19 tetor
19 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Marku 14 :1-16 :20} {Studim i shpejte:#Lluka 5:1-7:50}
“Foshnja ne Krisht.” {#1Ko 3:1}
A po pikellohesh,besimtar,sepse je kaq i dobet ne jeten hyjnore:sepse besimi yt eshte i vogel,dashuria jote kaq e paket?Gezohu,sepse ke arsye per mirenjohje.Kujto se ne disa gjera ti je i barabarte me me te madhin dhe te Krishterin e pjekur.Ti je po aq i blere me gjakun sa eshte ai.Ti je po aq nje femije i Zotit i adoptuar sa çdo besimtar tjeter.Nje femije eshte po aq me te vertete nje femije i prinderve te tyre sa kur eshte burr i pjekur.Ti je po aq plotesisht i justifikuar,sepse justifikimi jot nuk eshte nje çeshtje shkalle:besimi jot i vogel te ka pastruar plotesisht.Ti ke po aq te drejte per gjerat e çmueshme te beselidhjes sa besimtaret me te perparuar,sepse e drejta jote per meshirat e beselidhjes nuk qendron ne rritjen tende,por ne vete beselidhjen;dhe besimi yt ne Jezus nuk eshte permasa,por deshmia e trashegimise tende ne Te.Ti je po aq i pasur sa me te pasurit,nese jo ne gezim,prapeseprape ne zoterim te vertete.Ylli me i vogel qe shkelqen eshte i vendosur ne qiell;rrezja me e meket e drites ka lidhje me diellin e dites.Ne regjistrin e familjes se lavdise i vogli dhe i madhi jane te shkruar me te njejtin pene.Ti je po aq i shtrenjte ne zemren e Atit sa me i madhi ne familje.Jezusi eshte shume zemerdhembshur per ty.Ti je si nje kandil tymues;nje fryme e vrazhde do thonte,”shuaje ate kandil tymues,e mbush dhomen me nje ere bezdisese!”por Ai nuk do ta fike kandilin tymues.Ti je si nje kallam i thyer;dhe çfaredo dore me te bute se sa e Dirigjentit do te te hidhte tutje,por Ai nuk do ta therrmoje kallamin e thyer.Ne vend qe te jesh i deshperuar prej asaj se çfare je,ti duhet te triumfosh ne Krisht.A jam i vogel ne Izrael?Prapeseprape ne Krisht une behem te ulem ne vendet qiellore.A jam i varfer ne besim?Prapeseprape ne Jezusin une jam trashegimtar i te gjitha gjerave.Edhe “pse nuk mund te mburrem per asgje,dhe rrefej kotesine”prapeseprape nese rrenja e lendes eshte ne mua une do te gezohem ne Zotin,dhe do te lavderohem ne Zotin e shpetimit tim.
19 tetor-mbremje
“Perendia,krijuesi im qe naten te jep kenge gezimi.” {#Jobi 35:10}
Cdo njeri mund te kendoje gjate dites.Kur kupa eshte plot,njeriu nxjerr frymezim prej saj.Kur pasuria eshte me bollek rreth tij,çdo njeri mund te lavderoje Zotin qe jep nje te korrur te begatshme ose dergon ne shtepi nje anije te ngarkuar rende.Eshte e lehte per nje harpe eoliane te peshperise muzike kur era fryn—veshtiresia eshte per muziken te perhapet kur era po fryn fort.Eshte e lehte te kendosh kur mund te lexojme notat ne driten e dites;por eshte i zoti ai qe kendon kur nuk ka as dhe nje rreze drite per te lexuar—i cili kendon prej zemres se tij.Asnje njeri nuk mund te kompozoje nje kenge diten e erret te tij;ai mund te perpiqet,por ai do zbuloje se nje kenge naten duhet te jete e frymezuar ne menyre hyjnore.Le te shkojne mire te gjithe gjerat,une mund te end kenge,duke i thuruar ato kudo qe shkoj prej luleve qe rriten ne shtegun tim;por me ve ne nje shkretetire,ku asgje e blerte nuk rritet,dhe me çfare do te ndertoj nje himn lavdie per Zotin tim?Si valle nje i vdekshem mund te beje nje kurore per Zotin atje ku nuk ka gure te çmuar?Le te jete ky ze i qarte,dhe ky trup plot me shendet,dhe mund te kendoj lavdine e Zotit:bej te heshte gjuhen time,me shtri mbi shtratin e lengimit,dhe si valle do te kendoja atehere lavdite e larta te Zotit,nese vete Ai nuk me jep kengen?Jo,nuk eshte ne pushtetin e njeriut te kendoje kur gjithçka eshte kundershtare,perveçse nese nje cope qymyr prej altarit prek buzet e tij.Ishte nje kenge hyjnore ajo qe Habakuku kendoi,kur gjate nates,ai tha,”Ndonese fiku nuk do te lulezoje dhe nuk do te kete asnje fryt te hardhite,ndonese punimi i ullirit do te jete zhgenjyes dhe arat nuk do te japin me ushqim,ndonese kopete do te zhduken nga vathat dhe nuk do te kete me qe ne stalla,une do te ngazellohem tek Zoti dhe do te gezohem te Perendia i shpetimit tim.”Atehere,perderisa Krijuesi yne na jep naten kenge gezimi,le te presim nga Ai per muziken.O ti dirigjent,mos na ler te qendrojme pa kenge per shkak se pikellimi eshte mbi ne,por akordo buzet tona per melodine e falenderimeve.