbeshtesesh koken mbi kraharorin e Shpetimtarit.Do te thote te sillesh ne shtepine e gostise ku valevitet flamuri i dashurise shpenguese. « Ejani dhe hani, »na jep nje vizion te bashkimit me Jezusin,sepse i vetmi ushqim me te cilin ne mund te gostisim kur hajme me Jezusin eshte vete Ai.O,çfare bashkimi qe eshte ky !Eshte nje thellesi qe arsyeja nuk mund te hulumtoje,qe ne ushqehemi keshtu me Jezusin. « Ai qe han mishin tim dhe pin gjakun tim qendron ne mua,dhe Une ne te. »Eshte gjithashtu nje ftese per te gezuar shoqerim me te shenjtet.Te Krishteret mund te ndryshojne ne shume pika,por ato kane te gjithe te njejtin oreks shpirteror ;dhe nese ne nuk mund te ndjehemi te gjithe njelloj,ne mund te ushqehemi te gjithe njelloj me buken e jetes e derguar prej qiellit.Ne tryezen e shoqerimit me Jezusin ne jemi nje buke dhe nje kupe.Teksa kupa e dashur shkon perqark ne lidhim bese bashke me gjithe zemer.Shko me afer Jezusit dhe do te zbulosh veten te lidhur gjithnje e me shume ne fryme me gjithe ato qe jane si ty,te mbeshtetur nga e njejta mane qiellore.Nese te ishim me afer Jezusit ne do ishim me afer me njeri tjetrin.Ne po ashtu shikojme ne keto fjale burimin e forces per çdo Te Krishtere.Te shikosh Krishtin do te thote te jetosh,por per force per ta sherbyer ate ju duhet « te vini dhe te hani. »Ne punojme nen nje dobesi shume te panevojshme per shkak se e leme pas dore kete parim te Zotit.Asnjeri nga ne nuk duhet te mbaje diete ;perkundrazi,ne duhet te majmemi me palcen dhe dhjamin e ungjillit qe keshtu te mund te mbledhim force,dhe te shtrengojme çdo fuqi ne tendosjen e saj me te plote ne sherbimin e Zotit.Keshtu pra,nese doni te permbushni afersine me Jezusin,bashkimin me Jezusin,dashurine per popullin e tij dhe force prej Jezusit, « Ejani dhe hani »me Te me ane te besimit.
16 tetor-mbremje
« Sepse prane teje eshte burimi i jetes. » {#Psalmi 36 :9}
Ka periudha ne perjetimin tone shpirteror kur keshilla njerezore ose simpatia,ose ritet fetare,deshtojne te na ngushellojne ose te na ndihmojne.Pse Zoti yne i hirshem e lejon kete ?Ndoshta sepse ne kemi jetuar shume pa Te,dhe prandaj Ai largon çdo gje mbi te cilen ne kemi pasur zakon te varemi,qe te na shpjere tek vete Ai.Eshte nje gje e bekuar te jetosh te koka e burimit.Ndersa caliku yne uji eshte plot,ne jemi te kenaqur,ashtu si Hagari me Ismaelin,te shkojme ne shkretetire ;por kur caliku eshte i thate,asgje nuk do te na hyje ne pune perveç « Ti Zot me shikon. »Ne jemi si plangprishesi,duam lendet e derrave dhe harrojme shtepine e Atit tone.Kujtoni se ne mund te nxjerrim lende dhe levore per derrat edhe prej formave te fese ;ato jane gjera te bekuara,por ne mund ti vendosim ato ne vend te Zotit,dhe atehere ato nuk kane vlere.Cdo gje behet nje idhull kur na mban larg prej Zotit,madje edhe gjarperi prej bronzi eshte per tu perçmuar si « Nehushtan, »nese e adhurojme ate ne vend te Zotit.Plangprishesi nuk ishte kurre me i sigurte se sa kur u udhehoq ne kraharorin e atit te tij,sepse ai nuk mund te gjente mbeshtetje ne asgje tjeter.Zoti yne na favorizon me nje zi buke ne menyre qe te na beje ta kerkojme ate me shume.Pozicioni me i mire per Te Krishterin eshte te jetoje plotesisht dhe drejtepersedrejti prej hirit te Zotit—duke qendruar akoma atje ku qendroi ne fillim—« Duke mos patur asgje,dhe prapeseprape ato zoterojne gjithçka. »Le te mos mendojme kurre as dhe per nje çast se qendresa jone eshte ne shenjterimin tone,ne mortifikimin tone,hiret tona,ose ndjenjat tona,por duhet te dime se sepse Krishti ofroi nje shlyerje te plote prandaj ne jemi te shpetuar ;sepse ne jemi te plote ne te.Duke mos pasur asgje ne veten tone ku te vendosim besimin,por duke u varur ne meritat e Jezusit—pasioni i tij dhe jeta e tij e shenjte na furnizojne me nje themel te sigurte mirebesimi.Te dashur,kur sillemi nje nje gjendje te etur,ne jemi te sigurte se do kthehemi tek burimi i jetes me zell.