17 dhjetor
17 dhjetor-mengjes
« Une te kujtoj ty. » {#Jeremia 2 :2}
Le te veme re se Krishti ka endje te mendoje mbi Kishen e tij,dhe te shikoje bukurine e saj.Po ashtu si zogu kthehet shpesh ne folene e tij,dhe po ashtu si udhetari shpejton per te shtepia e tij,po ashtu mendja vazhdimisht ndjek objektin e zgjedhjes se saj.Ne nuk mund te shikojme kurre teper mbi ate fytyre qe duam ;ne deshirojme perhera te kemi gjerat tona te çmueshme perpara nesh.Po ashtu eshte edhe me Zotin Jezus.Prej perjetesise « kenaqesite e tij jane me bijte e njeriut » ;mendimet e tij u rrokullisen perpara ne kohen kur te zgjedhurit e tij duhet te lindnin ;Ai i pa ato ne pasqyren e paranjohjes se tij. « Ne librin tend, » Ai thote,ishin shkruar ditet qe ishin caktuar per mua,megjithese asnje prej tyre nuk ekzistonte ende. »{#Psalmi 139:16} Kur bota u vu mbi shtyllat e saj,Ai ishte atje,dhe vendosi kufijte e popujve sipas numrit te femijeve te Izraelit.Shume here perpara misherimit te tij,Ai zbriti ne kete toke ne ngjashmerine e nje njeriu;ne fushat e Mamres {#Zanafilla 18},ne perroin e Jabokut,{#Zan 32 :24-30}poshte mureve te Jerikos,{#Josueu 5 :13} dhe ne furren e zjarrte te Babilonise,{#Danieli 3 :19,25} Biri i Njeriut vizitoi popullin e tij.
Sepse shpirti i tij gjente shume kenaqesi ne to,Ai nuk mund te qendronte larg prej tyre,sepse zemra e tij digjej me zjarr per to.Ato kurre nuk mungonin ne zemren e tij,sepse Ai pati shkruar emrat e tyre mbi duart e tij,dhe i pati gdhendur ato mbi anen e tij.Po ashtu si parzmorja qe mbante emrat e fiseve te Izraelit ishte zbukurimi me i shkelqyeshem i veshur prej kryepriftit,po ashtu emrat e te zgjedhurve te Krishtit ishin guret e tij me te çmuar dhe rrezellenin ne zemren e tij.Ne mund te harrojme shpesh te persiatim mbi perkryerjet e Zotit tone,por Ai nuk pushon kurre te na kujtoje.Le te qortojme vetveten per harresat tona te kaluara,dhe te lutemi per hir me qellim qe ta kemi Ate perhera ne kujtese.Zot,krijo mbi bebet e syrit tim imazhin e Birit tend.
17 dhjetor-mbremje
« Une jam dera ;po te hyje dikush permes Meje do te shpetohet ;do te hyje e do te dale dhe do te gjeje kullota. » {#Gjoni 10 :9}
Jezusi,i madhi Une Jam,eshte hyrja per ne Kishen e vertete,dhe udha per te vete Perendia.Ai i jep njeriut qe vjen te Perendia permes tij kater privilegje te zgjedhura.
1.Ai do te shpetohet.Vrasesi mbathes kaloi porten e qytetit te strehimit dhe ishte i sigurte.Noah hyri ne porten e arkes dhe ishte i sigurte.Ato qe e marrin Jezusin si porten e besimit te tyre ne shpirtrat e tyre nuk mund te humbasin.Hyrja me ane te Jezusit ne paqe eshte garantia e hyrjes me ane te se njejtes porte ne qiell.Jezusi eshte e vetmja dere,nje porte e hapur,nje porte e gjere,nje porte e sigurte ;dhe i bekuar qofte ai qe mbeshtet te gjithe shpresen e tij pranimit ne lavdi mbi Shpenguesin e kryqezuar.
2.Ai do te hyje brenda.Ai do te jete i privilegjuar per te hyre midis familjes hyjnore,duke ngrene prej bukes se femijeve,dhe duke marre pjese ne te gjithe nderet dhe gezimet e tyre.Ai do te shkoje brenda ne dhomat e shoqerimit,ne banketet e dashurise,ne thesaret e beselidhjes,ne depot e premtimeve.Ai do te hyje te Mbreti i mbreterve ne fuqine e Frymes se Shenjte,dhe sekreti i Zotit do te jete me te.
3.Ai do te shkoje jashte.Ky bekim harrohet shume.Ne dalim jashte ne bote per te punuar dhe per te vuajtur,por çfare meshire te shkosh ne emrin dhe fuqine e Jezusit !Ne jemi te therritur per te deshmuar te verteten,dhe gezojme te pangushelluarit,te paralajmerojme te pakujdesshmin,te fitojme shpritra,dhe te lavderojme Zotin ;dhe po ashtu si engjelli i tha Gideonit, « Shko ne fuqine tende, » po ashtu Zoti do te donte per ne qe te ecim si korrieret e tij ne emrin dhe fuqine e tij.
4.Ai do te gjeje kullote.Ai qe e njeh Jezusin nuk do jete kurre ne nevoje.Te shkoje brenda ose jashte do te jene te dyja te dobishme per te :ne shoqerim me Zotin ai do te rritet,dhe duke ujitur te tjeret ai do te ujitet.Duke pasur bere Jezusin gjithçkane e tij,ai do te gjeje gjithçka ne Jezusin.Shpirti i tij do te jete si nje kopsht i ujitur,dhe si nje pus qe nuk i mungon kurre uji.