15 dhjetor

Publié le par alban

15 dhjetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Hebrenjte 11 :1-13 :25}  {Studim i shpejte :#Hebrenjte 8 :1-10 :39}

 

« Orpahu puthi vjehrren,por Ruthi nuk i ndahej asaj. » {#Ruthi 1:14}

 

Te dyja kishin dashuri per Naomin,dhe prandaj u nisen me te per tu kthyer ne token e Judes.Por ora e sproves erdhi ;Naomi ne menyre teper zemergjere u paraqiti atyre veshtiresite qe i prisnin,dhe i shtrengoi nese do donin rehatine dhe lehtesimin te ktheheshin te te afermit e tyre Moabite.Se pari te dyja thane se donin te lidhnin fatin e tyre me popullin e Zotit ;por mbas konsideratave te mevonshme Orpahu me shume dhembje dhe me nje puthje te respectueshme la vjerren e saj,dhe popullin e saj,dhe Zotin e saj,dhe u kthye te te afermit e saj idhujtare,ndersa Ruthi me gjithe zemren e saj ia dha veten Zotit te vjerres se saj.Eshte nje gje te duash shtigjet e Zotit kur gjithçka shkon mire,dhe nje gje tjeter ti rrish ngjitur atyre nen te gjitha shkurajimet dhe veshtiresite.Puthja e nje pretendimi te jashtem eshte shume e lire dhe e lehte,por besnikeria praktike kundrejt Zotit,e cila duhet ta tregoje veten ne nje vendim te shenjte per te verteten  dhe shenjterine,nuk eshte gje e vogel.Si qendron puna me ne,a eshte valle zemra jone e ngulitur ne Jezusin,a eshte valle flijimi i lidhur me litare ne briret e altarit ?A kemi llogaritur valle koston,dhe a jemi valle solemnisht gati te vuajme çdo humbje te kesaj bote per hir te Mjeshtrit ?Fitimi qe do te kemi me pas do te jete nje shperblim i bollshem,sepse thesaret e Egjiptit nuk kane te krahasuar me lavdine qe do te na zbulohet.Nuk degjohet me per Orpahun ;ne nje rehati te lavdishme dhe kenaqesi idhujtare jeta e saj tretet ne zymtine e vdekjes ;por Ruti jeton ne histori dhe ne qiell,sepse hiri e ka vendosur ate ne vijen fisnike prej se ciles doli Mbreti i mbreterve.Te bekuara midis grave do te jene ato qe per hir te Krishtit mund te heqin dore per gjithçka ;por te harruar dhe me keq se te harruar do te jene ato qe ne oren e tundimit i bejne dhune ndergjegjes dhe kthehen te bota.O,kete mengjes mos qofshim te kenaqur me formen e perkushtimit qe mund te mos jete me mire se puthja e Orpanit,por Fryma e Shenjte punofte ne ne nje bashkim te gjithe zemres sone me Zotin Jezus.

 

 

15 dhjetor-mbremje

 

« Do te te themeloj mbi safiret. » {#Isaia 54:11}

 

Jo vetem ajo qe eshte e dukshme ne Kishen e Zotit por edhe ajo qe eshte e padukshme eshte e hijshme dhe e çmueshme.Themelet nuk duken,dhe persa kohe qe ato jane te qendrueshme nuk pritet qe ato duhet te jene te vlershme;por ne vepren e Te Perjetshmit çdo gje eshte prej nje lende,asgje e erret,asgje e vocerr.Themelet e thella te vepres se hirit jane si safiret per çmueshmerine,asnje mendje njerezore nuk eshte e mundur te mase lavdine e tyre.Ne ndertojme mbi beselidhjen e hirit,qe eshte me e qendrueshme se diamanti,dhe po aq jetegjate sa guret e çmuar.Themelet prej safiri jane te perjetshem,dhe beselidhja mbetet gjate gjithe jetes se Te Plotefuqishmit.Nje tjeter themel eshte personi i Zotit Jezus,qe eshte i paster dhe i panjolle,i perhershem dhe i bukur si safiri;duke bashkuar ne nje blune e thelle te oqeanit perhera valevites se tokes dhe kaltersine e qiellit te tij gjitheperfshires.Nje here Zoti yne mund ti kete ngjare rubinit teksa qendronte i mbuluar prej vete gjakut te tij,por tani ne e shikojme Ate rrezellues me blune e bute te dashurise,dashuri me bollek,te thelle,te perjetshme.Shpresat tona te perjetshme jane te ndertuara mbi drejtesine dhe besnikerine e Zotit,qe jane te pastra dhe te qarta si safiri.Ne nuk jemi te shpetuar prej kompromisit,prej meshires qe mposht drejtesine,ose prej ligjit qe nderpret veprimet e tij;jo,ne sfidojme syrin e shqiponjes per te zbuluar ndonje te çare ne themelin e mirebesimit tone—themeli jone eshte prej safiri,dhe do ti rezistoje zjarrit.

Zoti vete ka hedhur themelin e shpreses se popullit te tij.Eshte nje çeshtje per nje hetim serioz per te pare nese shpresat tona jane te ndertuara mbi nje baze te tille.Veprat e mira dhe ceremonite nuk jane nje themel safiri,por prej druri,kashte dhe kamjalle;po ashtu ato nuk jane te vendosura prej Zotit,por prej vete mashtrimit tone.Edhe pak dhe te gjitha themelet do te vihen ne prove:mjere ai kulla e larte e te cilit do te rrezohet poshte me zhurme,sepse e themeluar mbi rere.Ai qe eshte i ndertuar mbi safire mund te prese stuhine ose zjarrin me qetesi,sepse ai do ti beje balle sproves.

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article