14 dhjetor

Publié le par alban

14 dhjetor-mengjes   {Lexim i perditshem :#Hebrenjve 8 :1-10 :39}  {Studim i shpejte:#Hebrenjve 5:1-7:28}

 

“Ata kalojne nga nje force te tjetra.” {#Psalmi 84 :7}

 

Ata kalojne nga nje force te tjetra.Keto fjale kane kuptime te ndryshme,por secili prej tyre permban idene e perparimit.

 

Perkthimi yne i mire i Versionit te Autorizuar na mjafton kete mengjes.

« Ato kalojne nga nje force te tjetra. »Domethene,ato behen akoma me te forte dhe me te forte.Zakonisht,nese jemi duke ecur,kalojme prej forces te dobesia :ne fillojme te fresket dhe me rregull udhetimin tone,por pak nga pak dhe rruga eshte e ashper,dhe dielli eshte i nxehte,ne ulemi anash rruges,dhe atehere perseri vazhdojme udhen tone te lodhshme.Por shtegetari i Krishtere duke pasur fituar furnizime hiri te fresketa,eshte po aq i fuqishem mbas vitesh udhetimi te veshtire dhe lufte kur ai filloi udhetimin.Ai mund te jete jo dhe aq i entuziasmuar dhe gazmor,po ashtu jo dhe aq i nxehte dhe i ngutur ne zellin siç ishte nje here,por ai eshte shume me i forte ne gjithçka qe perben fuqi te vertete,dhe udheton,nese me ngadale,shume me me siguri.Disa veterane me floke te thinjur kane qene po aq te forte ne mberthimin e se vertetes,dhe po aq te zellshem ne shperndarjen e saj,sa ishin ne ditet e tyre te rinise ;por,sa keq,eshte per tu rrefyer se eshte shpesh ndryshe,sepse dashuria e shume njerezve ftohet dhe shkelja eshte me bollek,por kjo eshte per shkak te mekatit te tyre dhe jo prej fajit te premtimit qe akoma qendron ne kembe : « Te rinjte mundohen dhe lodhen,te rinjte e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrezohen,por ata qe shpresojne te Zoti fitojne forca te reja,ngrihen me krahe si shqiponja,vrapojne pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur. »Frymet e shqetesuara ulen dhe turbullojne veten ne lidhje me te ardhmen. « Sa keq ! » thojne ato, « ne kalojme prej pikellimit ne pikellim. »Shume e vertete,o ti besimpak,por atehere ti kalon nga forca ne force gjithashtu.Ti kurre nuk do gjesh nje grumbull pikellimi qe nuk ka ne mesin e tij hir te mjaftueshem.Zoti do te jape forcen e nje burri te pjekur me barren e caktuar per supe te rritur.

 

14 dhjetor-mbremje

 

« Bashke me Krishtin u kryqezova. »  {#Galatet 2:20}

 

Zoti Jezu Krisht veproi ne ate çfare beri si nje person perfaqsues i shumices,dhe vdekja e tij mbi kryq ishte vdekja virtuale e te gjithe popullit te tij.Atehere te gjithe te shenjtet e tij bene ate qe ishte e drejte,dhe kryen nje shpengim prej hakmarrjes hyjnore per te gjithe mekatet e tyre.Apostulli i Paganeve kenaqej te mendonte se duke qene nje prej te zgjedhurve te Krishtit,ai vdiq mbi kryqin e Krishtit.Ai beri me teper se ta besonte kete gje doktrinalisht,ai e pranoi ate me mirebesim,duke mbeshtetur shpresen e tij mbi te.Ai besoi se me ane te virtytit te kryqit te Krishtit,ai pati kenaqur drejtesine hyjnore dhe gjeti pajtimin me Zotin.Te dashur,çfare bekimi qe eshte kur shpirti mund ta shtrije vetveten mbi kryqin e Krishtit,dhe te ndjeje,”Jam i vdekur;ligji me ka vrare,dhe prandaj jam i lire prej pushtetit te tij,sepse ne Sigurine time kam mbajtur mallekimin,dhe ne personin e Zevendesuesit tim gjithçka qe ligji mund te bente,me ane te denimit,eshte ekzekutuar mbi mua,sepse une jam i kryqezuar bashke me Krishtin.”

Por Pali donte te thoshte me shume se kaq.Ai jo vetem qe besoi ne vdekjen e Krishtit,dhe e  mbeshteti besimin ne te,por ai me te vertete e ndjeu fuqine e saj perbrenda duke shkaktuar kryqezimin e natyres se tij te korruptuar.Kur ai pa kenaqesite e mekatit,ai tha,”Nuk mund ti gezoj keto:jam i vdekur per to.” E tille eshte perjetimi i çdo Krishteri te vertete.Duke pasur marre Krishtin,ai eshte per kete bote si dikush qe eshte teresisht i vdekur.Prapeseprape,ndersa i ndergjegjshem ne lidhje me vdekjen kundrejt botes,ai mund,ne te njejten kohe,therrase me apostullin,”Prapeseprape jetoj.”Ai eshte plot i gjalle ne Zotin.Jeta e Krishtere eshte nje enigme e pashoqe.Asnje i botes nuk mund ta kuptoje dot ate;edhe vete besimtari nuk mund ta kuptoje dot ate.I vdekur,prapeseprape i gjalle!i kryqezuar me Krishtin,dhe prapeseprape ne te njejten kohe i ngritur me Krishtin ne risi jete!Bashkimi me Shpetimtarin e gjakosur,te vuajtur,dhe vdekja kundrejt botes dhe mekatit,jane gjera shpirthareshme.O me teper shijim te tyre!

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article