11 dhjetor

Publié le par alban

11 dhjetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Ti 1 :1-Fil 1 :25}  {Studim i shpejte:#Fil 1:25}

 

“Ai qe ju therret,eshte besnik,dhe do t’i beje te gjitha keto.”  {#1 Thes 5:24}

 

Qielli eshte nje vend ku ne nuk do te mekatojme kurre;ku ne do te pushojme vemendjen tone te vazhdueshme kundrejt nje armiku te palodhshem,sepse atje nuk do te kete me tundues per te na zene ne lak kembet tona.Atje te keqinjt pushojne se trazuari,dhe te lodhurit jane ne prehje.Qielli eshte “trashegimia e pandotur”;eshte toka e shenjterise se perkryer,dhe si rrjedhoje ,e nje sigurie te plote.Por,te shenjtet ne toke a nuk valle shijojne ndonjehere gezimet e sigurise te bekuar?Doktrina e fjales se Zotit eshte,se te gjithe ato qe jane ne bashkim me Qengjin jane te sigurte;se te gjithe te drejtet do te qendrojne ne kembe pergjate rruges se tyre;se ato qe ia kane dorezuar shpirtrat e tyre ruajtjes se Krishtit do te zbulojne se Ai eshte nje ruajtes i palevizsshem dhe besnik.Te mbeshtetur nga nje doktrine e tille ne mund te gezojme siguri edhe mbi toke;jo ate siguri te larte dhe te lavdishme qe na ben te lire prej çdo rreshqitje,por ate siguri te shenjte qe ngrihet prej premtimit te sigurte te Jezusit se askush qe beson ne Te nuk do te vdese kurre,por do te jete me Te atje ku Ai eshte.Besimtar,le te mendojme shpesh me gezim mbi doktrinen e kembenguljes se te shenjteve,dhe te nderojme besnikerine e Zotit tone me nje mirebesim te shenjte ne Te.

Zoti yne ju dhente nje ndijim sigurie ne Krishtin Jezus!Ju sigurofte se emri juaj eshte i gdhendur ne doren e tij ;dhe degjofshit peshperimen e tij tek premton,”Mos ki frike,jam me ty.”Shiko Ate,Kapari i madh i beselidhjes,aq besnik sa i vertete,dhe,prandaj,i zotuar te te paraqese,me te dobetin e familjes,me te gjithe rracen e zgjedhur,perpara fronit te Zotit;dhe ne nje soditje te tille te embel do te pish lengun e sheges se Zotit,dhe do te shijosh frutat e zgjedhura te Parajses.Do te kesh nje parashije te gezimeve qe rrembejne shpirtrat e te shenjteve te perkryer lart,nese mund te besosh me nje besim te paqendrueshem se “Ai qe te therret eshte besnik,dhe do t’i beje te gjitha keto.”

 

11 dhjetor-mbremje

 

“Zoti Krisht,Ai te cilit po i sherbeni.”  {#Kol 3:24}

 

Kujt rangu te zgjedhur zyrtaresh iu fol kjo fjale?Mbreterve qe krekosen me mburrje prej te drejtes hyjnore?Ah,jo!shume shpesh ato i sherbejne vetes ose Satanit dhe harrojne Zotin  vuajtja e te cilit i lejon ato te veshin  madherine e tyre te rreme per nje kohe te shkurter.A i flet atehere apostulli atyre te ashtuquajtur “te perhirshem te perndershem ate ne Zot,”prifterinjve,ose “ te nderuarve kryedhjake?”Jo,me te vertete,Pali nuk njihte asgje prej ketyre shpikjeve puro te njerezve.Madje as pastoreve dhe mesuesve,ose te pasurve dhe te vleresuarve midis besimtareve,kjo fjale nuk iu fol,por sherbetoreve,po,dhe sklleverve.Midis turmave punetore,meditesit,punetoreve te dites,sherbetoreve shtepiake,te palodhurve te kuzhines,apostulli gjeti,ashtu si i gjejme akoma,disa prej te zgjedhurve te Zotit,dhe atyre ai i thote,”Cfaredo qe te beni,ta kryeni me gjithe zemer,si per Zotin dhe jo per njerezit,duke e ditur se nga Zoti do te merrni shperblimin e trashegimise.Eshte Zoti Krisht Ai te cilit po i sherbeni.”Kjo thenie fisnikeron rutinen e lodhshme te punezenieve tokesore,dhe perhap nje aurore midis puneve me te perulura.Te lash kembet mund te jete servile,por te lash kembet e tij eshte pune mbreterore.Te zgjidhesh lidhesen e kepuces eshte nje pune e varfer,por te zgjidhes ate te Mjeshtrit te madh eshte privilegj princeror.Dyqani,hambari,kthina e sqollit,kovaçhana behen tempuj kur burra dhe gra bejne gjithçka per lavdine e Zotit!Atehere “sherbimi hyjnor”nuk eshte nje gje e disa oreve dhe e disa vendeve,por gjithe jeten behet shenjteri ne Zotin,dhe çdo vend dhe gje,si e perkushtuar si tabernakulli dhe shandani i tij i arte.

Me meso,Zoti dhe Mbreti im,

Ne te gjitha gjerat per te te pare Ty ;

Dhe ate qe bej ne gjithçka

Ta bej si per Ty

Gjithçka qe mund te ndaj me Ty

Asgje nuk mund te jete aq e vogel sa

me kete ngjyrim,per hirin tend,

nuk do behej e shkelqyeshme dhe e paster.

Sherbetorit  me kete klauzole

I duket hamalleku mrekulli

Dhe çdo gje kryhet nuk ka se si me mire.

 

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article