16 dhjetor
16 dhjetor-mengjes
“Ejani tek une.” {#Mateu 11:28}
Thirrja e fese se Krishtere eshte nje fjale e bute,”Eja.”Ligji hebre thoshte vrazhde,”Shko,dhe ki kujdes hapat e tua per udhen ne te cilen do ecesh.Thyej urdheresat dhe do te vdesesh;ruaji ato dhe do te jetosh.”Ligji ishte nje urdherese terrori,e cila i shpinte njerezit perpara tij si me nje kamxhik;ungjilli terheq me lidhje dashurie.Jezusi eshte Bariu i mire qe ecen perpara deleve,duke i thene atyre ta ndjekin Ate,dhe perhera duke i udhehequr ato perpara me fjalen e embel,”Eja.”Ligji zmbraps,ungjilli terheq.Ligji tregon largesine qe ka midis Zotit dhe njeriut;ungjilli i ve uren kesaj ndarje te tmerrshme,dhe e sjell mekatarin permes saj.
Qe prej çastit te pare te jetes tuaj shpirterore derisa sa te shoqeroheni ne lavdi,gjuha e Krishtit kundrejt jush do te jete,”Ejani,ejani tek une.”Ashtu si nje nene i ben gjest me gisht femijes se saj dhe e merr me te mire duke thene, « Eja, » po ashtu ben Jezusi.Ai do te jete perhera para jush,duke ju ftuar ta ndiqni Ate ashtu si ushtari ndjek kapitenin e tij.Ai do shkoje perhera perpara jush per t’ju pergatitur udhen,dhe per te pastruar shtegun tuaj,dhe do te degjoni zerin e tij pergjalles pergjate gjithe jetes tuaj tek ju therret per te shkuar mbas tij;ndersa ne oren solemne te vdekjes,fjalet e tij te embla me te cilat Ai do tju shoqeroje ne boten qiellore do te jene—“Ejani,ju te bekuar prej Atit tim.”
Po,akoma,kjo nuk eshte vetem thirrja e Krishtit drejt teje,por,nese je nje besimtar,kjo eshte thirrja jote drejt Krishtit—“Eja!eja!”Do deshirosh me zjarr ardhjen e tij te dyte;do jesh duke thene,”Eja shpejt,eja shpejt Zoti Jezus.”Do digjesh me zjarr per shoqerim me te afert dhe me te ngushte me Te.Ashtu siç zeri i tij per ty eshte “Eja,”pergjigja jote do te jete,”Eja,Zot,dhe qendro me mua.Eja,dhe vetem ti ze fronin e zemres sime;mbretero atje pa as dhe nje rival,dhe me perkushto te terin per sherbimin tend.”
16 dhjetor-mbremje
“Jo,ti as nuk i ke degjuar as nuk i ke ditur,as veshi yt nuk ishte i hapur atehere.” {#Esaia 48:8}
Eshte e dhimbshme te kujtosh se,ne nje fare shkalle,kjo akuze mund ti drejtohet besimtareve,te cilet shume shpesh jane ne nje fare mase te pandjeshem shpirterisht.Me te drejte qahemi se nuk e degjojme zerin e Zotit ashtu siç duhet,”Po,ti nuk degjon.”Jane levizjet e buta te Frymes se Shenjte ne shpirt qe nuk ia veme veshin:ka peshperima te urdhereses hyjnore dhe te dashurise qiellore qe po ashtu nuk vihen re prej intelektit tone prej plumbi.Sa keq!ne kemi qene pavemendshmerisht te paditur—“Po,ti nuk ke ditur.”Ka çeshtje brenda te cilave ne duhet te kishim pare,korruptime qe kane bere perparime pa i vene re;ndjenja te embla qe po shperfytyrohen po ashtu si lulet ne ngrice,te lena pa kujdes nga ana jone;shikime te fytyres hyjnore qo do mund te shikoheshin nese ne nuk do zinim me mur dritaret e shpirtit tone.Por ne “nuk kemi ditur”.Teksa mendojme lidhur me kete perulemi ne poshterimin me te thelle.Sa duhet qe te adhurojme hirin e Zotit teksa mesojme prej kontekstit se e gjitha kjo çmenduri dhe padije,prej nesh,ishte e paranjohur prej Zotit,dhe pavaresisht kesaj paranjohje,prapeseprape Atij i pelqeu te na trajtoje me meshire!Admiro hirin sovran te mrekullueshem qe na ka zgjedhur me gjithe keto gjera!Rri i habitur prej çmimit qe u pagua per ne kur Krishti e dinte se çfare do te ishim!Ai qe u var ne kryq na parashikoi si jobesimtar,tradhetare,zemerftohte,te pakujdesshem,te plogesht ne lutje,dhe prapeseprape Ai thote,”Une jam Zoti,Perendia yt,I shenjti i Izraelit,Shpetimtarit tend...Sepse ti je i çmuar ne syte e mi dhe i nderuar,dhe une te dua,une jap njerez per ty dhe popuj ne kembim te jetes sate.!”O shpengim,sa mrekullisht ti shkelqen kur ne mendojme se sa te zinj qe jemi!O Fryme e Shenjte,na jep qe ketej e tutje veshin degjues,veshin kuptues!