21 tetor

Publié le par alban

21 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Lluka 2 :1-3 :38}  {Studim i shpejte:#Lluka 10:1-11:54}

 

“Dashuria e Krishtit na shrengon.”  {#2 Kor 5:14}

 

Sa shume i detyrohesh Zotit tim?A ka bere Ai ndonje gje per ty?A ka faluar Ai mekatet e tua?A te ka veshur me nje pekt drejtesie?A ka vene Ai kemben tende mbi nje shkemb?A ka vendosur nisjen tende?A ka pergatitur qiellin per ty?A te ka pergatitur per qiellin?A ka shkruar emrin tend ne librin e qiellit?A te ka dhene bekime te panumerta?A ka vendosur per ty nje depo meshirash,qe syri nuk ka pare as veshi degjuar?Atehere bej diçka per Jezusin te denje per dashurine e tij?Mos jip thjesht nje flijim fjale nje Shpenguesi te vdekur.Si do te ndjeheshe valle kur Zoti yt te vije,nese  ke per te rrefyer se nuk bere asgje per Te,por e mbajte dashurine tende te mbyllur,si nje pellg  ndenjes duke mos levizur as drejt nevojtareve te Tij as per vepren e Tij.Larg nje dashuri e tille!Cfare mendojne valle njerezit mbi dashurine qe nuk e tregon veten ne veprim?Pse,ato thone,”Qortim i hapur eshte me mire se sa dashuria sekrete.”Kush do te pranoje nje dashuri kaq te dobet qe nuk ju ve ne veprim as per nje veper te vetme vete-mohimi,zemergjeresie,heroizmi,ose zelli!Mendo se si te ka dashur,dhe dha Vehten e Tij per ty!A e njeh fuqine e asaj dashurie?Atehere le te jete si nje ere e fuqishme e terbuar ne shpirtin tend per te larguar rete e mondanitetit tend dhe te shperndaje mjegullen e mekatit.”Per hir te Krishtit le te jete kjo gjuha e zjarrte qe vjen mbi ty:”per hir te Krishtit” le te jete kjo ekstaza hyjnore,qe te ngren lart mbi token,fryma hyjnore qe do te te beje te guximshem si luanet dhe te shpejte si shqiponjat ne sherbimin e Zotit.Zoti duhet ti jape krahe kembeve te sherbimit,dhe force kraheve te punes.Te fiksuar mbi Zotin me nje qendrueshmeri  qe nuk ka per tu lekundur,i vendosur per ta nderuar ate me nje vendosmeri qe nuk ka per tu hequr menjane,dhe duke shtyre perpara me nje zell qe kurre nuk ka per tu lodhur,le te shprehim shtrengimet e dashurise per Jezusin.Fuqia terheqese hyjnore na terheqte per ne qiell drejt saj.

 

 

21 tetor-mbremje

“Pse jeni shqetesuar dhe pse ne zemrat tuaja po lindin dyshime?” {#Lluka 24:38}

 

Pse thua,o Jakob,dhe ti,Izrael,shpall:”rruga ime i eshte fshehur Zotit dhe per te drejten time nuk kujdeset Perendia im?”Zoti kujdeset per gjithçka,dhe krijesa me e vogel ka pjese ne provanine e tij universale,por provanie e tij e veçante eshte mbi te shenjtet e tij.”Engjelli i Zotit eshte  perreth atyre qe e kane frike ate.””Gjaku i tyre do te jete i çmuar perpara syve te tij”.”E çmueshme eshte para syve te Zotit vdekja e te shenjteve te tij.””Ne e dime se te gjitha gjerat bashkeveprojne per te mire per ata qe e duan Perendine,per ata qe jane te thirrur sipas qellimit te tij.”Fakti qe,ndersa Ai eshte Shpetimtari i te gjithe njerezve,Ai eshte veçanerisht Shpetimtari i atyre qe besojne,le te te gezoje dhe te te ngushelloje.Ti je rasti i tij i veçante;thesari i tij i perzgjedhur qe Ai e ruan si bebja e syrit;vreshti qe Ai e ruan dite e nate.”Te gjithe fijet e flokeve te kokes tuaj jane te numeruara.”Le te jete mendimi i dashurise se tij te veçante per ty nje vrases i dhimbjes shpirterore,qe balsam i shtrenjte ne fatkeqesine tende:”Nuk do te te le,nuk do te braktis.”Zoti te flet po aq sa çdo te shenjti ne kohet e vjetra.”Mos ki frike,une jam mburoja jote,dhe shperblimi yt i madh.”Ne humbasim shume ngushellim prej zakonit se lexuarit premtimeve te tij per te gjithe Kishen,ne vend qe ti marrim drejtepersedrejti per veten tone.Besimtar,mberthe fjalen hyjnore me nje besim personal zoterues.Mendo se degjon Jezusin te te thote,”U luta per ty qe besimi yt te mos venitet.”Mendo se e sheh duke ecur mbi ujrat e trazires tende,sepse Ai eshte atje,dhe po thote,”Mos ki frike,jam Une;mos druaj.”O,ato fjale te embla te Krishtit!Fryma e Shenjte i befte ti ndjeni sikur te ishin te folura per ty,harro te tjeret per pak kohe—prano zerin e Jezusit ashtu si te drejtohet ty,dhe thuaj,”Jezusi peshperit ngushellim;nuk mund ta refuzoj ate;do te ulem nen hijen e tij me kenaqesi te madhe.”

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article