17 tetor
17 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Marku 10:1-11:33} {Studim i shpejte:#Lluka 1:1-2:52}
“Dhe Davidi tha ne zemer te tij:”Nje dite ose nje tjeter une do te vritem nga dora e Saulit.” {#1 Samuel 27 :1}
Mendimi i zemres se Davidit ne ate kohe ishte nje mendim i rreme,sepse me siguri qe ai nuk kishte arsye per te menduar se vajosja e Zotit prej Samuelit nenkuptonte nje akt te zbrazet jodomethenes.Ne asnje rast Zoti nuk braktisi sherbetorin e tij ;ai qe vendosur ne pozicione te rrezikshme shume shpesh,por asnje rast nuk ndodhi ne te cilen nderhyrja hyjnore nuk e çlironte.Mundimet qe i duhej ti bente balle qene te ndryshem ;ato nuk merrnin vetem nje forme por shume forma—prapeseprape ne çdo rast Ai qe dergoi sproven kishte caktuar hirshem gjithashtu nje shteg shpetimi.Davidi nuk mund te vendoste gishtin ne ndonje shenim ne ditarin e tij,dhe te thoshte ne lidhje me te, « ketu ka nje deshmi se Zoti do te me braktise, »sepse e gjitha rrjedha e jetes se tij se kaluar provoi teresisht te kunderten.Ai duhet te kishte arsyetur se çfare Zoti kishte bere per te,dhe se Zoti do te ishte akoma mbrojtesi i tij.Por a nuk eshte pikerisht ne te njejten menyre qe ne veme ne dyshim ndihmen e Zotit ?A nuk eshte valle mosbesim pa shkak ?A kemi pasur ndonjehere hijen e ndonje arsyeje per te dyshuar miresine e Atit tone ?A nuk ka qene dashamiresia e Tij e mrekullueshme ?A ka deshtuar Ai ndonjehere te justifikoje besimin tone ?Ah,jo !Zoti nuk na ka braktisur ne asnje çast.Ne kemi pasur nete te erreta,por ylli i dashurise ka shkelqyer mes erresires ;kemi qene ne konflikte te rrepte,por mbi kokat tona Ai ka ngritur mburojen e mbrojtjes sone.Ne kemi kaluar shume sprova,por kurre ne demin tone,gjithmone ne te miren tone ;dhe perfundimi prej perjetimit tone te kaluar eshte se Ai qe ka qene me ne ne gjashte trazira nuk do te na braktise ne te shtaten.Ate qe kemi njohur per Zotin tone besnik provon se Ai do te na ruaje deri ne fund.Pra le te mos arsyetojme kunder proves se qarte.Si mund te jemi aq te paperzemert sa te dyshojme Zotin tone ?Zot hidh poshte Jezabelin e mosbesimit tone dhe le ta hane qente.
17 tetor-mbremje
« Ai do ti mbledhe qengjat me krahun e tij. » {#Isaia 40:11}
Bariu yne i mire ka ne kopene e tij nje shumice perjetimesh,disa jane te forte ne Zotin dhe te tjere jane te dobet ne besim,por Ai eshte i paanshem ne kujdesin e tij per te gjithe delet e tij,dhe qengji me i dobet i eshte po aq i shtrenjte sa qengji me i perparuar i kopese.Qengjat e kane zakon te mbesin mbrapa,te prirur per tu hallakatur,dhe te afte te lodhen gjithnje e me shume,por prej te gjitha rreziqeve te ketyre dobesive Bariu i mbron ato me krahun e fuqise se tij.Ai gjen shpirtra te lindur perseri,si qengja te vegjel,gati per te vdekur—Ai i ushqen ato derisa jeta behet e fuqishme;Ai gjen mendjedobetit gati per ti rene te fiket dhe per te vdekur—Ai i ngushellon ato dhe riperterin fuqine e tyre.Te gjithe te vegjelit Ai mbledh bashke,sepse vullneti i Atit eshte qe asnje nga ato te mos humbase.Cfare syshqiponje duhet te kete Ai per ti pare te gjithe ato!Cfare zemre te dhembshme per tu kujdesur per te gjithe ato!Cfare krahu te shtrire dhe te fuqishem per ti mbledhur ato te gjithe bashke!Ne periudhen e jetes se tij ne toke Ai ishte nje mbledhes i madh i llojit me te dobet,dhe tani qe banon ne qiell,zemra e tij e dashur deshiron me zjarr te perunjurin dhe te penduarin,te ndrojturin dhe te dobetin,te frikesuarin dhe te ligeshtuarin ketu poshte.Sa me butesi Ai me mblodhi me Veten e tij,me te verteten e tij,me gjakun e tij,me dashurine e tij,me Kishen e tij!Me çfare hiri te efektshem Ai me shtrengoi te shkoj tek Ai!Qe prej tjetersimit tim ,sa shpesh Ai me ka rimekembur prej bredhjeve te mia,dhe edhe nje here tjeter me mbeshtolli brenda rrethit te krahut te tij te perjetshme!Me e mira nga te gjithat eshte se Ai ben te gjitha keto gjera vete personalisht,pa e deleguar detyren e dashurise,por duke begenisur per te na ardhur ne ndihme dhe
per te ruajtur sherbetorin e tij me te pavlere.Si do mund ta dua Ate mjaftueshem ose ti sherbej Atij denjesisht?Do deshiroja shume ta bej emrin e tij te madh ne gjithe anet e botes,por çfare mund te beje dobesia ime per te?Bari i madh,shtoi meshirave te mia kete tjetren,nje zemer per te te dashur me me vertetesi ashtu siç duhet.