10 dhjetor

Publié le par alban

10 dhjetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#2 Ti 1 :1-4 :22}  {Studim i shpejte :#Titi 1:1-3:15}

 

“Dhe keshtu do te jemi gjithmone bashke me Zotin”  {#1 Thes 4:17}

 

Edhe vizitat me te embla te Krishtit,sa te shkurtra qe jane—dhe sa kalimtare!Per nje çast qe syte tane e shikojne Ate,dhe ne gezohemi me gezim te pashprehshem dhe plot me lavdi,por perseri per pak kohe ne nuk e shikojme Ate sepse i Shumedashuri yne terhiqet prej nesh ;ashtu si nje kaproll ose nje dre i ri ai kercen mbi malet e ndarjes;Ai ka shkuar ne token e aromave dhe nuk ushqehet me midis zambakeve.

 

Nese sot Ai begenis te na bekoje

Me nje ndijim mekati te falur,

Neser mund te na trishtoje

Mund te na bej te ndjejme plagen perbrenda.

 

O,sa e embel ardhshmeria e asaj kohe kur nuk do ta shikojme ne largesi por do ta shikojme balle per balle :kur Ai nuk do te jete si nje udhetar qe qendron vetem per nje nate,por do te na mbeshtjelle perjetesisht ne kraharorin e lavdise se tij.Ne nuk do ta shikojme Ate per nje periudhe te shkurter,por

 

Me miliona vite syte tane te habitur,

Do te sodisin bukurite e Shpetimtarit tone

Dhe per miriada koherash do adhurojme

Mrekullite e dashurise se tij.

 

Ne qiell nuk do te kete nderprerje prej shqetesimit ose mekatit ;asnje e qare nuk do te meke syte tane ;asgje tokesore nuk do te hutoje mendimet tona te lumtura ;nuk do te kemi asgje qe do te na pengoje te shikojme perhera Diellin e Drejtesise me sy te palodhur.O,nese eshte kaq e embel ta shikojme Ate tani,sa e embel do jete valle te veshtrosh ate fytyre te bekuar perhera,dhe kurre te mos kesh nje re ne mes,dhe kurre te mos kesh te kthesh syte menjane per te pare mbi nje bote lodhese dhe te mjere !Dite e bekuar,kur do te agosh valle ?Ngrihu,o diell i paperendueshem !Gezimet e ndjesave mund te na lene atehere kur te duan,por kjo gje do te kryeje ndreqje te lavdishme.Nese te vdesesh nuk eshte gje tjeter veçse te hysh ne shoqerim te panderprere me Jezusin,atehere vdekja eshte me te vertete fitim,dhe pika e zeze eshte e gllaberuar ne nje det fitore.

 

 

10 dhjetor-mbremje

 

« Asaj ia hapi zemren Zoti. » {#Veprat 16 :14}

 

Ne tjetersimin e Lidias ka shume pika me interes.Tjetersimi i saj erdhi prej rrethanash provanie.Ajo ishte nje shitese pelhurash,prej qytetit te Tiatires,por pikerisht ne kohen e duhur per te degjuar Palin ne e gjejme ate ne Filipi ;provania,e cila eshte motra e hirit,e çoi ne vendin e duhur.Perseri,hiri po pergatiste shpirtin e saj per bekimin-hir duke pergatitur per hir.Ajo nuk e njihte Shpetimtarin,por duke qene Izraelite,ajo njihte shume te verteta qe ishin shkalle guri te shkelqyeshme per njohjen e Jezusit.Tjetersimi i saj erdhi ne perdorimin e mjeteve.Ne Shabat ajo shkoi atehere kur lutja duhet te behej,dhe atje iu degjua lutja.Mos ler pas dore kurre mjetet e hirit ;Zoti mund te na bekoje ne kur nuk jemi ne shtepine e tij,por ne kemi arsyen me te madhe per shpresuar se Ai do te na bekoje kur jemi ne shoqerim me te shenjtet e tij.Ve re fjalet, « Asaj ia hapi zemren Zoti. »Ajo nuk e hapi vete zemren.Lutjet e saj nuk e bene nje gje te tille ;Pali nuk e beri nje gje te tille.Vete Zoti duhet te hape zemren,per te marre gjerat qe bejne paqen tone.Ai vetem mund te vere çelesin ne vrimen e deres dhe ta hape ate,dhe te marre pranim per veten e tij.Ai eshte padroni i zemres ashtu siç dhe eshte krijuesi i zemres.Treguesi i pare i zemres se saj te hapur ishte bindja.Sapo Lidia pati besuar ne Jezus,ajo ishte e pagezuar.Eshte nje shenje e embel e nje zemre te thyer dhe te perulur,kur femija i Zotit ka vullnetin ti bindet urdhereses qe nuk eshte thelbesore per shpetimin e tij,qe nuk i shtrengohet prej nje frike egoiste denimi,por eshte nje akt i thjeshte bindjeje dhe shoqerimi me Mjeshtrin e tij.Treguesi tjeter ishte dashuria,duke shfaqur veten ne vepra miresie mirenjohese kundrejt apostujve.Dashuria per te shenjtet ka qene per here nje shenje e nje te tjetersuari te vertete.Ato qe nuk bejne asgje per Krishtin ose per Kishen e tij,nuk japin veçse nje deshmi te dobet te nje zemre «te hapur ».Zot,me jep me shume nje zemer te hapur.

 

 

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article