8 dhjetor
8 dhjetor-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Thes 1 :1-3 :18} {Studim i shpejte:#1 Ti 1:1-6:21}
“Megjithate ti ke disa njerez ne Sarde qe nuk i kane ndotur rrobat e tyre.Ata do te ecin me mua te veshur ne te bardha,sepse jane te denje per kete.” {#Zbulesa 3 :4}
Ne mund ta kuptojme kete se i referohet justifikimit. « Ato do te ecin me mua te veshur ne te bardha » ;domethene,ata do te gezojne nje ndijim te vazhdueshem te vete justifikimit te tyre me ane te besimit ;ato do te kuptojne se drejtesia e Krishtit i eshte ngarkuar atyre,se ata jane te gjithe te lare dhe te bere me te bardhe se sa bora me e fresket.
Perseri,i referohet gezimit dhe harese :sepse rrobat e bardha ishin petka ditesh pushimi midis Hebrenjve.Ato qe nuk i kane ndotur rrobat e tyre do te kene fytyrat e tyre perhera te shndritshme;ato do te kuptojne ate qe Salomoni donte te thoshte kur tha “Shko ne rrugen tende,ha buken tende me gezim,dhe pije veren tende me nje zemer te hareshme.Rrobat e tua qofshin perhere te bardha,sepse Zoti ka pranuar veprat e tua.”Ai qe eshte i pranuar prej Zotit do te veshe rroba te bardha gezimi dhe hareje,ndersa ecen ne shoqerim te embel me Zotin Jezus.Nga vijne valle kaq shume dyshime,kaq shume mjerim,dhe zi ?Eshte sepse shume besimtare ndotin rrobat e tyre me mekat dhe gabim,dhe si rrjedhim ata humbin gezimin e shpetimit te tyre,dhe shoqerimin e mire te Zotit Jezus,ato nuk ecin ketu poshte ne rroba te bardha.
Premtimi gjithashtu i referohet ecjes ne te bardha perpara fronit te Zotit.Ato qe nuk i kane ndotur rrobat e tyre ketu poshte do ecin me siguri ne te bardha atje lart,ku ushtrite e veshura ne te bardhe i kendojne aleluja te perhershme Shume Te Lartit.Ato do te zoterojne gezime te paperfytyrueshme,lumturi qe ia kalon endrres,lumni qe perfytyrimi nuk e njeh,bekim qe edhe shtrirja e deshires nuk e ka arritur dot.Te « pandoturit ne udhen e tyre » do te kene gjithe kete—jo prej merites,ose veprave por prej hirit.Ato do te ecin me Krishtin ne te bardha,sepse Ai i ka bere ato te denje per kete.Ne shoqerimin e tij te embel ato do te pijne prej burimeve ujrash te gjalla.
8 dhjetor-mbremje
« Kopeja jote gjeti nje banese dhe ne miresine tende,o Perendi,je kujdesur per te varferit. » {#Psalmi 68 :10}
Te gjitha dhuratat e Zotit jane dhurata te pergatitura te grumbulluara ne depo per nevoja te parashikuara.Ai paraprin nevojat tona ;dhe prej plotesise qe ka mbledhur si thesar ne Krishtin Jezus,Ai i jep prej miresise se tij te varferit.Mund ti besoni atij per te gjitha nevojshmerite qe mund te ndodhin,sepse Ai ka paranjohur ne menyre te padeshtueshme çdo njeren prej tyre.Ai mund te thote per ne ne çdo rrethane, « E dija se do te ishe ky dhe kjo. »Nje njeri niset per udhetim permes shkretetires,dhe kur ka perparuar nje dite,dhe ka ngritur tenden e tij,zbulon se ai ka nevoje per shume lehtesira dhe gjera te nevojshme qe nuk i ka marre me vete ne bagazhe. « Ah ! »thote ai, « nuk e parashikova kete :nese te kisha per te bere perseri kete udhetim,do sillja me vete keto gjera,kaq te nevojshme per lehtesimin tim. »Por Zoti ka vene re me syrin e paranjohjes te gjitha kerkesat e femijeve te tij te varfer e te hallakatur dhe kur keto nevoja vijne,furnizimet jane gati.Eshte miresi qe Ai ka pergatitur per te varferit ne zemer,miresi dhe vetem miresi.”Hiri im eshte i mjaftueshem per ty. » « Aq sa do jene ditet e tua,po aq so zgjasi forca jote. »
Lexues,a eshte zemra jote e rende kete mengjes ?Zoti e dinte se do te ishte ashtu ;lehtesimi qe zemra jote ka nevoje eshte e thesaruar ne sigurimin e embel te tekstit.Ti je i varfer dhe ne nevoje,por Ai ka menduar per ty,dhe ka bekimin e sakte qe ti kerkon te ruajtur per ty.Kerko premtimin,besoje ate dhe fito permbushjen e tij.A e ndjen se nuk ishe kurre kaq ndergjegjshmerisht i poshter sa je tani ?Shiko,burimi i purpurt eshte i hapur akoma,me gjithe efikasitetin e tij te kaluar,per te lare mekatet e tua.Kurre nuk do te biesh ne nje situate te tille ne te cilen Krishti nuk mund te te ndihmoje.Asnje nevoje nuk do te vije ne çeshtjet e tua shpirterore ne te cilen Jezu Krishti nuk do ta plotesonte,sepse historia jote ka qene e gjitha e paranjohur dhe e plotesuar ne Jezusin.