4 dhjetor

Publié le par alban

 

4 dhjetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Efezianet 4 :1-6 :24}  {Studim i shpejte:#Filipianet 1:1-4:23}

 

“Kam shume njerez ne kete qytet.”  {Veprat 18:10}

 

Kjo duhet te jete nje zemerdhenie e madhe per tu perpjekur per te bere mire,perderisa Zoti ka midis me te poshterve te me te poshterve,me te denuarve,me te shthururve dhe me te dehurve,nje popull te zgjedhur qe duhet te shpetohet.Kur i sillni atyre Fjalen,beni ashtu sepse Zoti ju ka caktuar per te qene korrieri i jetes per shpirtrat e tyre,dhe ato duhet ta marrin ate,sepse keshtu ka caktuar dekreti i paracaktimit.Ato jane te shpenguar me gjak po aq sa te shenjtet perpara fronit te perjetshem.Ato jane pronesia e Krishtit,dhe prapeseprape ato jane ndoshta dashes se pijes dhe urryes se shenjterise;por nese Jezu Krishti i ka blere ato,Ai do ti kete ato.Zoti nuk eshte i pabese per te harruar çmimin qe Biri i tij pagoi.Ai nuk do te lejoje zevendesimin e tij te jete ne ndonje fare menyre nje gje e vdekur,e paefektshme.Dhjetra mijera midis te shpenguarve nuk jane akoma te riperteritur,por te riperteritur ato duhet te jene;dhe ky eshte ngushellimi yne kur ne shkojme drejt tyre me Fjalen ringjallese te Zotit.

 

Po,per me teper,keto te papershpirtshem jane objekt i lutjeve te Krishtit perpara fronit.”Nuk te lutem vetem per keto,”tha Nderhyesi i madh,”por edhe per ato qe do te besojne ne mua me ane te fjales se tyre.”Shpirtra te paditur dhe te gjore,ato nuk dine  te luten per vetveten,por Jezusi lutet per to.Emrat e tyre jane ne parzmoren e tij,dhe nuk do te kaloje shume kur ato do te perkulin gjunjte e tyre kokeforte,duke nxjerre psheretimen penduese perpara fronit te hirit.”Koha e fiqve nuk ka ardhur akoma.”Casti i paracaktuar nuk ka goditur akoma;por,kur ai vjen ato do binden,sepse Zoti do te kete ato qe i perkasin;ato duhet,sepse Fryma nuk mund te perballohet kur Ajo vjen me plotesi fuqie—ato duhet te behen sherbetoret e vullnetshem te Zotit te gjalle.”Populli im do te jete i vullnetshem ne diten e pushtetit  tim.””Ai do te beje te drejte  shume veta.””Ai do te shikoje frytin e mundimit te shpirtit te tij.”Do t’i jap pjesen e tij midis te medhenjve,dhe ai do ta ndaje plaçken me te fuqishmit.

 

 

4 dhjetor-mbremje

 

“Por edhe ne vete,qe kemi frytin e pare te Frymes,madje ne vete renkojme me veten tone,duke pritur me padurim biresimin,shpengimin e trupit tone.” {#Romakeve 8:23}

 

Ky renkim eshte universal midis te shenjteve:ne nje shkalle te madhe ose te vogel ne te gjithe e ndjejme ate.Nuk eshte renkimi i murmurimes ose i ankimit:eshte me teper shenje deshire se sa trishtimi.Meqe kemi marre nje kapar ne deshirojme te gjithe pjesen tone ;ne deshirojme qe e gjithe njerezia jone,ne triadhen e saj te frymes,shpirtit dhe trupit,te mund te çlirohet prej mbeturines se fundit te renies;ne deshirojme me zjarr te zhveshim korruptimin,dobesine,dhe çnderimin,dhe te mbeshtillemi ne joprishje,ne pavdekesi,ne lavdi,ne trupin shpirteror qe Zoti Jezus do ti jape popullit te tij.Ne deshirojme me zjarr shfaqjen e adoptimit tone si femije te Zotit.”Ne renkojme,”por eshte “me veten tone.”Nuk eshte renkimi i hipokritit,me ane te cilit ai do donte ti bente njerezit te besonin se eshte nje i shenjte per shkak se eshte i gjore.Renkimet tona jane gjera te shenjta,shume te shenjta per tu treguar.Ne i ruajme renkimet tona per Zotin vetem.Me pas apostulli thote se ne “po presim,”me ane te ciles ne mesojme se ne nuk duhet te jemi te rrembyer,si Jona ose Elia,kur keta thane,”Le te vdes,”;po ashtu nuk duhet te perloshemi dhe te renkojme per fundin e jetes sepse jemi te lodhur nga puna,ose te deshirojme te shpetojme prej vuajtjeve tona te tanishme derisa vullneti i Zotit te behet.Ne duhet te renkojme per lavderim,por duhet ta presim me durim ate,duke ditur se Zoti cakton me te miren.Te presesh nenkupton te jesh gati.Ne duhet te qendrojme te porta duke pritur per Shumetedashurin per t’ia hapur  dhe per te na marre me vete.Ky “renkim” eshte nje prove.Mund ta gjykosh nje njeri mbas asaj qe ai renkon.Disa njerez renkojne mbas pasurise—ata adhurojne Mamonin;disa renkojne vazhdimisht nen trazirat e jetes—ata jane thjesht te paduruar;por njeriu qe renkon mbas Zotit,qe nuk ndjehet mire derisa te jete i bere si Krishti,ky eshte njeriu i bekuar.Zoti na ndihmofte te renkojme mbas ardhjes se Zotit,dhe mbas ringjalljes qe do te na jape.

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article