20 tetor
20 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Lluka 1 :1-1 :80} {Studim i shpejte:#Lluka 8:1-9:62}
“Rrituni ne Te ne çdo drejtim.” {#Efezianet 4 :15}
Shume Te Krishtere qendrojne te shushatur dhe te rregjuar ne gjerat shpirterore,keshtu qe sa per te tashmen e njejta pamje vit mbas viti.Asnje çelje e nje ndjenje te perparuar dhe te rafinuar nuk shfaqet ne to.Ato ekzistojne por nuk « rriten ne Te ne te gjitha gjerat. »Por a duhet te mbesim te kenaqur duke qene ne « kallezen e blerte »nderkohe qe ne mund te perparojme ne « kalli, »dhe mundesisht ne « kallinj te pjekur ? »A duhet te kenaqemi qe te besojme ne Krisht dhe te themi, « Jam i siguruar, »pa deshiruar te njohim ne perjetimin tone me shume prej plotesise qe eshte per te gjendur ne Te.Nuk duhet te jete keshtu ;ne duhet,ashtu si tregtare te zote ne tregun e qiellit,te lakmojme te pasurohemi ne njohjen e Jezusit.Eshte shume mire te ruash vreshtat e te tjereve por ne nuk duhet te leme pas dore vete rritjen dhe pjekjen tone shpirterore.Pse duhet te jete perhere dimer ne zemrat tona ?Ne duhet te kemi stinen e fares,eshte e vertete,por o per nje kohe pranvere—po,nje stine vere,qe do te na jape premtimin e nje korrje te hershme.Nese do donim te piqeshim ne hir,ne duhet te jetojme afer Jezusit—ne pranine e tij—te pjekur prej rrezellimeve te buzeqeshjeve Te Tij.Ne duhet te mbajme shoqerim te embel me Te.Ne duhet te leme pamjen e larget te fytyres se Tij dhe te vime afer,ashtu si Gjoni beri,dhe te mbeshtetim koken tone mbi kraharorin e Tij ;atehere do te zbulojme veten tone duke perparuar ne shenjteri,ne dashuri,ne besim,ne shprese—po,ne çdo dhurate te çmueshme.Ashtu si dielli ngrihet se pari mbi majat e maleve dhe i praron ato me driten e tij,dhe paraqet nje prej pamjeve me te hijshme ne syte e udhetarit ;po keshtu,eshte nje prej soditjeve me te kendshme ne bote te vesh re kuqelimin e drites se Frymes mbi koken e ndonje te shenjti,qe eshte rritur ne shtatin e tij shpirteror,ashtu si Sauli,mbi shoket e tij,derisa,ashtu si Alpet e fuqishme,te mbuluara me bore,ai reflekton i pari midis se zgjedhurve rrezet e Diellit te Drejtesise,dhe mban shkelqimin e rrezellimit te ngritur lart per tu pare nga te gjithe,dhe duke e pare ate,te lavderojne Atin e tij qe eshte ne qiell.
20 tetor-mbremje
« Mos i mbaj. » {#Isaia 43 :6}
Edhe pse ky mesazh u dergua ne jug,dhe i referohej fares se Izraelit,mund te jete per ne ne menyre te dobishme nje thirrje.Per çdo gje te mire ne jemi prej natyre mbrapa,dhe eshte nje mesim hiri te mesosh te shkosh perpara ne udhet e Zotit.Lexues,a je i patjetersuar,por a deshiron te besosh ne Zotin Jezus ?Atehere mos rri mbrapa.Dashuria te fton,premtimi te siguron sukses,gjaku i çmuar te pergatit udhen.Mos te te pengojne mekatet ose druajtjet,por eja te Jezusi ashtu si je.A ke deshire te madhe per tu lutur ?A do doje te derdhje zemren tende perpara Zotit ?Mos rri mbrapa.Froni i meshires eshte i pergatitur per ato qe kane nevoje per meshire ;klithmat e nje mekatari do te dalin fituese me Zotin.Ti je i ftuar,jo,ti je i urdheruar te lutesh,eja pra me guxim te froni i hirit.
Shok i shtrenjte,a je tashme i shpetuar ?Atehere mos rri mbrapa prej bashkimit me popullin e Zotit.Mos ler pas dore urdheresat e pagezimit dhe te Darkes se Zotit.Ti mund te jesh i nje prirjeje te ndrojtur,por ti duhet te luftosh kunder asaj,qe te mos te te shpjere ne mosbindje.Ka nje premtim te embel per ato qe rrefejne Krishtin—ne asnje menyre mos e humb ate,qe te mos jesh nen denimin e atyre qe e mohojne Ate.Nese ke talente mos i mbaj mbrapa pa i perdorur.Mos grumbullo pasuri,mos humb kohen ;mos ler qe aftesite tuaja te ndryshken ose ndikimi yt te mosperdoret.Jezusi nuk qendroi mbrapa,imitohe Ate duke qene sa me teper ne vete-mohime dhe vete-flijime.Mos qendro mbrapa prej shoqerimit te ngushte me Zotin,prej zoterimit me guxim te bekimeve te beselidhjes,prej perparimit ne jeten hyjnore,prej kureshtjes ne misteret e çmueshme te dashurise se Krishtit.Po ashtu,i dashur shok,mos ji fajtor se mbajturi mprapa te tjeret me ane te ftohtesise tende,vrazhderise tende,ose dyshimeve.Per hir te Krishtit shko vete perpara,dhe jepi zemer te tjereve te bejne te njejten gje.Ferri dhe bandat beselidhura te besestytnise dhe mosbesnikerise jane perpara per beteje.O ushtare te kryqit,mos qendroni mbrapa.