5 dhjetor

Publié le par alban

5 dhjetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Filipianet 1 :1-4 :23}  {Studim i shpejte:#Kolosianet 1:1-4:18}

 

“Lypni dhe do t’ju jepet.”  {#Mateu 7:7}

 

Ne njohim nje vend ne Angli qe ekziston akoma,ku i jipet si ndihme buke çdo kalimtari qe e kerkon.Kushdo qofte udhetari,ai nuk ka veçse te trokase te dera e Spitalit Kryqi i Shenjte dhe i jepet buke.Jezu Krishti aq shume i do mekataret sa ka ndertuar nje Spital te Kryqit te Shenjte,keshtu qe sa here qe nje mekatar eshte i uritur,ai mund te trokase dhe te kete nevojat e tij te permbushura.Po,Ai ka bere me mire se kaq ;Ai i ka shtuar Spitalit te Kryqit nje vend larje;dhe kurdohere qe nje shpirt eshte i zi dhe i felliqur,nuk ka veçse per te shkuar atje dhe te jete i lare.Burimi eshte perhera plot,perhera i efektshem.Asnje mekatar nuk shkoi atje dhe zbuloi se nuk mund ti lante dot njollat e tij.Mekatet qe ishin flake te kuqe u zhduken te gjitha,dhe mekatari eshte bere me i bardhe se bora.Sikur kjo te mos mjaftonte,ketij Spitali te Kryqit i eshte ngjitur nje garderobe,dhe nje mekatar qe eshte kandidat thjesht si nje mekatar,mund te vishet nga kembet te koka;dhe nese ai do te jete nje ushtar,ai mund te kete jo vetem thjesht nje rrobe per veshje te zakonshme,por nje armature qe do ta mbuloje ate prej kembeve te koka.Nese ai kerkon nje shpate,do ti jipet,dhe nje mburoje gjithashtu.Asgje qe eshte e mire per te nuk do ti mohohet.Ai do te kete para per te shpenzuar aq gjate sa jeton,dhe ai do te kete nje trashegim te perjetshem thesari te lavdishem kur hyn ne gezimin e Zotit te tij.

 

Nese te gjitha keto gjera mund te merren thjesht duke trokitur tek dera e meshires,o shpirti im,trokit fort kete mengjes,dhe kerko gjera te medha prej Zotit tend zemergjere.Mos e ler fronin e hirit derisa te gjitha nevojat e tua nuk jane vene perpara Zotit,dhe derisa me ane te besimit ti ke nje shprese te mire se ato do te plotesohen.Asnje droje nuk ka nevoje te vonohet kur Jezusi te fton.Asnje mosbesim nuk duhet te pengoje kur Jezusi premton.Asnje zemerftohtesi nuk duhet te pengoje kur te tilla bekime jane per tu fituar.

 

 

5 dhjetor-mbremje

 

“Prandaj Zoti me beri te shoh kater kovaçe.”  {#Zakaria 1 :20}

 

Ne vizionin e pershkruar ne kete kapitull,profeti pa kater brinj te tmerrshem.Ato po shtynin andej dhe kendej,duke sulmuar me te fortin dhe me te fuqishmin ;dhe profeti pyeti, « Cfare jane keta ? »Pergjigja ishte, « Keta jane briret qe kane shperndare Juden,Izraelin dhe Jeruzalemin. »Ai pa perpara tij nje simbol te atyre fuqive te paten shtypur Kishen e Zotit.Kishte kater brire ;sepse Kisha eshte e sulmuar prej te kater aneve.Nuk eshte per tu habitur nese profeti do ndjehej i frikesuar ;por papritur ja ku u shfaqen perpara atij kater kovaçe.Ai pyeti, « Pse kane ardhur keta,çfare do te bejne ? »Keta jane burrat qe Zoti ka gjetur per te thyer copa copa ata brire.Zoti do te gjeje perhera njerez per vepren e tij,dhe Ai do ti gjeje ato ne kohen e duhur.Profeti nuk pa kovaçet se pari,kur asgje nuk ishte per tu bere,por se pari pa « briret » dhe me pas « kovaçet. »Per me teper,Zoti gjen njerez mjaftueshem.Ai nuk gjeti tre kovaçe por kater ;kishte kater brire,dhe duhet te kete kater punetore.Zoti gjen njeriun e duhur ;jo kater njerez me pena per te shkruar,jo kater arkitekte per te hartuar plane ;por kater kovaçe per te bere pune te rende.Jini te qete ju qe dridheni per arken e Zotit,se kur « briret »do te shtojne traziren, « kovaçet » do te gjenden.Nuk duhet te shqetesoheni ne asnje çast ne lidhje me dobesine e Kishes se Zotit ;mund te jete duke u rritur ne erresire reformuesi trim qe do shkunde kombet :Krisostome mund te dalin prej shkollave tona,dhe Augustine prej erresires me te dendur te varferise se Londres.Zoti e di ku te gjeje sherbetoret e tij.Ai ka fshehur nje mori njerezish te fuqishem,dhe ne fjalen e tij ato do nisin betejen ; « sepse beteja i perket Zotit, »dhe Ai do te arrije fitoren.Le ti qendrojme besnike Krishtit,dhe Ai,ne kohen e duhur,do te ngrihet per ne ne mbrojtjen tone,qofte kjo ne diten e nevojes sone,ose ne periudhen e rrezikut per Kishen e tij.

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article