7 dhjetor
7 dhjetor-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Thes 1 :1-5 :28} {Studim i shpejte :#2 Thes 1 :1-3 :18}
“Perendia ka zgjedhur gjerat e uleta te botes.” {#1 Korintasve 1 :28}
Ec pergjate rrugeve naten,nese guxon,dhe atehere do te shikosh mekatare.Ve re kur nata eshte e erret,dhe era ulerin,dhe hajduti po cakellon braven e deres,dhe atehere do te shikosh mekatare.Shko ne ate burg,dhe ec permes ndarjeve te burgut dhe ve re njerezit me sy te vrenjtur,njerez qe nuk do te pelqeje te takoje naten,dhe atehere ka mekatare atje.Shko tek qendrat e riedukimit,dhe ve re ato qe kane jetuar ne nje shthurje rinore te papermbajtur dhe atehere do te shikosh mekatare.Shko pertej detrave ne vendin ku njeriu bren nje kocke qe bie ere mish njeriu dhe atehere ka nje mekatar atje.Shko ku te duash,nuk ke nevoje per te rremuar token per te gjetur mekatare,sepse ata jane mjaft te zakonshem ;mund ti gjesh ato ne çdo rrugice dhe rruge te çdo qyteti,dhe fshati.Eshte per njerez te tille qe Jezusi vdiq.Nese do te me zgjidhnit sojin me te trashe te njerezimit,nese eshte i lindur prej gruas,do te kem akoma nje shprese per te,sepse Jezu Krishti ka ardhur per te kerkuar dhe per te shpetuar mekataret.Dashuria perzgjedhese ka perzgjedhur disa prej me te keqijve per tu bere me te miret.Guret e perroit hiri i kthen ne gure te çmuar per kuroren mbreterore.Ndryshkun e pavlere Ai e transformon ne ar te paster.Dashuria shpenguese ka vene menjane shume prej me te keqijve te njerezimit per te qene shperblimi i pasionit te Shpetimtarit.Hiri i efektshem therret shume prej me te keqinjve te te keqinjve per tu ulur ne tryezen e meshires,dhe keshtu qe asnje te mos deshperohet.
Lexues,me ane te asaj dashurie qe Jezusi na shikon prej syve te tij lotues,me ane te asaj dashurie qe rrjedh prej atyre plageve te gjakosura,me ane te asaj dashurie besnike,asaj dashurie te forte,ate dashuri te paster,painteres,dhe ndenjese ;me ane te zemres dhe me ane te dashurise se meshires se Shpetimtarit,ne te pergjerohemi te mos largohesh sikur te mos ishte asgje per ty ;por beso ne Te dhe do te shpetohesh.Besoja shpirtin tend Atij dhe Ai do te te sjelli ne krahun e djathte te Atit te tij ne lavdi te perjetshme.
7 dhjetor-mbremje
« Per te gjithe u bera gjithçka,qe te shpetoja me çdo kusht disa. »{#1Korintasve 9 :22}
Synimi i madh i Palit nuk ishte thjesht te mesonte dhe te permirsonte,por te shpetonte.Nese nuk do ishte keshtu atehere ai do te kishte qene shume i zhgenjyer ;ai donte te kishte njerez te riperteritur ne zemer,te falur,te shenjteruar,ne fakt,te shpetuar.A kane synuar punet tona te Krishtera ne ndonje gje poshte kesaj pike te madhe ?Atehere le te ndreqim shtigjet tona,sepse çfare vlere do kishte valle te kesh mesuar dhe te kesh moralizuar njerezit nese ato shfaqen perpara Zotit te pashpetuar ?Kemishat tona do te jene me gjak flake te kuq nese gjate jetes ne kemi kerkuar objekte te meposhtme,dhe kemi harruar se njerezit kishin nevoje per tu shpetuar.Pali e njihte rrenimin e gjendjes natyrore te njeriut natyror,dhe nuk u perpoq ta edukonte ate,por ta shpetonte ate ;ai pa njerez duke u zhytur ne ferr,dhe nuk foli per ti rafinuar ato,por per ti shpetuar prej zemerimit te ardhshem.Per te arritur shpetimin e tyre,ai e dha tere veten e tij me zell te palodhur per te shpallur ungjillin,per te paralajmeruar dhe pergjeruar njerezit te jene te pajtuar me Zotin.Lutjet e tij ishin te pavend e te pakohe dhe punet e tij ishin te papushueshme.Te shpetonte shpirtra ishte pasioni i tij konsumues,ambicia e tij,thirrja e tij.Ai u be nje sherbetor per te gjithe njerezit,duke punuar rende per rracen e tij,duke ndjere nje brenge te madhe brenda tij nese nuk predikonte ungjillin.Ai la menjane preferencat e tij per te parandaluar demin ;ai ia nenshtroi veten gjerave me te ndryshme :dhe nese njerezit do pranonin ungjillin,ai nuk ngriti pyetje ne lidhje me format dhe ceremonite :ungjilli ishte gjeja me e rendesishme per te.Nese do mund te shpetonte disa ai do ishte i kenaqur.Kjo ishte kurora per te cilen Ai u perpoq,shperblimi i mjaftueshem dhe i vetem i gjithe puneve dhe vetemohimeve te tij.Lexues i dashur,ju dhe une,a kemi jetuar per te fituar shpirtra me kete regjim ?A jemi te zoteruar me te njejten deshire rrembyese ?Nese jo,pse jo ?Jezusi vdiq per mekataret,a nuk mund valle ne te jetojme per to ?Ku eshte butesia jone ?Ku eshte valle dashuria jone per Krishtin,nese nuk kerkojme nderin e tij ne shpetimin e njerezve ?O Zoti na mbushte plot e perplot me nje zell te pavdekshem per shpirtrat e njerezve .