13 dhjetor

Publié le par alban

13 dhjetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Hebrenjte 5 :1-7 :28}  {Studim i shpejte :#Hebrenjve 3 :1-4 :16}

 

« Kripe ne sasi te pakufizuar. »  {#Ezra 7 :22}

 

Kripa ishte e perdorur ne çdo flijim i bere Zotit ne zjarr,dhe prej vetive pastruese dhe ruajtese ishte emblema mirenjohese e hirit hyjnor ne shpirt.Ia vlen qe te shikohet me kujdes se,kur Artaksersi i dha kripe Ezres priftit,nuk i vuri asnje kufi sasise,dhe mund te jemi me se te sigurte se kur Mbreti i mbreterve shperndan hir midis prifterinjve te tij mbreterore,furnizimi nuk eshte i kursyer nga ana e tij.Shpesh ne jemi te shtrenguar ne vetvete por kurre ne Zotin.Ai qe zgjedh te mbledhe shume mana do zbuloje se Ai mund te kete aq shume sa deshiron.Nuk ka zi buke te tille ne Jeruzalem sa qytetaret te hajne buken e tyre me peshe dhe te pine ujin e tyre me mase.Disa gjera ne ekonomine e hirit jane me mase,per shembull uthulla dhe vreri na jane dhene me nje saktesi te tille qe nuk kemi kurre nje pike me teper sa ç’duhet,por prej kripes se hirit asnje kursim nuk behet, « kerkoni ç’te doni dhe do tju jipet. »Prinderit kane nevoje te mbyllin me çeles arken me fruta,dhe te mbyllin kavanozat me embelsira,por nuk ka nevoje per te mbyllur me çeles kutine me kripe,sepse pak femije do hanin me shume endje prej saj.Nje njeri mund te kete shume para,shume nder,por Ai nuk mund te kete kurre teper hir.Kur Jeshuruni filloi te dhjamoset,ai hodhi vickla kunder Zotit,por nuk ka per tu pasur frike qe nje njeri te behet teper  me hir :nje pletore hiri eshte e pamundur.Me teper pasuri sjell me teper shqetesim,por me teper hir sjell me teper gezim.Urtesi e rritur eshte trishtim i rritur,por bollek Fryme eshte bollek gezimi.Besimtar,shko te froni per nje furnizim me te madh me kripe qiellore.Do te lezetoje pikellimet e tua,te cilat jane pa shije nese nuk kane kripe ;do te ruaje zemren tende qe korruptohet nese kripa mungon,dhe do te vrase mekatet e tua ashtu si kripa vret zvarraniket.Ti ke nevoje per shume ;kerko shume,dhe ki shume.

 

13 dhjetor-mbremje

 

« Do ti bej bedenat e tua prej rubinesh. »  {#Isaia 54:12}

 

Kisha eshte e simbolizuar ne menyre shume mesimdhenese prej nje ndertese te ngritur prej fuqie hyjnore,dhe e skicuar prej aftesise hyjnore.Nje shtepi e tille hyjnore nuk duhet te jete e erret,sepse Izraelitet paten drite ne banesat e tyre;duhet prandaj te kete dritare per te lene driten brenda dhe per te lejuar banoret te veshtrojne jashte.Keto dritare jane te çmuara si rubine:rruget ne te cilat Kisha veshtron Zotin e saj dhe qiellin,dhe te verteten shpirterore ne pergjithese,duhen vleresuar shume.Rubinet nuk jane guret e çmuar me transparente,me se miri ato jane gjysem-tejndritshem:

 

Njohuria jone e asaj jete eshte e vogel,

Syri yne i besimit eshte i meket.

 

Besimi eshte nje prej ketyre dritareve te çmuara prej rubini,por sa keq!ben shpesh kaq mjegull dhe me kaq re,sa ne shikojme erret,dhe e marrim gabimisht shume ate qe shohim.Prapeseprape nese nuk mund te shikojme permes dritaresh diamanti dhe te njohim se si jemi njohur,eshte nje gje e lavdishme te shikosh Ate,edhe pse pasqyra mund te jete e mjegullt si rubini.Perjetimi eshte nje tjeter prej ketyre dritareve te marrta por te çmueshme,duke leshuar drejt nesh nje drite fetare te embel,ne te cilen ne shohim vuajtjet e Njeriut te Dhembjeve,permes vete dhembjeve tona.Syte tane te varfer nuk mund te durojne dritare me xham te tejdukshem per te lejuar te hyj brenda lavdia e Mjeshtrit,por kur ato jane te turbulluar me te qara,rrezet e Diellit te Drejtesise zbuten,dhe ndriçojne permes dritareve te rubinit me nje rrezatim te bute pashprehshem zbutes per shpirtrat e tunduar.Shenjterimi,perderisa ne ben te ngjashem me Zotin tone,eshte nje tjeter dritare rubini.Vetem kur behemi qiellor ne mund te kuptojme gjera qiellore.I pastri ne zemer shikon nje Zot te paster.Ato qe jane si Jezusi e shikojne Ate ashtu si Ai eshte.Per shkak se ne jemi kaq pak si Ai,dritarja eshte prej rubini;per shkak se jemi disi si Ai,dritarja eshte prej rubini.Ne falenderojme Zotin per ate qe kemi,dhe deshirojme me zjarr per me teper.Kur do te shikojme Zotin dhe Jezusin,dhe qiellin dhe te verteten,balle per balle?

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article