12 dhjetor

Publié le par alban

12 dhjetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Hebrenjte 1 :1-4 :16}  {Studim i shpejte:#Hebrenjve 1:1-2:18}

 

“Rruget e tij jane te perjtshme.”  {#Habakuk 3 :6}

 

Cfare Ai ka bere nje here,do ta beje perseri.Rruget e njeriut jane te ndryshueshme,por rruget e Zotit jane te perjetshme.Ka shume arsye per kete te vertete teper te ngushellueshme :midis ketyre ndodhen keto qe ndjekin—rruget e Zotit jane rezultati i se menduarit te urte ;Ai ve ne rregull te gjitha gjerat sipas keshilles se vullnetit te tij.Veprimi njerezor eshte shpesh rezultati i shpejte i pasionit,ose frikes,dhe udhehiqet prej keqardhjes dhe ndryshimit ;por asgje nuk mund ta zere te zene ne befasi te Shumefuqishmin,ose te ndodhi ndryshe nga çka Ai ka parashikuar.Rruget e tij jane rezultati i nje karakteri te pandryshueshem,dhe ne to atributet e vendosura dhe te fiksuara te Zotit duhet per tu pare me qartesi.Nese vete i Perjetshmi nuk ndermerr nje ndryshim,rruget e tij,qe jane ne veprim,duhet te qendrojne perhera te njejta.A eshte Ai perjetesisht i drejte,i hirshem,besnik,i urte,i bute ?—atehere rruget e tij duhet te dallohen perhera per te njejtat shkelqesi.Duke qene veprime sipas natyres se tyre :kur keto natyra ndryshojne,po ashtu sjellja e tyre ndryshon gjithashtu ;por perderisa Zoti nuk mund te njohe as dhe nje hije ndryshimi,rruget e tij do te qendrojne perhera te njejta.Permeteper nuk ka asnje arsye prej jasht e cila mund te permbyse rruget hyjnore,perderisa ato jane personifikimi i nje fuqie te parezistueshme.Nga profeti thuhet se toka eshte e perçare prej lumenjsh,malet tunden,thellesia ngren lart duart,dhe dielli dhe hena qendrojne palevizur,kur I Perjetshmi ecen perpara per shpetimin e popullit te tij.Kush valle mund ta mbaje doren e tij,dhe ti thote,Cfare po ben ?Por nuk eshte veçse fuqia qe jep qendrueshmerine ;Rruget e Zotit jane shfaqja e parimeve te perjetshme te drejtesise,dhe prandaj nuk mund te kalojne kurre.Farat e keqija kalben dhe rrenohen,por fara e vertete dhe e mire ka perreth saj nje gjalleri qe koherat nuk mund ta zvogelojne.

Kete mengjes le te shkojme te Ati yne qiellor me mirebesim,duke kujtuar se Jezu Krishti eshte i njejti dje,sot dhe perhera,dhe ne Te Zoti eshte perhera i hirshem kundrejt popullit te tij.

 

12 dhjetor-mbremje

 

« Kane vepruar me mashtrim kundrejt Zotit. »  {#Osea 5 :7}

 

Besimtar,ketu ka nje te vertete te trishtueshme !Ti je i shumedashuri i Zotit,i shpenguar prej gjakut,i therritur prej hirit,i ruajtur ne Krishtin Jezus,i pranuar ne Te Shumedashurin,ne rrugen tende drejt qiellit,dhe prapeseprape, « ke vepruar me mashtrim » kundrejt Zotit,shokut tend me te mire ;me mashtrim kundrejt Jezusit,prej te Cilit je ;me mashtrim kundrejt Frymes se Shenjte,me ane te Ciles je pergjallur ne jete te perjetshme !Sa mashtrues ke qene ne çeshtjet e betimeve dhe premtimeve.A e mbani mend dashurine e fejeses,ate kohe te lumtur—pranveren e jetes suaj shpirterore ?O,sa fort qe i ngjiteshit Mjeshtrit atehere !duke thene, « Ai nuk do te me fajesoje kurre me mosperfillje ;kemba ime nuk do te ngadalesohet kurre ne udhen e sherbimit te tij ;nuk do te lejoj zemren time te bredhe pas dashurive te tjera ;ne Te gjendet çdo bollek embelsie te pashprehshme.Jap gjithçka per hir te Zotit tim Jezus. »A ka qene valle keshtu ?Sa keq !nese ndergjegja flet,do thoshte, « Ai qe premtoi kaq mire ka kryer shume keq.Lutja shpeshhere eshte degjuar mbyturazi,--ka qene e shkurter,por jo e embel,e shkurter por jo e zjarrte.Shoqerimi me Krishtin eshte harruar.Ne vend te nje mendjeje qiellore,ka pasur shqetesime misherore,kotesi te botes dhe mendime te liga.Ne vend te sherbimit,ka pasur mosbindje ;ne vend te zellit,plogeshti ;ne vend te durimit,rrembim ;ne vend te besimit,mirebesim ne nje krah mishi ;dhe si ushtare kryqi ka pasur frike,mosbindje dhe dezertim,ne nje shkalle te turpshme ». « Ke vepruar me mashtrim. »Mashtrim kundrejt Jezusit !çfare fjalesh duhet te perdoren per ta kallezuar kete ?Fjalet vlejne pak :mendimet tona penduese urrefshin mekatin qe eshte kam me siguri ne ne.Mashtrues kundrejt plageve te tua,O Jezus !Na fal,dhe mos na ler qe te mekatojme perseri !Sa turp te jesh mashtrues kundrejt Atij qe nuk na harron kurre,por qe kete dite qendron me emrat tone te gdhendur ne parzmoren e tij perpara fronit te perjetshem.

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article