18 tetor
18 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Marku 12 :1-13 :37} {Studim i shpejte:#Lluka 3:1-4:44}
“Gjurmet e tua dallohen me bollekun e te mirave.” {#Psalmi 65 :11}
Shume jane « udhet e Zotit »qe sjellin te mira por nje e veçante eshte udha e lutjes.Asnje besimtar,qe qendron shume ne kthinen e tij,nuk ka nevoje te therrase, « Mjere une,mjere une !Vaj medet !Shpirtra qe vdesin nga uria jetojne ne largesi prej fronit te meshires,dhe behen si fusha te djegura ne periudha thatesire.Mbizoterimi me Zotin ne lutjen perleshese eshte i sigurte ta beje besimtarin te forte—nese jo te lumtur.Vendi me i afert portes se qiellit eshte froni i hirit qiellor.Shume vetem,dhe ju do te keni shume siguri,pak vetem me Jezusin,feja juaj do te jete e ceket,e ndotur me shume dyshime dhe frike,dhe duke mos xixelluar me gezimin e Zotit.Perderisa udha e lutjes pasuruese te shpirtit eshte e hapur per te shenjtin edhe me te dobet ;perderisa nuk kerkohen arritje te medha ;perderisa ju nuk jeni te shtrenguar te vini sepse jeni nje i shenjte i perparuar,por te ftuar falas nese ti je me te vertete i shenjte ;ki kujdes,lexues i shtrenjte,qe te jesh shpesh ne rrugen e perkushtimit te vetmuar.Ji shume mbi gjunjet e tu,sepse ashtu Elia solli shiun prej fushave te zijosura te Izraelit.
Ka nje tjeter udhe te veçante qe sjell shume te mira atyre qe ecin ne te,eshte ecja e fshehur e shoqerimit.O !kenaqesite e shoqerimit me Jezusin !Toka nuk ka fjale qe te mund te shprehin paqen e shenjte te shpirtit qe mbeshtet mbi kraharorin e Jezusit.Pak Te Krishtere e kuptojne ate,ato jetojne ne vendet e ulta dhe rralle ngjiten ne majen e Nebos :ato jetojne ne oborrin e jashtem,nuk hyjne ne vendin e shenjte,ato nuk marrin privilegjin e prifterise.Ne largesi shikojne blatimin,por nuk ulen me priftin per te ngrene,dhe per te gezuar dhjamin e flijimit te djegur.Por,lexues,ulu perhera nen hijen e Jezusit ;eja ne ate peme palme,dhe kap deget e saj ;le te jete i shumedashuri jot per ty si nje peme molle midis pemeve te pyllit,dhe ti do te kenaqesh si me palce dhe dhjam.O Jezus,na vizito me shpetimin tend !
18 tetor-mbremje
« Ja bindja eshte me e mire se flijimi. » {#1 Samuel 15 :22}
Sauli qe urdheruar te shfaroste te gjithe Amalekitet dhe bagetine e tyre.Ne vend qe te bente ashtu ai kurseu mbretin dhe lejoi popullin e tij te marre prej viçave dhe deleve me te mira.Kur iu kerkua llogari per kete,ai deklaroi se e beri kete me qellim per t’ia ofruar ne sakrifice Zotit ;por Samueli e perballi menjehere me sigurine se flijimet nuk ishin nje justifikim per nje veprim rebelimi te drejteperdrejte.Thenia perpara nesh eshte e vlershme per tu shtypur me germa ari,dhe te varet perpara syve te brezit idhujtar te tanishem ,qe jane te dhene pas pispillosjeve te adhurimit,por teresisht neglizhues ligjeve te Zotit.Le te jete perhera ne kujtesen tuaj se te qendrosh me rreptesi ne udhen e urdherimeve te Shpetimtarit tuaj eshte me mire se sa çdo forme e jashtme feje ;dhe te degjosh parimin e tij me nje vesh te kujdesshem eshte me mire se sa te sjellesh dhjamin e desheve,ose çfaredo lloj gjeje tjeter per tu vendosur ne altarin e tij.Nese po deshtoni te ruani urdherimet me te vogla qe Krishti i dha dishepujve te tij ju lutem qe te mos jeni me gjate te pabindur.Te gjithe pretendimet qe ju beni per besnikeri ndaj Zotit tuaj,dhe te gjitha veprimet e perkushtuara qe mund te kryeni,nuk jane shperblim per mosbindje. « Te bindesh »,edhe ne gjerat me te vogla, « eshte me mire se flijimi, »sa do qe ky te jete pompoz.Mos flit per kenge Gregoriane,veshje madheshtore,temjan,dhe flamuj ;gjeja e pare qe Zoti kerkon prej femijes se tij eshte bindja ;dhe edhe sikur te japesh trupin tend per te djegur,dhe te gjithe plaçken tende per te ushqyer te varferin,prapeseprape nese nuk merr ne konsiderate parimet e Zotit,te gjitha formalitetet e tua nuk do te hyjne ne pune per asgje.Eshte nje gje e bekuar te mesohesh si nje femi i vogel,por eshte po aq gje me e bekuar kur mbasi ndonjeri eshte mesuar,ta zbatoje ate ne menyre te mirefillte.Sa shume zbukurojne tempujt e tyre dhe dekorojne prifterinjte,por kundershtojne ti binden fjales se Zotit !Shpirti im,mos vepro si ato.