6 dhjetor
6 dhjetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Kolosianet 1 :1-4 :18} {Studim i shpejte :#1 Thes 1 :1-5 :28}
“Siç eshte njeriu i qiellit po ashtu jane edhe ata te qiellit.” {#1 Korintasve 15 :48}
Koka dhe gjymtyret jane te nje natyre,dhe jo si ai imazh i tmerrshem qe Nebukadnecari pa ne enderr.Koka ishte prej ari,por barku dhe kofshat ishin prej bronxi,kembet prej hekuri dhe shputat prej hekuri dhe argjile.Trupi mistik i Krishtit nuk eshte perzierje e pakuptimte gjerash te kunderta ;gjymtyret ishin te vdekshem,dhe prandaj Jezusi vdiq ;koka e lavderuar eshte e pavdekshme,dhe prandaj trupi eshte gjithashtu i pavdekshem,sepse keshtu qendron deshmia, « Sepse Une jetoj,ju do te jetoni gjithashtu. »Ashtu siç eshte Koka jone e shumedashur,po ashtu eshte dhe trupi,dhe çdo gjymtyre e tij ne veçanti.Nje Koke e perzgjedhur dhe gjymtyre te perzgjedhur ;nje Koke e pranuar dhe gjymtyre te pranuar ;nje Koke e gjalle dhe gjymtyre te gjalle.Nese koka te ishte prej ari,te gjithe pjeset e trupit do ishin prej ari gjithashtu.Keshtu pra,ka aty nje bashkim te dyfishte natyre si baza per nje shoqerimin me te ngushte.Ndalu pak ketu,lexues i perkushtuar,dhe shiko nese mund te soditesh pa nje mrekulli ekstaze begenisjen e pafundme te Birit te Zotit duke lartuar mjerimin tend ne bashkim te bekuar me lavdine e tij.Ti je kaq i vocerr sa ne kujtese te vdekshmerise tende,mund ti thuash korruptimit, « Ti je ati im, »dhe krimbit, « Ti je motra ime » ;dhe prapeseprape ne Krisht ti je kaq i nderuar sa mund ti thuash Te Plotfuqishmit, « Aba,At, »dhe Zotit te Misheruar, « Ti je vellai im dhe dhendri im. »Me siguri qe nese prejardhja prej familjeve fisnike dhe te vjetra i ben njerezit te lartesojne veten,ne kemi me shume per tu lavderuar mbi gjithe keto.Besimtari me i perçmuar dhe me i varfer mberthefte kete privilegj ;as dhe nje plogeshti mos e befte te lere pas dore gjurmimin e prejardhjes se tij fisnike,dhe mos i lejofte vetes asnje deshire te çmendur per kotesira te tanishme me te cilat te zere mendimet e tij me perjashtim te ketij nderi qiellor dhe te lavdishem te bashkimit me Krishtin.
6 dhjetor-mbremje
« I veshur me nje brez te arte ngjeshur rreth kraharorit. » {#Zbulesa 1 :13}
« Dikush qe i ngjante Birit te Njeriut » iu shfaq Gjonit ne Patmos,dhe dishepulli i dashur vuri re se Ai mbante veshur nje brez te arte.Nje brez,sepse Jezusi kurre nuk ishte i pangjeshur ndersa ishte ketu poshte ne toke,por qendroi gjithmone gati per sherbim,dhe tani perpara fronit te perjetshem Ai nuk pushon sherbimin e tij te shenjte,por si nje prift eshte i ngjeshur me « brezin e punuar artistikisht te efodit. »Eshte mire per ne qe Ai nuk ka pushuar te permbushe detyrat e tij te dashurise per ne,perderisa kjo eshte nje prej garancive tona me te perzgjedhura se Ai jeton perhera per te bere nderhyrje per ne.Jezusi nuk eshte kurre i plogesht ;teshat e tij nuk jane kurre te leshuara sikur detyrat e tij te kishin mbaruar ;Ai me zell mban kauzen e popullit te tij.Nje brez i arte,per te shfaqur epersine e sherbimit te tij,fisnikerine e personit te tij,dinjitetin e gjendjes se tij,lavdine e shperblimit te tij.Ai nuk therret me prej pluhurit,por nderhyn me autoritet,si Mbret po ashtu si dhe Prift.Kauza jone eshte mjaft e sigurte ne duart e Melkisedekut tone te fronezuar.
Zoti yne i jep te gjithe njerezve te tij nje shembull.Ne nuk duhet kurre te lerojme brezat tone.
Kjo nuk eshte koha per tu shtrire ne rehati,eshte periudha e sherbimit dhe luftes.Ne kemi nevoje per te shtrenguar brezin e se vertetes akoma me fort rreth ijeve tona.Eshte nje brez i arte,dhe qe keshtu do te jete zbukurimi yne me i pasur,dhe ne kemi shume nevoje per te,sepse nje zemer qe nuk eshte e perforcuar mire me te verteten ashtu siç kjo eshte ne Jezusin,dhe me besnikerine e veperuar prej Frymes,do zihet lehte ne kurth me gjerat e kesaj jete,dhe do mberthehet prej kurtheve te tundimit.Eshte me kot qe ne kemi ne zoterim Shkrimet nese nuk i lidhim ato perreth nesh si nje brez,duke rrethuar gjithe natyren tone,duke mbajtur çdo pjese te karakterit tone ne rregull,dhe duke i dhene ngjeshmeri gjithe qenies sone.Nese ne qiell Jezusi nuk e liron brezin,aq me shume ju mbi toke.Qendroni pra duke pasur ijet tuaja te ngjeshura me te verteten.