9 dhjetor
9 dhjetor-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Ti 1 :1-6 :21} {Studim i shpejte :#2Ti 1 :1-4 :22}
“Prandaj Zoti do te prese per t’ju dhene hir” {#Isaia 30:18}
Zoti shpesh vonon ne pergjigjen e lutjes.Ne kemi raste te ndryshme te kesaj ne Shkrimin e shenjte.Jakobi nuk e mori bekimin prej engjellit deri afer agimit—atij iu desh te perleshej gjithe naten per te.Gruas se gjore nga Sirofenikia as qe nuk iu tha edhe nje fjale per nje kohe te gjate.Pali i kerkoi tri here Zotit qe “gjembi ne mish” te mund te hiqej prej tij,dhe nuk mori siguri se do ti hiqej,por ne vend te kesaj nje premtim se hiri i Zotit i mjaftonte.Ne ke trokitur vazhdimisht ne porten e meshires,dhe nuk ke marre pergjigje,a do qe te te them pse Krijuesi i fuqishem nuk ka hapur deren dhe te ka lene te hysh brenda?Ati yne ka arsye te veçanta per te na mbajtur keshtu duke pritur.Ndonjehere eshte per te treguar fuqine e tij dhe sovranitetin e tij,qe njerezit te mund te njohin se I Perjetshmi ka nje te drejte per te dhene ose per te mbajtur.Me shpesh vonesa eshte per perfitimin tone.Ti ndoshta po mbahesh duke pritur me qellim qe deshirat e tua te jene me te zjarrta.Zoti e di se vonesa do te gjalleroje dhe do te rrise deshiren,dhe se nese te mban duke pritur ti do te shikosh nevojshmerine tende me qarte,dhe do te kerkosh me me ngulm;dhe qe te çmosh meshiren edhe me shume per vonesen e saj te gjate.Mund te kete gjithashtu diçka qe nuk shkon ne ty qe ka nevoje per tu hequr,perpara se gezimi i Zotit te jipet.Ndoshta pikepamjet e tua te planit te Ungjillit jane te paqarta,ose ndoshta ve pak besim mbi veten tende,ne vend qe te besosh thjeshtesisht dhe teresisht te Zoti Jezus.Ose,Zoti te ben ty te presesh akoma qe te mund te shfaqe me plot pasurite e hirit te tij se fundmi.Lutjet e tua jane te gjitha te regjistruara ne qiell,dhe nese nuk jane te pergjigjura menjehere me siguri qe nuk jane harruar,por edhe pak dhe do te permbushen dhe do te kesh gezim dhe endje.Deshperimi mos te te befte te heshtur,por vazhdo me ngut ne pergjerime te zellshme.
9 dhjetor-mbremje
“Populli im do te banoje ne nje vend paqeje.” {#Isaia 32 :18}
Paqja dhe prehja nuk i perkasin te pariperteriturit,ato jane zoterimet e veçanta te popullit te Zotit,dhe te atyre vetem.Zoti i paqes i jep paqe te perkryer atyre zemrat e te cileve mbeshteten mbi Te.Kur njeriu nuk kishte rene akoma,Zoti i tij i dha qoshken e lulezuar te Edenit si vendin e tij te prehjes ;por sa keq !sa shpejt mekati prishi vendbanimin e hijshem te pafajesise.Ne diten e zemerimit universal kur ujerat fshine nje rrace te fajshme,familja e zgjedhur ishte e siguruar ne paqe ne vendin prehes te arkes,qe i shpuri ato prej botes se vjeter te denuar ne token e re te ylberit dhe beselidhjes,qe simbolizon Jezusin,arken e shpetimit tone.Izraeli qendroi i sigurte ne vendbanimet e sperkatura te Egjiptit kur engjelli shkaterrimtar goditi te parelindurit ;dhe ne shkretetire hija e shtylles se rese dhe shkembi derdhes,i dha shtegetareve te lodhur nje pushim te embel.Ne kete çast ne prehemi ne premtimet e Zotit tone besnik,duke ditur se fjalet e tij jane plot me vertetesi dhe fuqi ;ne prehemi ne doktrinat e fjales se tij,qe jane vete ngushellimi ;ne prehemi ne beselidhjen e hirit te tij,qe eshte nje liman kenaqesie.Me teper te favorizuar jemi ne se sa Davidi ne Adullam ose Jona poshte bimes,sepse askush nuk mund ta pushtoje ose ta shkaterroje strehen tone.Personi i Jezusit eshte vendi i prehjes i popullit te tij,dhe kur ne afrohemi afer tij ne thyerjen e bukes,ne degjimin e fjales,ne kerkimin e Shkrimeve,ne lutje ose lavdi,ne zbulojme se çdo forme afrimi me Te eshte nje rikthim paqe ne frymet tona.
Degjoj fjalet e dashurise,
Veshtroj mbi gjakun,
Shikoj flijimin e fuqishem,
Dhe kam paqe me Zotin.
Eshte paqe e perjetshme
E sigurte si emri i Te Perjetshmit,
E qendrueshme si froni i tij i palekundur
Perhera e perhera e njejte :
Rete mund te shkojne dhe vijne,
Dhe stuhi mund te çajne qiellin tim,
Kjo miqesi gjakvulosur nuk ndryshon
Kryqi eshte perhera prane.